Fillimi | Analiza | Partizimi i ëndrrave tona

Partizimi i ëndrrave tona

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Dhe ku nuk merret vesh se kush ka të drejtë: partitë e këtushme opozitare shqiptare që nuk vlejnë gjë, apo Ali Ahmetit, i cili ëndrrën shqiptare për barazi të plotë me të tjerët, ka në plan ta mbindërtojë me atë të turqve, romëve dhe jomaqedonasve e maqedonasve proevropianë, e të cilët do t’i ftojë në zgjedhjet e ardhme parlamentare të votojnë për partinë e tij, me çka ai do bëhet “Titoja” i Maqedonisë së popujve të vëllazëruar, ndërsa partia e tij do të marrë aq deputetë sa ka sot VMRO-DPMNE-ja dhe ajo do ta drejtojë Maqedoninë. Por në ndërkohë, duke harruar se të bëhesh “Tito” që bashkon popuj, nuk mjafton vetëm të jesh majtist, por paraprakisht duhet ta bashkosh popullin tënd të bërë pronë partish.

Shkruan : Kim Mehmeti

 
Fundshekulli i njëzetë ua realizoi shqiptarëve ëndrrën më madhore që kishin ëndërruar me shekuj- çlirimin e Kosovës. Me çka u kompletua kaptina e historisë ku do të mbeten të shënuara të gjitha orvatjet e kësaj pjese të popullit tonë, që një herë e përgjithmonë, të shpëtojë nga thundra sunduese serbe, e të cilën kaptinë do ta stolisin shkronjat e mburrjes sonë – ato të UÇK-së. Dekada e parë e shekullit të njëzetenjëtë, e kurorëzoi ëndrrën shqiptare për Kosovë të pavarur, por gjithashtu, kjo dekadë paralajmëroi se ëndrra e shqiptarisë, vazhdonte më tej, se ajo nuk mund të ishte e plotë, pa zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë e të Kosovës. Se ëndrra nuk ishte realizuar plotësisht, paralajmëruan krismat në Luginën e Preshevës dhe ato në Maqedoni, gjithashtu të prira nga ata që do t’ua kthenin vetëbesimin shqiptarëve të Maqedonisë dhe atyre të mbetur në Serbi – nga UÇK-të e këtyre trojeve. Me çka edhe arriti paralajmërimi se, ndonëse pjesa më e vështirë e rrugës – ajo për pavarësinë e Kosovës – ishte ecur mburrshëm dhe suksesshëm, mbetej të shkohet më tej e të thuhej qartë se ky popull, kurrë më nuk do të pranojë mure shtetërore, mure që nuk do t’i lejonin atij ta ndërtonin e ta mirëmbanin plotësinë e vet. Dhe u tha qartë: populli shqiptar mund të kontribuojë për evropeizmin e Ballkanit, se ai edhe mund të pranojë të jetojë i ndarë në më shumë shtete, por vetëm nëse kjo hapësirë bëhet arë pjellore e idesë për shtete të epokës së internetit, shtete që nuk do të kenë qëllime mesjetare për ndarjen e popujve, por krijimin e kushteve që edhe një popull i ndarë në më shumë shtete, çdokund të ndihet si në shtëpinë e vet.
 
              Pa dyshim, shqiptarët i dëshmuan botës së nuk janë të dehur nga ëndrra irracionale, se kanë mirëkuptim edhe për ëndrrat etnike të popujve tjerë, se nuk janë të humbur në mjegullën e miteve ballkanike, ata u treguan si njohës të urtësisë se përderisa i mbetesh besnik ëndrrës, përderisa atë nuk e tradhton, përderisa ajo nuk mbështetet në dëmtimin e tjetrit, ajo herëdokurdo jetësohet. Gjithashtu, ata u dëshmuan si mirënjohës ndaj të gjithë atyre që drejt e zbërthyen dhe e kuptuan ëndrrën mbarëshqiptare, andaj ndihmuan që ky popull ta jetonte atë, së cilës ndihmë i printe populli amerikan. Por, mbase të joshur nga bukuria e ëndrrave të realizuara, shqiptarët harruan se si ndaj çdo gjëje të porsalindur e të brishtë, edhe ndaj ëndrrave të porsajetësuara të tyre, duhet të silleshin me plot kujdes. Ata pastaj thuajse harruan se jetësimi i ëndrrave të tyre, u realizua ngaqë ishin të ngjizura nga vullneti dhe flijimi mbarëshqiptar, ngaqë ishin nyje ku lidhej çdo veprim partiak e politik i çdo individi apo grupi. Dhe duke harruar këtë, duke menduar se pas jetësimit të tyre, ëndrrat kolektive do mund të “privatizoheshin” e të bëheshin pronë partiake, politikanët shqiptarë filluan grindjet e tyre ndërpartiake dhe ëndrrat e shqiptarisë i partizuan deri në ato përmasa, sa u bë e padukshme e vërteta se i takonin tërë popullit, se pronarë dhe mirëmbajtës të vërtetë të tyre duhej edhe më tej të mbetej e tërë shqiptaria. Kështu që, të verbuar nga mosdurimi ndërpartiak, të bindur se ai që pasurohet sot e ka të garantuar të ardhmen, ata as që mbanin llogari çka thoshin për njëri - tjetrin, ata as që zgjidhnin mjete si ta shfarosnin kundërshtarin politik, me çka nuk vërejtën me kohë se aq ishin njollosur mes veti, sa në shoqëritë shqiptare humbën kuptim të gjitha emërtimet poshtëruese, që kurrë nuk i kishte duruar shqiptaria. Me çka, u krijuan gjitha parakushtet që të vepronin ata që ditën merreshin me politikë e natën përpilonin dosje e incizonin CD me portrete politikanësh, me çka pra shqiptaria u bë arë pjellore për të gjithë ata që gjithmonë kishin qenë kundër aspiratave shqiptare, për ata që i neveriste çdo sukses i shqiptarisë, disa nga të cilët nuk banojnë në këtë Ballkan, por gjithmonë kanë qenë prijës të “ballkanizimit” të këtyre hapësirave, e që kanë fytyrën e Dick Martyt, si dhe mendjen e tij që pjell fantazma makabre dhe urrejtje ndaj shqiptarëve.
 
              Deri në ç’përmasa ka arritur partizimi i ëndrrave tona kombëtare, deri në ç‘përmasa është përhapur bindja se me të tërat që ka, populli i takon vetëm partisë në pushtet, shihet qartë në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni. Shqipëria sot ngjan në shtet ku nuk është i mundur pajtimi ndërpartiak dhe ku zgjidhje e vetme e mundshme mbetet “kantonizimi” i saj në pjesën që i takon popullit “opozitar” dhe atë të popullit “shtetëbërës” të atjeshëm shqiptar. Pra, në mëmëdhe, ëndrra për një Shqipëri evropiane, është bërë pronë partiake, ajo nuk shihet si diçka që duhet realizuar me tërë potencialin që ke, por vetëm më atë të një partie. Andaj edhe Shqipëria e sotme më shumë i ngjan një “monarkie” ku edhe kur ndërrohen “familjet mbretërore”, popullit i merret e sotmja, si pagë për ta merituar të ardhmen. Gjë që ndodh edhe në Kosovë, ku sforcimi i pavarësisë së shtetit, nuk është kuptuar si betejë ku duhet të kyçen të gjithë që vlejnë diçka, por diçka që i takon vetëm partisë në pushtet. Gjë që ndodh edhe me shqiptarët e Maqedonisë, e ku partitë maqedonase pjellin përmendore e histori, e ato shqiptare, dosje spiunësh. Dhe ku nuk merret vesh se kush ka të drejtë: partitë e këtushme opozitare shqiptare që nuk vlejnë gjë, apo Ali Ahmetit, i cili ëndrrën shqiptare për barazi të plotë me të tjerët, ka në plan ta mbindërtojë me atë të turqve, romëve dhe jomaqedonasve e maqedonasve proevropianë, e të cilët do t’i ftojë në zgjedhjet e ardhme parlamentare të votojnë për partinë e tij, me çka ai do bëhet “Titoja” i Maqedonisë së popujve të vëllazëruar, ndërsa partia e tij do të marrë aq deputetë sa ka sot VMRO-DPMNE-ja dhe ajo do ta drejtojë Maqedoninë. Por në ndërkohë, duke harruar se të bëhesh “Tito” që bashkon popuj, nuk mjafton vetëm të jesh majtist, por paraprakisht duhet ta bashkosh popullin tënd të bërë pronë partish. Më në fund, Ali Ahmetit edhe nuk i ka mbetur gjë tjetër përpos të merret me ëndrrën për një Maqedoni evropiane, me ëndrrën e cila doemos një ditë do realizohet, edhe atë jo pse atë e do dhe e përkrahin votuesit e ardhshëm shumetnikë të partisë së Ali Ahmetit, por ngaqë Brukseli e ka të qartë se partitë e këtushme shqiptare, qëmoti kanë mbetur pa popull, se shqiptarëve të këtushëm, u janë vyshkur të gjitha ëndrrat dhe tani u ka mbetur vetëm ajo për konsolidim sa më të shpejtë të Shqipërisë e Kosovës.
 
              Fundshekulli i njëzetë Kosovës ia solli lirinë e ëndërruar me shekuj. Fillimshekulli i njëzetenjëtë, shqiptarët i tregoi si ëndërrues të denjë që nuk e tradhtojnë ëndrrën e tyre. Por njëkohësisht, dekada e parë e shekullit që jetojmë, shqiptarët i portreti si të pakujdesshëm ndaj mirëmbajtjes së ëndrrave të tyre të jetësuara. Dhe këtë fytyrë të shëmtuar të shqiptarisë, e portretuan udhëheqësit partiakë të këtij populli, e të cilët nuk u kënaqën vetëm me partizimin e institucioneve të shteteve që drejtonin, po i partizuan edhe ëndrrat tona kolektive. Me çka u pa qartë se udhëhiqeshin nga mendësia “bajraktarokrate”, se nuk kishin për qëllim të ndërtonin shtete për tërë popullin, por shtete vetëm për votuesit e tyre. 

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next