Fillimi | Analiza | Partia e spiunëve apo spiunë te partisë

Partia e spiunëve apo spiunë te partisë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Duke u nisur nga e vërteta se kjo luftë ndërpartiake ka vetëm dy domethënie o PDSH-ja është parti që fabrikon apo ka qasje në dosjet policore, e që do të thotë se ka qëllime destruktive dhe është themeluar për shkaqe që i thonë të akuzuarit e BDI-së, o partia e Ali Ahmetit është kapur në kthetrat e spiunëve policorë - që tani mund të thuhet se kjo betejë ka shpalosur të vërtetën që disa e përsërisin vite me radhë: edhe sot, njësoj si deri dje, qarqet policore vendase, apo të Beogradit, janë ato që këtij populli ia caktojnë heronjtë dhe spiunët.

Individi nuk di thuajse asgjë nga ajo që i ka ndodhur gjatë periudhës së hershme të fëmijërisë së tij, andaj kjo pjesë e biografisë personale shkruhet nga të dhënat që i japin dadot, të cilat kurrë nuk tregojnë për keqtrajtimin e tyre ndaj foshnjës, por manipulojnë me ngjarjet dhe tregojnë vetëm atë që fëmijën e dikurshëm do e portretojnë o si të pagdhendur e torollak, o ashtu që ai t’i përshtatet të rriturit të sotëm. Diçka e ngjashme ndodh edhe me popujt që kanë qenë të sunduar nga të tjerët, që nuk kanë pasur kurrë mundësinë vetë ta shkruajnë “biografinë” e tyre, që nuk kanë mundur të shohin manipulimet që ua bëjnë “dadot” politike e policore të sunduesit, për t’i mbajtur sa më gjatë nën kthetrat e veta dhe për t’i larguar nga shtegu që i çon drejt lirisë. Mbase kjo vlen edhe për shqiptarët e ish-Jugosllavisë, e kaluara e të cilëve do mbetet ndoshta edhe përgjithmonë në dosjet që ruhen nëpër qendrat policore të Beogradit. Me çka, Beogradi do mund gjithmonë të manipulojë me biografitë e individëve dhe sa herë që të ketë nevojë, do mund të shpalosë të dhëna të sakta apo të trilluara, për të shkaktuar hutesë e për të diskualifikuar njerëz. Këtë të vërtetë mbase më së miri, dhe të parët, do e kuptojnë shqiptarët e Maqedonisë, të cilët vazhdojnë vëmendshëm ta ndjekin “tv-novelën” politike me titull “PDSH-ja i zbulon spiunët e BDI-së”, “tv-novelë” e cila bëhet gjithnjë e më interesante dhe sjell dëshmi të bollshme se Beogradi është qendra që ruan të kaluarën kolektive dhe individuale të shqiptarëve të këtushëm. Në “episodet” e fundit të saj është shtuar numri i aktorëve dhe janë përfshirë edhe lajmës të padukshëm, që bredhin natën nëpër Tetovë, duke hedhur nëpër oborret e qytetarëve të këtushëm dosje të tëra të ish-bashkëpunëtorëve të policisë sekrete jugosllave, e tani funksionarë të lartë të BDI-së. Dhe posa zbardh dita, ato dosje shumëzohen dhe u shpërndahen të gjithë të interesuarve, përfshi gazetarë e kryesues partish. Kështu që, sa më i madh bëhet numri i funksionarëve të BDI-së të dyshuar si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete policore, aq më shumë rriten hamendësimet e shqiptarëve të këtushëm se kujt i duhet besuar: tmerrit që shkruan nëpër dosje, apo të dyshuarve si ish-spiunë, e që pohojnë se ato dosje i ka fabrikuar PDSH-ja, e cila sipas tyre bën punën për çka edhe është themeluar – i përçanë shqiptarët e këtushëm dhe atyre ua njollos njerëzit e vlefshëm që kanë. Dhe duke u marrë me atë se kush ka të drejtë, shqiptarët e këtushëm nuk ia dalin të shohin se këtë të keqe që u mbiu në arën e tyre politike, duhet ta përdorin që njëherë e përgjithmonë të shpalosin të vërtetën se vallë janë në duart e partisë së spiunëve, apo në ato të spiunëve të partisë. Pra, duke u marrë me atë se kujt i duhet besuar, shqiptarët e këtushëm mbase ende nuk e shohin se këtë betejë, që tani e kanë fituar qarqet antishqiptarë që kanë vetëm një qëllim: ta çojnë këtë popull të jetë mosbesues ndaj çdo personi publik, ta nxisin dyshimin te të gjithë ndaj të gjithëve, të mos i lënë mundësi këtij populli të dalë nga kthetrat e bindjes se, qenke apo jo spiun, fatin tënd e kanë në duar spiunët policorë shqiptarë. E me çka, më në fund, do bëhet më e besueshme thënia poshtëruese se nuk ka shqiptar që nuk do kishte pranuar të spiunonte, por ka shërbime policore që nuk paguajnë aq sa kërkojnë spiunët shqiptarë.

Duke u nisur nga e vërteta se kjo luftë ndërpartiake ka vetëm dy domethënie o PDSH-ja është parti që fabrikon apo ka qasje në dosjet policore, e që do të thotë se ka qëllime destruktive dhe është themeluar për shkaqe që i thonë të akuzuarit e BDI-së, o partia e Ali Ahmetit është kapur në kthetrat e spiunëve policorë - që tani mund të thuhet se kjo betejë ka shpalosur të vërtetën që disa e përsërisin vite me radhë: edhe sot, njësoj si deri dje, qarqet policore vendase, apo të Beogradit, janë ato që këtij populli ia caktojnë heronjtë dhe spiunët. Pra, cilido që të jetë rezultati i kësaj beteje, fundi i saj do tregojë pse partitë e shqiptarëve të këtushëm janë aq inferiorë ndaj partnerëve të tyre maqedonas, si dhe pse shqiptarët e Maqedonisë nuk ia dolën të shpëtojnë nga kthetrat e kontrollit policor, e që të munden të sundojnë me shtetin dhe vetveten. Gjë që duhet shqiptarët e këtushëm t’i çojë të kërkojnë nga udhëheqësit e këtyre dy partive të shkojnë deri në fund në zbardhjen e së vërtetës se kush gënjen. Dhe pasi t’u thonë kryesuesve të këtyre dy partive se ata nuk do kenë arsye t’i besojnë as PDSH-së e as BDI-së, nëse ato nuk ia dalin të dëshmojnë pastërtinë e tyre, shqiptarët e këtushëm do duhet ta bëjnë hapin e mëtejmë drejt pastrimit të tyre nga plehu policor: të ngrenë zërin e të tregojnë se nuk ndjehen të sigurt në shtetin ku jetojnë, të thonë përpara gjithë botës se ky shtet, duke u kurdisur atyre parti spiunësh apo spiunë nëpër parti, dëshmon se ata i konsideron si qytetarë të huaj, që duhet mbajtur nën vëzhgim të përhershëm policor, se ky shtet atyre nuk u lejon të shijojnë të drejtën më elementare të qytetarëve të lirë, që pa ndërhyrjen policore t’i zgjedhin përfaqësuesit e vet. Si dhe të pohojnë hapur se nuk janë të gatshëm të investojnë për të mirën e një shteti të tillë, që me metoda policore shkel mbi dinjitetin e tyre.

Pra, sido që të zhvillohet më tej kjo betejë ndërpartiake, ngjarjet e deritanishme duhen shikuar nga këndi se PDSH-së i kanë mbetur dy zgjidhje: o të dëshmojë vërtetësinë e dosjeve, o i tërë populli përfundimisht ta kuptojë se ajo i fabrikon ato, apo se është vetëm një dikaster policor që ka për detyrë sa më shumë t’i dëmtojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë dhe jashtë saj. Dhe mbase nuk do mjaftojë vetëm kaq: nëse dëshmohet se dosjet janë të vërteta, PDSH-ja do duhet të shkojë më tej e të tregojë si është e mundur që fantazmat e natës ato t’i hedhin vetëm nëpër oborret e të besueshmëve të kësaj partie, apo në atë të kryetarit aktual të PDSH-së, siç ndodhi para ca viteve, kur dosjen e tij policore dikush e la në oborrin e shtëpisë së tij, me çka u pa se ai nuk ishte vetëm “vojvodë” i certifikuar nga vetë VMRO-DPMNE-ja, por edhe viktimë e shërbimeve sekrete policore. Gjithashtu, sa i përket kësaj lufte ndërpartiake, BDI-ja nuk mund të tërhiqet ashtu siç paralajmërojnë përfaqësuesit e saj, duke thënë se nuk kanë kohë të merren me trillimet e PDSH-së, por do duhet të dëshmojnë atë që pohojnë funksionarët e lartë të kësaj partie të akuzuar si spiunë të policisë sekret – se janë viktimë e insinuatave policore. Nëse ndodh që partia e Ali Ahmetit - e zënë me punë shtetërore dhe e angazhuar rreth anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE – të mos ketë kohë të mjaftueshme për të dëshmuar pavërtetësinë e akuzave të PDSH-së, atëherë shqiptarët e këtushëm do duhet të ndajnë pak kohë e të pyesin veten: Mos vallë BDI-ja është e kapur keq nga organet policore, andaj përfaqësuesit e saj në qeveri ngjajnë si me qenë të tredhur. Pra, pa u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, PDSH-ja dhe BDI-ja nuk do mund të shpresojnë se ky popull edhe më tej do u besojë dhe mbase kjo betejë e ndërsjellë do shënojë edhe shuarjen e ngadaltë të tyre. Kuptohet, përpos nëse Beogradi nuk u ka premtuar se së shpejti do fillojë shpërndarjen e dosjeve për vuajtjet e “atdhetarëve” tanë të devotshëm. Me çka do ndodhë ajo që ka ndodhur dekada me radhë në të kaluarën e shqiptarëve të këtushëm: që qarqet policore sekret t’ua kompletojnë listat e “patriotëve” dhe “tradhtarëve”.

Komente (3 dërguar):

Lisi më 29 October, 2010 06:40:02
avatar
Për mua është me rëndësi se a mundet të vërtetohet me saktësi- spiuni në dosjet e Beogradit, nëse mundet, atëherë s'ka nevojë me humbë kohë në këto analiza, por duhet të ngulet këmbë në zbardhjen e kësaj. Pasi është nënçmuese, fyese, e turpshme, e pa dinjitetshme etj etj, nëse udhëheqë partine apo popullin një "patriotë"- spiun i tillë.
tetova më 09 November, 2010 05:42:08
avatar
Neqoftese eshte e vertet se A.A. ka qene i perjashtuar nga UCK me 1999, atehere, u besoj edhe dosjeve, pasi qe ata i nxjere kryshefi, kur ka dijeni se me nuk eshte i vlefshem bashkepunetori(metode se si mbarojne spiunat). Poashtu, mendoj se Gruevski me kete rast e shfrytezon qe A.A. edhe me teper te hipotekohet tek ai, a bashke me te edhe interesi kombetare, duke tentuar qe ai t'ia zgjase jeten.Ka shume gjera qe ne i quajme gabime te A.A. dhe partise se tij qe te japin nder dije qe te dyshosh tek ai(si rasti i likuidimit te djemeve me te mire ne Radushe dhe shume raste tjera).
respekte per ju or i Nderuar
Ardian më 10 November, 2010 11:10:09
avatar
Sa i perket dosjeve une u besoj plotesisht pasi ka shume te gjera te perbashketa me ato qe paraqiten si p.sh:

-Vepruar ne Zvicer A.A ka qene ne zvicer
- Eshte perjashtuar nga shtabi i UCK-se Kosoves me arsye dyshimi per spiunim (kete e ka thene J.K)
-Ne dosje shkruhet se eshte nga Kercova
etj.

KEto dhe shume vepra tjera, po ti lexojsh dhe analizosh ne menyre kronologjike, del ne shehs se ky person eshte UDB-ash i kategorise se rende.

-KY e beri luften, sberi asgje per shqiptaret.

Cili ishte qellimi i luftes.. Eshte cmenduri te flasesh per te kaluaren tone !!!
-Cfare ka bere dhe ben ky njeri per SHQIPTARET....(Mesimi i maqedonishtes nga kalsa e pare, largimi i popullates ne mergim duke kerkuar azil politik, vrasja e ish-komandanteve, skenari i brodecit, rasti RADUSHES) etj etj.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next