Fillimi | Analiza | Pasqyra nuk gënjen

Pasqyra nuk gënjen

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kur jemi te pohimet e PDSH-së, se në radhët e deputeteve të BDI-së ka një bashkëpunëtor të dikurshëm të shërbimeve sekrete policore të ish-Jugosllavisë, partiakët e Ali Ahmetit u mbrojtën ashtu siç mbrohen nga të gjitha akuzat tjera, përfshirë edhe ato se pozita e tyre e vasalit në qeverinë e Gruevskit, nuk është poshtëruese vetëm për partiakët e kësaj partie, por për gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Pra, u mbrojt në stilin: A edhe ju gjetët të na akuzoni për spiunazh, a edhe ju gjetët të na tregoni se qenkemi vasalë!

Shkruan: Kim MEHMETI

Shqiptarët e Maqedonisë sot “zbaviten” me një zënkë ndërpartiake mes BDI-së në pushtet, e cila i përmbahet parimit se, nëse kryetari të thotë se miu është luan, besoji kryetarit e jo syve , dhe PDSH-së në opozitë, që i mbeti besnike e epur bindjes se, bariun nuk e bën të vlefshëm ajo që ka në kokë, por shkopi që ai mban në duar. Duke mos pasur zgjidhje tjetër përpos të dëgjojnë si BDI-ja dhe PDSH-ja ia hanë kokën njëra-tjetrës - gjithmonë në stilin e partive mbarëshqiptare: ai që na akuzon është më i keq se ne - shqiptarët e Maqedonisë tani hamenden vallë t’i besojnë PDSH-së, e cila pohon se në radhët e parlamentarëve të BDI-së ka një ish- bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete policore të Jugosllavisë së dikurshme, apo BDI-së që thotë se nuk duhet besuar atyre që merren me përçarjen e popullit. Dhe duke u “zbavitur” me këto akuza të ndërsjella, shqiptarët e këtushëm nuk ia dalin të zbërthejnë të vërtetën shqetësuese që shpalos kjo grindje ndërpartiake: të vërtetën se, kur është fjala te mbrojtja e atyre që janë në maje të piramidave partiake, kryesuesit e partive të këtushme bëhen luftëtarë të denjë për t’ua pasur lakmi, por kur bëhet fjalë për ta mbrojtur ndonjë shqiptar të rëndomtë, ai mund të kalbet në burg me vite, e pushtetarët shqiptarë të mos kenë kohë të merren me të, shkaku i angazhimeve të mëdha me punë shtetërore. Apo, kur duhet, për shembull, ta emërojnë rektorin e tyre partiak, apo anëtarin e partisë së tyre në ndonjë këshill ku merren paga të majme mujore, ata shkelin ligj e institucione, por kur bëhet fjalë për hallet e ndonjë qytetari të rëndomtë, ata të lodhin duke u thirrur në ligje e rregulla institucionale. Dhe, duke qenë të tillë, ata u ulën në prehrin e Gruevskit dhe atij ia sforcuan bindjen se vetëm shqiptari i kompromentuar është i dobishëm për shtetin dhe se nuk ka shqiptarë që nuk shitet, por ka blerës që nuk dinë t’ia caktojë çmimin e duhur. Andaj, edhe kjo betejë mes PDSH-së e BDI- së, lidhur me pohimet se një nga deputetët e tanishëm të partisë së Ali Ahmetit ka qenë “kodosh” i dikurshëm policor, duhet shikuar nga prizmi i një defekti të madh që ka të bëjë me veprimin politik të partive të këtushme shqiptare: ato veprojnë si sekte të cilat qëllim parësor kanë mbrojtjen me çdo kusht të “sektashëve” të vet. Që do të thotë, populli dhe kolektiviteti në emër të të cilit thirren, atyre u shërben vetëm sa për të qenë më të fortë se ligji atëherë kur duhet ta mbrojnë vetveten nga ndëshkimi eventual, e çka i bënë më të butë se qulli, kur duhet mbrojtur interesat e popullit të vet.


Kur jemi te pohimet e PDSH-së, se në radhët e deputeteve të BDI-së ka një bashkëpunëtor të dikurshëm të shërbimeve sekrete policore të ish-Jugosllavisë, partiakët e Ali Ahmetit u mbrojtën ashtu siç mbrohen nga të gjitha akuzat tjera, përfshirë edhe ato se pozita e tyre e vasalit në qeverinë e Gruevskit, nuk është poshtëruese vetëm për partiakët e kësaj partie, por për gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Pra, u mbrojt në stilin: A edhe ju gjetët të na akuzoni për spiunazh, a edhe ju gjetët të na tregoni se qenkemi vasalë! Që do të thotë, siç ka ndodhur gjithmonë deri më tani kur dikush ka drejtuar gishtin drejt BDI-së, në vend që të ofrojë argumente për të kundërtën e asaj që thotë denoncuesi, partia e Ali Ahmetit merret me (pa)ndershmërinë e akuzuesit, e që do të thotë, akuzat e kundërshtarit ajo i vlerëson sipas logjikës së prostitutave që mendojnë se janë më pak kurva, nëse ato i akuzon shoqja e tyre që e shet vetveten në sokak. Pra, BDI-ja edhe kësaj radhe, nuk ishte e denjë të vlerësojë as dëmin që i është bërë nga këto pohime publike të partisë rivale, e le më të dalë publikisht e t’u thotë kryesuesve të PDSH-së: o tregoni faktet për këto pohime tuajat dhe ku i merrni ato dokumente sekrete, o do t’u padisim. Dhe, duke mos e bërë këtë, BDI-ja e shtoi besueshmërinë e këtyre pohimeve të PDSH-së, siç i shtoi edhe “ekspertizat” e kafeneve ku thuhet se partia e Ali Ahmetit do t’ua mbyllë gojën këtyre të PDSH-së, ngaqë ka në dorë dosje diskriminuese për krerët e kësaj partie. Me çka, shqiptarët sërish u bënë aktorë parësorë në filmin tragjik, ku ata luajtën rolin kryesor dekada me radhë, e që mbante titull “Shqiptari kundër shqiptarit”. Me çka pra, shqiptarëve të këtushëm nuk u lejohet as mundësia që të pranojnë publikisht atë që dihet: se lufta tragjike dydekadëshe kundër “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptarë” - e gjatë së cilës këtij populli ia asgjësuan disa gjenerata intelektualësh - nuk mund të ishte aq e suksesshme, pa ndihmën e shqiptarëve, të cilët, të shantazhuar apo vullnetshëm, i ndihmonin qarqet policore të ish-Jugosllavisë që sa më lehtë ta mbronin shtetin nga “rreziku shqiptar”. Apo, që vepruan përafërsisht si sot ata që i shërbejnë si mbulesë politikës antishqiptare dhe në kundërshtim me integrimet euroatlantike të Gruevskit.


Sa i përket deputetit të BDI-së, për të cilin thuhet se ka qenë bashkëpunëtor i policisë së ish-Jugosllavisë, për të mediat e këtushme dhe PDSH-ja i thanë të gjitha. Pra, u tha se 13 faqet e dokumentit policor, të nënshkruar me dorën e tij, e që mbajnë datën e qershorit të vitit 1982 - të vitit kur ish-Jugosllavia filloi luftën e përgjakur kundër “irredentizmit dhe nacionalizmin shqiptar” - dëshmojnë se bëhet fjalë për një gjimnazist të dikurshëm, që ka denoncuar për veprimtari “armiqësore” kushëririn e vet dhe shokët e tij të shkollës. Pra, për të dyshuarin si spiunin të dikurshëm policor, e deputet të tanishëm të BDI-së, mediat dhe partia opozitare shqiptare PDSH-ja, thanë aq shumë sa mungonte vetëm publikimi i fotografisë së tij. Apo, përshkrimi ishte aq i saktë, sa nuk kishte nevojë të përmendej emri dhe mbiemri i tij, e ndonjëri të binte ndesh me ligjin, i cili të ndëshkon nëse e bën publik identitetin e personit për të cilin Komisioni për lustrim ka të dhëna se ka qenë bashkëpunëtorë i dikurshëm i policisë. Dhe, pas gjitha këtyre akuzave ndërpartiake mes PDSH-së dhe BDI-së, ka diçka që duhet thënë, ka diçka që mbetet e mbuluar nga pohimet e njërës parti, që kanë për qëllim dëmtimin sa më të madh të rivalit politik dhe orvatjes së tjetrës parti, që ta kthejë grushtin e marrë politik: kjo zënkë partiake tregon se fytyra e vërtetë e këtyre dy partive, është ajo që shihet në pasqyrën e pozitës mjerane të shqiptarëve të këtushëm, të këtij populli të këtushëm shqiptar, i cili posa del nga njëra gropë e bërë nga ndonjë projekt antishqiptar i Gruevskit, futet në tjetrën të gërryer nga qeveria aktuale. Dhe, njësoj si në kohët për të cilat ka të bëjë kjo zënkë ndërpartiake, të gjitha këto gropa nëpër rrugët politike nga ecin shqiptarët e Maqedonisë drejt së ardhmes së tyre, Gruevski i gërryen me argatët e tij shqiptarë. Andaj, ndoshta do vijë dita kur gjeneratat e ardhshme, njësoj si këto të sotmet, do t’i numërojnë bashkëpunëtorët shqiptarë të qeverive të deritanishme maqedonase, e të cilët i ndihmuan sunduesit e dy dekadave të kaluara, që ta mbajnë këtë popull në pozitën e të nënshtruarit. Dhe kjo ndodh mbase pse shqiptarët e Maqedonisë ende nuk janë të gatshëm ta shikojmë të kaluarën e tyre në sy, e të mësojnë diçka nga ajo, ngaqë nuk u besojnë syve, por asaj që thonë të parët e partive dhe ngaqë nuk e vlerësojnë atë që  “bariu” ka në kokë, por shkopin që ai mban në duar.

Komente (7 dërguar):

Eset Jashari më 11 October, 2010 12:13:24
avatar
I nderuari Zoti Memeti
Jam krenar që juve ju kam për shumë gjana në popullin ton, reagon dhe me të drejt e keni çdo gja por të silleni e thoni,.. me diplomaci mendoj une ndoshta do të keni ma shumë sukses.
Edhe një herë ju faleminderoj për punen e juve të pa lodhur
realiteti më 26 October, 2010 12:09:47
avatar
pershendetje z.Kim Mehmeti jemi ra ne hall te madh kujt me i besu ,ket amulli me se mire jan tu e shfrytezu kundershtaret tan historik mirpo ket vrull te tyre duhet te organizohemi qe tja ndalojm se per ndryshe na ka henger ujku ju pershendes
murat gostivari më 30 October, 2010 09:48:41
avatar
i nderuari zot memeti!!keni te drejt ne komentetin tuaj,por me vjen qec se edhe juve nji dit,zbashku me na i bina kokes me grushta per fain e tjeter kujt.prandaj osht koha fundit per te reagu.tung
Arjan më 03 November, 2010 11:31:40
avatar
mos ta rrejn popullin se shko neper shtabet e partive pamar parasysh ciles parti itakojn i ki krejt njerzit qe punojn ne bdk ose ne agjencionin per zbulin edhe edhe ata qte cilet kan punue qysj ish jugosllavi e sot shiten patriota bashk me keta sherfat e partive
AbdylaTqimi më 15 November, 2010 10:49:52
avatar
O BRAVO TE QOFT, O-Z.KIM M. SE VETUM JUVE I PERSHKRUNI XHANAAT TAMAN SI DUHET, QE TOPI SI LEVIZ, AMA KUJT KEMI TREGU ?
ISHALLA ALLAHU NA VEDISON, SIJO KUKU PER NEVE ME KTA TE B.D.I dhe P.D.SH, MJERET NE MJERET KUKU PER NEVE, KUSH NA PERFAQSON.
NAKA PRU B.D.I MENA ARDHE TURP QE JEMI SHQIPTAR NE MAQEDONI EKAM FJALEN...
Zoti ju rujt, dhe shperbleft z.Kim Memeti
Xheki më 18 November, 2010 09:55:03
avatar
Zotri Kim Mehmeti ju faleminderoj për punen e juve të pa lodhur. Me respekt Xhevat Krasniqi.
lajmet më 23 November, 2010 04:47:45
avatar
shum interesant me pelqen shum ky artikull

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
3.44
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next