Fillimi | Analiza | Kopshti dhe kopshtarët

Kopshti dhe kopshtarët

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Panairi i Librit i para disa ditëve në Tiranë ishte shembull i mirë se si duhet mbrojtur dhe kultivuar e përbashkëta që kemi. Ky panair ishte “shesh” mirë i organizuar, ku suksesshëm u ndërthurën dhe u bashkuan në një të gjitha “lagjet” tona krijuese e botuese. Dhe, ai tregoi se cilat janë rrugët që e shpëtojnë shqiptarinë nga arroganca e Tiranës - e shprehur nëpërmjet bindjes se në pjesën shqiptare matanë kufirit nuk ka gjë të vlefshme, dhe nga mendjemadhësia e Prishtinës, që e çon atë të besojë se është e vetëmjaftueshme dhe boshti kurrizor i shqiptarisë.

Fatkeqësia më e madh që mund t’i ndodhë një populli, nuk është kur ai jeton i ndarë në më shumë shtete, por kur kjo ndasi ia pamundëson komunikimin mes veti, kur kjo ndasi ia pengon mirëmbajtjen dhe ia copëton “atdheun” kulturor. Shqiptarët e tejkaluan këtë të keqe disadekadëshe kur kishin në mes murin e lartë ideologjik dhe tani ata duhet t’i rrënojnë muret mendorë që kanë e t’i përkushtohen të mundshmes: të jetojnë në “shtëpi” të ndara, por duke e ditur se kanë kopsht të përbashkët kulturor, arsimor e shkencor dhe se bashkërisht duhet të kujdesen për këtë pronë gjithëshqiptare. Pra, tani atyre u mbetet të dëshmohen se janë kopshtarë të denjë që dinë të kujdesen e të shlyejnë kufijtë që copëtojnë tërësinë e  “atdheut” më të vlefshëm që kanë – atij gjuhësor e kulturor, e me çka, ata do munden më lehtë të përfundojnë bisedën me vetveten, do kompletojnë portretin e tyre të përbashkët kombëtar do rirreshtojnë vlerat mbarëkombëtare që kanë dhe kështu, pastaj do munden që portretin e vet ta vendosin në fotografinë grupore të popujve ballkanikë dhe të presin të gatshëm dialogun me fqinjët e tyre si edhe atë me gjithë të tjerët e kësaj bote.

Panairi i Librit i para disa ditëve në Tiranë ishte shembull i mirë se si duhet mbrojtur dhe kultivuar e përbashkëta që kemi. Ky panair ishte “shesh” mirë i organizuar, ku suksesshëm u ndërthurën dhe u bashkuan në një të gjitha “lagjet” tona krijuese e botuese. Dhe, ai tregoi se cilat janë rrugët që e shpëtojnë shqiptarinë nga arroganca e Tiranës - e shprehur nëpërmjet bindjes se në pjesën shqiptare matanë kufirit nuk ka gjë të vlefshme, dhe nga mendjemadhësia e Prishtinës, që e çon atë të besojë se është e vetëmjaftueshme dhe boshti kurrizor i shqiptarisë. Pra, Panairi i Librit në Tiranë tregoi se e tërë është vetëm ajo që i ka të gjitha, se në “sheshin” tonë letrar e botues nuk është e pavlerë dhe e parëndësishme asnjë nga “lagjet” tona krijuese e botuese, përfshi edhe atë të shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe gjitha të tjerat të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të mëmëdheut Shqipëri dhe atdheut Kosovë.

Sa u përket shqiptarëve nga kjo anë e kufirit, ata dhimbshëm dhe duke paguar çmim të lartë, e mbijetuan periudhën kur librat e ardhur nga Tirana duhej t’i fshihnin nën sqetull e t’i lexonin me trishtimin që mos i shihte ndonjëri. Ata gjithashtu, suksesshëm e përballën edhe periudhën kur vinin të ndrojtur në Tiranën e ëndërruar me dekada, e ku u përballën me një realitet krejt të largët nga ajo që e kishin ëndërruar për Piemontin e tyre kulturor e atdhetar. Dhe, pas tejkalimit të këtyre dy periudhave, për shumëçka njësoj të dhimbshme, shqiptarët këtej kufirit, posaçërisht “vëllezërit” e vegjël të popullit tonë, si ata të Maqedonisë e të Luginës së Preshevës, tani presin atë që i ka hije një populli që ka dy qendra kulturore - Tiranën e Prishtinën, e që duhet ta çojnë bashkëpunimin e tyre më tej veprimtarive të përbashkëta për zgjedhjen e shqiptares më të bukur dhe top-modeles së vitit, si dhe të bëjnë diçka më shumë se sa organizimin e koncerteve të përbashkëta për nder të ndonjë feste kombëtare. Pra, Prishtina e Tirana tani do duhet të marrin mbi vete përgjegjësinë që u takon e që ka të bëjë me barazimin e standardeve mbarëkombëtare nga sfera e artit, me përgatitjen e librave shkollorë nga të cilat do mësonin shkollarët shqiptarë, pa marrë parasysh ku jetojnë ata dhe të ndërlidhin aktivitetet e tjera që nuk prishin kufijtë shtetëror, por e përcaktojnë saktë tërësinë kulturore të një populli. Gjë që nuk është as në kundërshti me proceset eurointegruese, por përkundrazi, është parapërgatitje për ditët kur mbase e tërë Europa do ketë librin e përbashkët të historisë e të letërsisë së saj.

Padyshim se Panairi i Librit, që kohë më parë u organizua në Tiranë, ishte ngjarje që të bën të ndjehesh mirë si shqiptar. Ky Panair tregoi se mbase kemi nisur të jetojmë periudhën kur “kopshtarët” duhet qartë t’i ndajnë detyrat që u takojnë lidhur me mirëmbajtjen e “kopshtit” të përbashkët letrar e botues. Panairi i Librit në Tiranë, gjithashtu dëshmoi se vetëm kur ndërlidhen të gjitha pikat e trekëndëshit tonë kombëtar, Tiranë-Prishtinë-Shkup, ne mund ta përcaktojmë sipërfaqen e saktë të vlerave që kemi si dhe të nxjerrim rrënjën katrore të asaj që na pengon në komunikimin me vetveten. Duke qenë një ngjarje e rëndësishme kulturore, ky panair për shumëçka duhet t’u shërbejë si shembull politikanëve shqiptarë se si duhet bashkëpunuar mes veti. E mbase, edhe t’i frymëzojë që edhe ata të organizojnë një panair të partive politike shqiptare, ku do merrnin pjesë të gjithë udhëheqësit tanë partiakë. Dhe, në këtë panair shqiptarët më qartë do e shihni se për dallim nga shumëllojshmëria botuese që begaton panairet e librit, në atë të partive politike do ketë shumë stenda e emblema partiake, por të gjitha do ofrojnë vetëm një përmbajtje monotone – dëshirën perverse të politikanëve tanë që çdo parti të ketë “Shqipërinë” dhe popullin  e vet shqiptar. Andaj, ndoshta do ishte mirë që Panairi i Librit dhe ai i partive politike shqiptare të mbaheshin në të njëjtën kohë. Gjë që do u mundësonte shqiptarëve që në panairin e partive ta shihnin vetveten të atillë siç janë, e në atë të librit ta shihnin vetveten të atillë siç dëshirojnë të jenë. Me çka do ia dilnin ta kuptonin se të jesh i tillë siç dëshiron, duhet paraprakisht ta kuptosh se nuk janë fatkeq popujt e ndarë në më shumë shtete, por  popujt që e pëlqejnë këtë ndasi dhe fillojnë të bëhen të pandjeshëm ndaj kopshtit të përbashkët kulturor që kanë. Pra, ta kuptojmë se fatkeqësia jonë e sotme nuk vjen vetëm nga shkaku se kemi politikanë që duan çdonjëri të ketë popullin dhe shtetin e vet, por edhe pse kemi “kopshtarë” kulturorë që nuk e kanë kuptuar se s’ka pushtetar që nuk do donte që poetët t’i shkruajnë poezi, por boshtin kulturor të një populli e mbajnë drejt artistët që nuk e ndiejnë veten veçanërisht të nderuar kur marrin ftesa për pjesëmarrje në darkat dhe dasmat e prijësve partiakë.

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next