Fillimi | Analiza | Numrat dhe njerëzit

Numrat dhe njerëzit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Siç duket, e njëjta do të ndodhë edhe gjatë regjistrimit të paralajmëruar për prillin e vitit të ardhshëm, i cili që tani ka nxitur debate në stilin “shqiptarët janë më pak seç thonë”. Dhe në tërë këtë debat ka diçka që irriton, që kufizohet me absurdin: nëse shqiptarët janë në numër më të paktë seç pohojnë ata vetë, apo nëse ata janë aq sa thonë disa qarqe maqedonase – nën 20 për qind, atëherë nga ajo orvatje e institucioneve shtetërore del që shqiptarëve të mos u lejohet pjesëmarrja në përpunimin e të dhënave statistikore!?

Shkruan:Kim MEHMETI

 

Në një shtet ku qytetarët kanë vlerën e numrave të thjeshtë që përdoren në “berëzën” ku tregtojnë partitë etnike, në një vend ku emblema etnike është ajo që e përcakton vlerën dhe pozitën e individit, pra, në një shtet ku njeriu shihet vetëm si numër që ka rëndësi në përcaktimin e rolit të të “parit” e të “dytit” në shtëpinë e përbashkët, në atë shtet nuk është me rëndësi se kush të regjistron, por kush i numëron të regjistruarit dhe kush i mban çelësat e “bunkerëve” ku ato të dhëna ruhen.

Dhe duke qenë Maqedonia shtet, të cilit nuk i intereson gjithaq numri i banorëve dhe amvisërive që ka, por sa është më i madh numri i maqedonasve krahas atij të shqiptarëve të këtushëm, regjistrimi i popullsisë në këtë vend ka dimensionin e veprimtarisë së zënë në kthetrat e lojërave etnike, ka shenjën e zymtësisë ballkanike ku janë sjellë edhe ligje për ta pakësuar natalitetin e shqiptarëve, pra regjistrimi i popullatës është i mbështjellë me dyshimin për manipulim me numrat e banorëve të këtushëm, edhe atë varësisht nga përkatësia e tyre etnike. Apo thënë edhe më qartë: regjistrimet e popullatës në Maqedoni kanë pasur e do të kenë shenjën e orvatjes së të “parit” që vetveten ta tregojë numerikisht sa më të madh e të “dytit” t’ia zvogëlojë përqindjen aq sa edhe ai vetë të bindet se duhet të kënaqet me pozitën që ka. 
Sa u përket shqiptarëve të Maqedonisë, ata deri tani gjithmonë kanë qenë të numëruar nga të tjerët dhe kurrë nuk kanë mundur ta numëronin vetveten e të shihnin se sa me të vërtetë janë.

Siç duket, e njëjta do të ndodhë edhe gjatë regjistrimit të paralajmëruar për prillin e vitit të ardhshëm, i cili që tani ka nxitur debate në stilin “shqiptarët janë më pak seç thonë”. Dhe në tërë këtë debat ka diçka që irriton, që kufizohet me absurdin: nëse shqiptarët janë në numër më të paktë seç pohojnë ata vetë, apo nëse ata janë aq sa thonë disa qarqe maqedonase – nën 20 për qind, atëherë nga ajo orvatje e institucioneve shtetërore del që shqiptarëve të mos u lejohet pjesëmarrja në përpunimin e të dhënave statistikore!?

Orvatje e cila me të drejtë ngjall dyshimin te shqiptarët se dikush manipulon me numrin e tyre, dyshim që të çon të shtrosh edhe pyetjen më përmbajtjesore se e para: nëse shqiptarët dyshojnë në ndershmërinë e atyre që i numërojnë banorët e këtij shteti, atëherë pse pranojnë regjistrimin e popullatës duke e ditur se në Entin Statistikor të Shtetit nuk ka asnjë shqiptar që mban çelësin e “bunkerëve” ku ruhen të dhënat e regjistrimit. Apo pse BDI-ja shqiptare në qeveri e gënjen popullin e vet se “mbikëqyrësit ndërkombëtarë” do të garantojnë saktësinë e të dhënave statistikore, kur të gjithë e dinë se monitoruesit e huaj mund ta përcjellin realizimin e regjistrimit sa i përket anës teknike, por nuk kanë asnjë mundësi të kontrollojnë përpunimin e të dhënave. Pra “kontrollorët” e huaj do të mund të mbikëqyrin atë në çka nuk dyshon askush – mbarëvajtjen e regjistrimit në terren, e jo atë që pason më vonë: mënyrën e përpunimit të të dhënave që do t’i dorëzojnë regjistruesit.
Pra sa u përket shqiptarëve të Maqedonisë, ata kurrë deri tani nuk kanë pasur mundësinë t’i numërojnë të gjitha fletët e qytetarëve të regjistruar të Maqedonisë, me çka njëherë e përgjithmonë do të bindeshin sa është numri i tyre në këtë shtet. Dhe kjo ka ndodhur edhe nga shkaku se përfaqësuesit e tyre politikë regjistrimin e popullsisë dhe të amvisërive e kanë ndërmendur ditën kur është shpallur mbajtja e tij.

Pra, kjo ka ndodhur edhe nga shkaku se pushtetarët shqiptarë nuk pyesin pse në Entin Shtetëror Statistikor nuk ka shqiptarë nëpër postet udhëheqëse, por kur vjen koha e regjistrimit u kujtohen ndërkombëtarët, të cilët duhet të mbulojnë paaftësitë e tyre dhe manipulimin që ata ia bëjnë popullit të vet. Andaj, mbase edhe regjistrimi i vitit 2011 do jetë edhe një i radhës që do ta sforcojë mosbesimin ndëretnik, që vetëm do ta dendësojnë mjegullën e paqartësisë lidhur me saktësinë e numrave të banorëve të Maqedonisë sipas përkatësisë së tyre etnike. Dhe kjo do të ndodhë falë pushtetarëve shqiptarë të BDI-së, të cilët e gënjejnë popullin e vet se, komisionet e përbëra nga përfaqësues të huaj, do të garantojnë saktësinë e të dhënave, duke mos treguar se të dhënat do të varen vetëm nga ai që i përpunon fletëregjistrimet.
Regjistrimi i popullatës dhe i amvisërive i paralajmëruar për në vitin 2010, shqiptarët e Maqedonisë sërish do t’i përballë me pyetjet që ia kanë shtruar vetvetes në të gjitha regjistrimet e mëparshme: si të mbrohen nga manipulimet e mundshme me numrin e tyre. Dhe si çdoherë, një nga mundësitë që ata do ta ndërmendin do jetë edhe bojkotomi i regjistrimit, gjë të cilën nuk e dëshiron askush, por pakkush ka bërë diçka që të shmanget ky rrezik.

Për shmangien e këtij rreziku asgjë nuk bëri as BDI-ja shqiptare në pushtet, e cila sot drejton thirrjen që të mos politizohet ky proces statistikor, por, duke mos treguar se si është i mundur mospolitizimi i një procesi, i cili gjithmonë është përdorur për të arritur caqe politike, si të mos politizohet ky proces në këtë Maqedoni ku gjithmonë tjetri të numëron e ti duhet të pajtohesh me rolin e “kopesë” së lënë pa “bari”, e cila kurrë nuk do ta dijë se cili është numri i saktë i saj. Apo si të mos politizohet një proces, i cili në thelb ka shenjë njohëse të vërtetën se në Entin Shtetëror të Statistikave nuk ka asnjë shqiptar në pozitë udhëheqëse, që gjatë dy dekadave të kaluara nuk bëri thuajse asgjë që aty të punësoheshin dhe aftësoheshin jomaqedonas, si parakusht që të gjithë qytetarët e këtij shteti të ndiheshin individë që nuk janë të rëndësishëm vetëm si numra që shtojnë taborin e njërit apo tjetrit etnitet, por si njerëz që janë njësoj të rëndësishëm për shtetin.

Tani për tani askush nuk mund ta parashikojë si do të rrjedhë regjistrimi i vitit 2011. Ajo që dihet sot ka të bëjë me të vërtetën se edhe në këtë regjistrim – njësoj si në gjithë të mëparshmit, shqiptarët do të kenë arsye të dyshojnë në vërtetësinë e numrave që do të shpallen, ngaqë, sipas të gjitha gjasave, ata do të duhej të mbështeteshin në besimin te të huajt që do ta mbikëqyrnin këtë regjistrim. Ata do të kenë arsye të dyshojnë pse BDI-ja pranoi të kënaqej me një komision ndërkombëtar që do të mbikëqyrte regjistrimin, e nuk kërkoi atë që e ka obligim ndaj popullit të vet: askush të mos mund të shpallte rezultate zyrtare pa pasur në Entin Shtetëror të Statistikës shqiptarë që do të merrnin pjesë dhe do të kontrollonin përpunimin e të dhënave, pa pasur aty shqiptarë që do të mbanin çelësat e “bunkerëve”, ku ruhen të dhënat e regjistrimit. Ku ta dish, mbase shqiptarët nuk duhet gjithaq të dyshojnë në ndershmërinë e institucioneve të Maqedonisë, sa në atë të përfaqësuesve të vet që thonë se janë bashkëdrejtues të shtetit. Dhe duke dyshuar në të vetët, ata do ta zbulojnë ku fshihet çelësi që hap derën për të hyrë në dhomën e të barabartëve: ai çelës është në xhepat e pantallonave të rënë të “barinjve” politikë të këtij populli, të cilëve asgjë nuk u intereson më shumë se të jenë sa më gjatë dhe sa më pranë grazhdit të pushtetit, i cili ta mbush xhepin e ta majm trupin, por njëkohësisht t’i dëmton e t’i dobëson ndjesitë e turpit dhe ato të përgjegjësisë.

Komente (3 dërguar):

Armendi më 23 September, 2010 04:33:49
avatar
Ju lumtë z.Mehmeti për këtë, si edhe për çdo analizë tjetër tuajnën.
Por është e kotë...ky popull tashmë i ka humbur shpresat...a kur humben shpresat, kjo është stadiumi i fundit para depresionit kolektiv shoqëror të shqiptarëve në Maqedoni.
Rizvan më 25 September, 2010 04:54:10
avatar
Po un mendoj se të gjitha Komunat e kan numrin e njerëzve,po sot kemi mbrri në kohën e kompjuterizmit kishte qon qesharrake të mos jet e mundme të njihen numrat !
bimi më 17 November, 2010 01:02:31
avatar
Ju lumtë z.Mehmeti për këtë, si edhe për çdo analizë tjetër tuajnën. Jeni i paparë.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.50
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next