Fillimi | Analiza | Na ishte një shtet

Na ishte një shtet

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Historia e Maqedonisë së pavarur do ketë mjaft kaptina, të cilat sa do jenë zbavitëse, po aq edhe absurde për lexuesit e ardhshëm. Në të do zë pjesë edhe kaptina për dekadën e fundit të shekullit të kaluar, e cila shenjë njohëse do ketë portretin e kryetarit të parë të këtij shteti - atë të Kiro Gligorovit, i cili gjatë kohës do ta mbajë kokën kthyer nga Beogradi.

 Shkruan: Kim MEHMETI


Historia e Maqedonisë së pavarur do ketë mjaft kaptina, të cilat sa do jenë zbavitëse, po aq edhe absurde për lexuesit e ardhshëm. Në të do zë pjesë edhe kaptina për dekadën e fundit të shekullit të kaluar, e cila shenjë njohëse do ketë portretin e kryetarit të parë të këtij shteti - atë të Kiro Gligorovit, i cili gjatë kohës do ta mbajë kokën kthyer nga Beogradi. Gligorovin, i cili, para se të bëhej numër një i shtetit, nuk duheshte të ndryshojë vetëm letrën e njoftimit me adresë të Beogradit, por edhe kapotën e komunistit të mirë ta zëvendësojë me rrobat e demokratit që premton. Me çka do shpresonte se do bëhej pjesë e legjendës së re, një nga gurë-themelet e një shteti të ri. Por, e përfundoi karrierën e vet si politikan pa fizionomi politike. Njësoj siç e la edhe Maqedonia të atillë siç është edhe sot e kësaj dite: si ndërtesë shtetërore, pa projekt të qartë.

Koha derisa Gligorovi ishte politikani më me ndikim në Maqedoni, ishte nga ato për të cilat amerikanët thonë: kërkohet mjeshtri që ka ndërprerë të përsëritësh xha-xha, xha-xha... dhe xhi-xhi, xhi-xhi..., por kurrë të mos thuash xhaxhi! Dhe Gligorovi e filloi dhe e përfundoi karrierën e kryetarit, duke përsëritë pandërprerë bashkë, bashkë, bashkë... dhe jetesë, jetesë, jetesë..., por kurrë nuk shpjegoi çka nënkuptonte nën emërtimin - bashkëjetesë. Me çka, timonin e shtetit e ktheu drejt konfliktit të 2001-it.

Kaptinë interesante nga historia e Maqedonisë bashkëkohore, do jetë edhe ajo që do përfshijë periudhën kur shtetin e udhëhiqte Kryeministri më i ri në botë - Lubço Georgievski. I cili nuk do mbahet mend vetëm si Kryeministër i ardhur në këtë postë pa pasur asnjë ditë përvojë pune, por edhe si udhëheqës i shtetit, i cili pas përfundimit të mandatit do kërkojë "azil" politik në Bullgari dhe do merr shtetësinë e këtij shteti fqinjë. Kështu që kurrë nuk do merret veshtë se vallë kishte qenë bullgar i maskuar si maqedonas etnik, sa për t‘u punësuar sezonalisht si Kryeministër i Maqedonisë, apo maqedonas etnik, i cili tani përkohësisht është maskuar si bullgar që të bëhet Kryeministër i Bullgarisë.

Jo më pak interesante dhe absurde, do jetë edhe kaptina e historisë së Maqedonisë së pavarur, ku do përshkruhet veprimi politik i partive shqiptare në këtë shtet. Posaçërisht pjesa që do përfshijë periudhën e pas-zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006, kur Partia Demokratike shqiptare - e jo BDI-ja e Ali Ahmetit që morri më shumë vota te shqiptarë - u bë pjesë e koalicionit qeveritar. Me çka PDSH-ja u rreshtua pranë partive dhe qarqeve të etnitetit maqedonas që thonë se, pa marrë parasysh cilën parti e përkrahin votuesit shqiptarë, mandatari është ai që duhet të caktojë se cila nga partitë shqiptare do e përfaqësojë popullatën e vet nëpër organet më të larta shtetërore. Që në njëfarë mënyre, e bënë të pakuptimtë votimin e shqiptarëve. Njësoj siç e bënë të pakuptimtë dhe të pashpjegueshme edhe arsyen që e çoi PDSH-në të shkelë mbi votën shqiptare. Arsyeja, e cila mbase logjikisht mund të ketë vetëm një shpjegim: se kryesuesit e kësaj partie mirë janë shitur te mandatari Gruevski. Me çka, ndoshta edhe premtimet e dhëna zgjedhësve shqiptarë janë bë proporcionale me numrin e atyre që kanë arritur të marrin epitetin "Zotëri 10 përqindëshi".

Me pjesëmarrjen e vet në qeverinë e Gruevskit - edhe atë si parti që nuk ka shumicën e votës shqiptare - PDSH-ja në të vërtetë hapi tregun ku partitë shqiptare në të ardhmen do t‘u shiten mandatarëve maqedonas. Edhe atë duke e ulur çmimin e vetvetes më poshtë se atë të gjizës. Kjo medoemos do ndodh nëse në ndërkohë Ali Ahmeti nuk arrin të mbrojë votën shumicë të shqiptarëve të këtushëm, nëse nuk ia del të bindë ndërkombëtarët se partia maqedonase VMRO - DPMNE dhe PDSH - ja shqiptare edhe mund ta kthejnë Maqedoninë aty ku ishte përpara konfliktit të 2001-it, por vetëm nëse kryetarët e këtyre dy partive i ka marrë malli që edhe atë të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje të ardhshme numër dy të Ohrit.

Historia e Maqedonisë së sotme, do përfshijë edhe grindjet politike të etnitetit maqedonas. Por në këtë kaptinë nuk do ketë grindje partiake aq absurdet si në bllokun partiak shqiptar. Sepse partive të etnitetit maqedonas kurrë nuk u ndodhi që për inat të oponentit të vet, të përkrahin, për shembull, ligjin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Ligj i cili nuk aprovohet në Parlament jo gjithaq pse nuk duan partitë maqedonase, po pse PDSH-ja nuk donë të aprovohen ligjet që i inicion BDI-ja.

Lexuesit e kaptinës së historisë së Maqedonisë ku do shënohen grindjet ndërpartiake shqiptare pas zgjedhjeve parlamentare të 2006, doemos do përballet me absurdin dhe pamundësonin të shpjegojnë logjikisht se pse partitë shqiptare e lusnin Kryeministrin Gruevski që t‘i përkrahë kërkesat e shqiptarëve, kur çdo gjë ishte në duart e tyre. Apo thënë ndryshe, lexuesit do ta kenë vështirë të shpjegojnë pse PDSH-ja më lehtë e kishte të merrej veshtë me Gruevskin se sa me Ali Ahmetin, me të cilin do mund të uleshin në ndonjë çajtore të Tetovës, ku do bënin listën e kërkesave të shqiptarëve, do e vulosnin atë me shtatë vulat e votuesve të vet, e do ia përcillnin mandatarit në Shkup. Sigurisht, duke mos harruar në fund të asaj liste të shënonin përshëndetjet e përzemërta si dhe porosinë: "Zotëri, ne jemi në Tetovë! Do vijmë në Shkup të bëhemi pjesë e qeverisë kur të na lajmëroni afatet për realizimin e kërkesave shqiptare. Nëse nuk pajtoheni me ne, vazhdoni dhe ndërtojani shtetin ashtu siç ua merr mendja. Na lajmëroni kur të jeni në përfundimin e sipër, që t‘ua sjellim dhuratën!".

Por një gjë të tillë mund ta bëjnë politikanët me bosht kurrizorë, e jo kurvat partiake, të cilat janë në gjendje ta shesin edhe shpirtin e shqiptarëve, e jo më votën e tyre. Pra, ata që dinë si mbrohet morali dhe dinjiteti kolektiv e individual. E të atillë janë vetëm politikanët që përfitojnë privilegje, por jo më të mëdha se ato që mund t‘i paguajnë me ndjenjën për përgjegjësi përpara zgjedhësve. Politikanët pra që e dinë se privilegjet politike janë si shqisa e gjashtë, të cilën nëse nuk e kontrollon, i nxjerr nga përdorimi të gjitha shqisat tjera që e mbrojnë njeriun nga lakmia dhe grykësia.

Historia bashkëkohore e Maqedonisë së pavarur, do përfshijë kaptinën e cila shenjë njohëse do ketë portretin e një kryetari i cili erdhi në Shkup me letër njoftimin e nxjerr në Beograd. Ajo do ketë edhe kaptinën me portretin e ish kryeministrit Lubço Georgievskit, i cili e sundoi shtetin thuajse vetëm sa ta bindë veten se asgjë nuk qëndron më lartë se interesi etnik, andaj edhe pasi e përfundoi mandatin, iu rikthye rrënjëve etnike bullgare. Historia e Maqedonisë si shtet i pavarur do ngërthej në vetvete edhe portretin e mjerimit politik të udhëheqësve të këtushëm partiak shqiptarë. Disa nga të cilët, sikur mos i tradhtonte emri, me siguri do bënin të njëjtën që bëri Lubço Georgievski - do e ndërronin edhe përkatësin etnik për të ardhur në pushtet. Duke mos mundur të bëjnë këtë, disa kryesues të këtushëm partiak, bënë të vetmen që mundeshin: përuruan tregun ku në të ardhmen do shiten partitë shqiptare. Dhe mbase përshkrimi i atij tregu do jetë përmbajtja e kaptinës së fundit të historisë së Maqedonisë së pavarur, e që do ketë titullin: "Na ishte njëherë një shtet".


(Botuar në gazetat: Lajm; Shkup-Maqedoni, Shqip; Tiranë-Shqipëri, Zëri; Prishtinë-Kosovë)

Komente (2 dërguar):

Shpetim më 14 November, 2008 07:27:40
avatar
I nderuari z.Kim artikullin ne fjale "Na ishte nje shtet" e lexova me endje dhe me pelqeu pa mase ishte shume permbajtesor dhe kuptimplote ashtu qe Ju pergezoje per mendjeprehtesine dhe guximin Tuaj te madh qe keni ti thoni gjerat ashtu sic jane. Me shume respekt,
Kujtimi,
Tetove
Shpetim më 14 November, 2008 07:29:04
avatar
I nderuari z.Kim artikullin ne fjale "Na ishte nje shtet" e lexova me endje dhe me pelqeu pa mase ishte shume permbajtesor dhe kuptimplote ashtu qe Ju pergezoje per mendjeprehtesine dhe guximin Tuaj te madh qe keni ti thoni gjerat ashtu sic jane. Me shume respekt,
Kujtimi,
Tetove

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Analiza
Previous
image
Të grumbullojmë para që të blejmë vetveten!
Në Shqipëri u privatizua dhe u shit çdo gjë që ishte pronë publike, u nxor në treg e tërë ajo që mund të shitej e ...
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
Next