Fillimi | Analiza | Sheshet dhe livadhet

Sheshet dhe livadhet

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ka ditë kur edhe e parandiej se nga cila redaksi do më paraqiten që të kërkojnë të shpreh mendimin lidhur me ndonjë ngjarje, njësoj siç ka raste kur e di se ai që më pyet, nuk ka gjithaq për qëllim të dëgjojë mendimin tim, por donë ta peshojë besnikërinë time ndaj parimeve dhe qëndrimeve të thëna publikisht. Pyetje të cilat nuk kanë për qëllim të dëgjojnë se çka mendoj, por që duan të zbërthejnë kodin e të menduarit, ishin edhe ato të para disa ditëve që mi shtroi një kolege e çmuar, e të cilat, shkurtimisht thënë, kishin të bëjnë me paralajmërimin se, përpos sheshit të Nikolla Gruevskit, i cili thuajse është kompletuar sa u përket përmendoreve, Shkupi do e ketë edhe "sheshin shqiptar", atë të "Skënderbeut", të cilin si ide e paralajmëroi kryetari i komunës "Çair", Izet Mexhiti.

Shkruan: Kim MEHMETI

Ka ditë kur asgjë nuk më bezdisë aq sa cingërima e telefonit. Posaçërisht në orët e pasdites, atëherë kur afrohet koha e mbylljes së gazetave dhe rrumbullakimi i lajmeve qendrore televizive, e kur gazetarët, të zënë ngushtë nga kërkesa e redaktorëve që të kenë sa më shumë deklarata, ngutshëm rrotullojnë numrat e telefonave të "analistëve" që mezi presin ta shohin veten në ekranet televizive apo në faqet e gazetave. Shpeshherë, më bëhet se vite me radhë, u përgjigjem të njëjtave pyetje, por të shtruara nga gazetarë të ndryshëm, kam ndjenjën se dekada me radhë, i përsërisë po të njëjtat përgjigje, vetëm se për media tjera. Më ndodh shpeshherë të pyes veten se vallë ka mbetur diçka e pa thënë, ka të atillë që i rilexojnë pyetjet me qindra here të përsëritura dhe mendimet "analitike" po aq here të thëna, e ku ndryshojnë vetëm emrat e aktorëve politik të cilët përmenden. Mbase ka, i them vetvetes, ngaqë nga dita në ditë, shtohet numri i mediave, njësoj siç shtohet edhe numri ynë, i njerëzve që merren me zbërthimin e ngjarjeve dhe fenomeneve në shoqërinë tonë.

Ka ditë kur edhe e parandiej se nga cila redaksi do më paraqiten që të kërkojnë të shpreh mendimin lidhur me ndonjë ngjarje, njësoj siç ka raste kur e di se ai që më pyet, nuk ka gjithaq për qëllim të dëgjojë mendimin tim, por donë ta peshojë besnikërinë time ndaj parimeve dhe qëndrimeve të thëna publikisht. Pyetje të cilat nuk kanë për qëllim të dëgjojnë se çka mendoj, por që duan të zbërthejnë kodin e të menduarit, ishin edhe ato të para disa ditëve që mi shtroi një kolege e çmuar, e të cilat, shkurtimisht thënë, kishin të bëjnë me paralajmërimin se, përpos sheshit të Nikolla Gruevskit, i cili thuajse është kompletuar sa u përket përmendoreve, Shkupi do e ketë edhe "sheshin shqiptar", atë të "Skënderbeut", të cilin si ide e paralajmëroi kryetari i komunës "Çair", Izet Mexhiti. Ngaqë e di se cili është qëllimi i kësaj bisede, mundohem që përgjigjet të mos jenë nën nivelin e pyetjeve dhe i them gazetares se mua më gëzon edhe ndërtimi i një çezme në cilëndo lendinë, e le më ngritja e një sheshi ku do mund të shëtisin pasardhësit e mi, ku ata do munden të debatojnë të qetë për ne të sotmit, të kohës kur mbase ndërtonim atë që na e rikujtonin të tjerët, apo herë-herë, bëheshim ndërtues vetëm për inat të të "tjerëve", me çka nuk na u dha mundësia të ndërtojmë atë që donim dhe për çka më së shumti kishim nevojë. Pastaj, koleges nga ana tjetër e telefonit i them se, unë u besoj projekteve të Izet Mexhitit, ngaqë e njoh dhe e di se është nga ata "shehërlinj" që i çmoj, nga ata që kanë ndërthurur në vetvete "mangupllëkun" e shkupjanit dhe kokëfortësinë e "katundarit", andaj edhe i shkon deri në fund asaj që e premton.

Duke e parë se do ia dalë të shpëtoj nga pyetja e saj duke u përgjigjur në stilin "rreth e rrotull, por pa mos ia prish qejfin askujt", gazetarja më pyet se nga përnjëherë kjo ide për këtë projekt dhe mos vallë e gjitha ka të bëjë vetëm me rritjen e popullaritetit në rënie të BDI-së te shqiptarët, mos vallë kjo do të thotë se partia e Ali Ahmetit më në fund ka filluar të bëhet partnere e mirëfilltë në qeverinë e Gruevskit, sa i përket bashkëdrejtimit të shtetit. E dija se do del këtu, e dija se gazetarja nuk e ka hallin se a do kenë shkupjanët shqiptarët shesh, por a do ketë Ali Ahmeti me çka të lëvdohet gjatë fushatës së ardhshme parazgjedhore, ngaqë përmendoren e Skënderbeut, të ngritur po ashtu nga komuna "Çair" e Shkupit, ai e harxhoi me gjithë kalin e heroit tonë. Mundohem edhe më tej të jap përgjigje që nuk do bien nën nivelin e pyetjeve, edhe pse në heshtje ia pranoj vetvetes se kam filluar t’i baraspeshoj përgjigjet ashtu që të mos e zhvlerësoj një projekt aq të rëndësishëm, dhe njëkohësisht, të shpreh bindjen time se edhe ky projekt shpalos pozitën e vasalit të BDI-së në qeverinë e Gruevskit, se edhe ky projekt tregon se kjo parti, duke mos pasur potencë t’i realizojë premtimet e dhëna, si dhe projektet e dobishme për shtetin dhe popullin që përfaqëson, ka mbetur peng e programit partiak të Gruevskit dhe si e tillë, ka vetëm dy zgjidhje: o t’u bashkëngjitet projekteve të VMRO-DPMNE-së e të përfitojë diçka nga ato, o të pranojë atë që është duke i ndodhur dhe që do i ndodhë - humbjen e plotë. Andaj, i them gazetares, kur pas dy viteve të tëra më në fund u bindën se Gruesvki kurrë nuk do i pyet si do i harxhojë parat e buxhetit të shtetit, kur u përballën me revoltën e shqiptarëve të pakënaqur me mënyrën si i harxhon kjo qeveri parat e tyre, këta të BDI-së mbase e vlerësuan se më mirë është të ndërtojnë një shesh të vetin ku do i mbajnë mitingjet parazgjedhore, se sa ta marrim me qira atë të Gruevskit. Dhe, vazhdojë tutje, mbase duke e vlerësuar se askush nuk do u del në mitingje të mbajtura pranë përmendoreve të Gruevskit, këtyre të BDI-së edhe u ka lindur ideja për "Sheshin e Skënderbeut" në Shkup, e i cili mbase do shtrohet me pllakat e dështimeve të kësaj partie. Ky projekt, i them gazetares, mbase edhe do ndërtohet, por vetëm atëherë kur sunduesi do i jep para vasalit, andaj askush nuk tregon sa do kushtojë dhe kur do nisë e kur do përfundojë ndërtimi i tij, për dallim nga ai i Gruevskit "Shkupi 2014", i cili që në titull ka të shënuar vitin se kur do merr fund ngritja e përmendoreve të larta nga dhjetëra metra, e lartësia e të cilave është proporcionale me naivitetin politik të kryeministrit të Maqedonisë, naivitet që e çon të besojë se lavdia e atyre që u ngre përmendore, do mund ta mbulojë marrëzinë e tij politike. Naivitet të cilin ia ushqejnë edhe vasalët e tij të BDI-së, duke u bërë pjesë e projekteve të VMRO-DPMNE-së.

Siç duket, gazetaren e tradhtojnë nervat, e më thotë: Nuk e kuptojë, e mbështetni apo jo projektin e "Sheshit Skënderbeu" në Shkup, që do ndërtohet pranë përmendores së heroit tonë legjendarë. Mbase edhe mendon se më ka zënë ngushtë, por ajo nuk e dinë se pyetjet e saja qartë shpalosin se dikush i ka treguar atë që nuk e kam fshehur kurrë: u takojë atyre që mendojnë se BDI-ja është duke shkuar rrugës që të mbetet vetëm me degën partiake të saj në komunën "Çair" të Shkupit. Dhe, duke ecur kësaj rruge, duke mbërri te bishti i kalit të Skënderbeut, BDI-ja tani sërish mbështet te Izet Mexhiti që ngriti përmendoren e heroit tonë legjendarë, duke menduar se kështu do i shpëtojë edhe ata që i humbën zgjedhjet për postin e prefektit edhe nga kandidatë të pavarur, si edhe ata të cilët, në vend që të veprojnë në parti dhe nëpër institucionet për ku janë zgjedhur, shkruajnë kolumna javore. Gjithmonë duke u kujdesur që përgjigjet të jenë ne nivelin e pyetjeve, e përsërisë se mua më gëzon edhe ndërtimi i një ferme pulash kudo qoftë, e le më ngritja e një sheshi ku nipërit e mi do tallen, o me këtë që shkruaj unë, o me atë që sot bëjnë politikanët tanë. Por, i them gazetares, në fshatin tim, të gjithë i përmbahen një rendi gjatë rregullimit të ambientit jetësorë: kurrë nuk nisin ta rregullojnë lulishten e oborrit, para se ta kenë kompletuar shtëpinë dhe para se të kenë kompletuar nevojtoren që do e përdorin mjeshtrit. Andaj, i them gazetares, ky shesh mbase do ndërtohet atë vit kur ne shqiptarët e këtushëm do ia dalim t’i qethim lepujt në mal, apo vetëm atëherë kur partia e Ali Ahmetit do arrijë ta kontrollojë 30 përqindëshin e buxhetit shtetëror, sa u takon shqiptarëve të këtushëm dhe atë pjesë të buxhetit, ta përdorte për ndërtimin e objekteve më të nevojshme për popullin ton, siç janë për shembull shkollat e djegura dhe të rrënuara, urat e dëmtuara nga të cilat një ditë, ne, katundarët e rrethinës së Shkupit, do biem në lumin Vardar. Pastaj, i them gazetares, pse qenka gjithaq e rëndësishme ç’mendoj unë për projektet e BDI-së, kur ato kanë përkrahjen e "organizatave joqeveritare", të cilat nuk pyesin se vallë ndërtimi i këtij sheshi do fillojë tani, apo dy- tri javë para se të nisë fushata parazgjedhore e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që nuk pyesin se vallë ky shesh do kushtojë sa 30 përqindëshi i projektit "Shkupi 2014, apo sa bishtat e luanëve të Gruevskit dhe kryqet që mbajnë në duar rilindësit sllavë, të vënë nga "ana shqiptare" e Urës së Gurit dhe të kthyer me fytyrë nga sheshi i ardhshëm i Skënderbeut. Dhe më në fund, e pyes gazetaren, nga ajo bindje e saj se domosdoshmërish u dashka të shpreh mospëlqim me çdo projekt të kësaj qeveria, kur ja, për shembull, mua më pëlqejnë katër luanët e Gruevskit të vënë te ura "Goce Delçev", pranë godinës së qeverisë, ngaqë sa herë që kaloj aty pari, ato ma ndërmendin ëndrrën e çdo maceje dhe të çdo miu për t’u bërë luan. Pastaj, e falënderoj gazetaren që mi shtroi pyetjet e porositura nga dikush, dhe duke e mbyllur telefonin, i them vetvetes: mbase edhe njerëzit nuk i lexojnë pyetjet dhe përgjigjet tona që të jenë më të informuar për atë që ndodh me ne dhe rreth nesh, por vetëm sa të shohin se nëpër cilat sheshe e livadhe kullotë truri ynë

Komente (4 dërguar):

Besnik Zvicer më 06 October, 2010 08:36:45
avatar
Ka rraste kur del Kim Mehmeti ne televizion i kritikon krejt shqiptart 'tradhtar' politikan normalisht, e del ndonjeri njeri partiak qe osht i varur per 6000 denar apo shitet per 1 hamburger ne Zgjedhje e thot leje bre se Kim Mehmeti osht shpijun..
kadria zvicër më 02 November, 2010 03:19:22
avatar
Zotri Kim komentet e juja duhet menduar 1 jav,duhet analizuar mir e mir për ta kuptuar pasi te na gazetar bahen edhe magart e çeperlis e smun ti kuptojn për ate ka kërkuar ti thuash direk.Të uroj shum shëndet jeni i vetmi nga populli yn që i thoni gjërat ashtu si i mendon,e jo si kan dëshir të tjert të lumt për qdo koment apo pyetje
lojra më 04 November, 2010 03:42:32
avatar
Une e perkrahi zotri Kadrin dhe jeni shum njeri i drejte
faqe më 19 November, 2010 02:00:42
avatar
Shum e vertet

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
3.43
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next