Fillimi | Analiza | NË MOSMARRVESHJE ME VETVETEN

NË MOSMARRVESHJE ME VETVETEN

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ka disa muaj që shqiptarët e Maqedonisë merren me vetveten. Dhe debati bëhet gjithnjë e më i thellë, më përçarës e më i pakuptimtë. Sa më shumë debati thellohet, aq më e qartë bëhet se shqiptarët e këtushëm janë në mosmarrëveshje të madhe me vetveten. Bëhet e qartë se janë zhytur në një debat të pakuptimtë, i cili u shërben vetëm qarqeve që duan shqiptarët t’i kthejnë aty ku ishin para konfliktit të 2001.

Kim Mehmeti

 Ka disa muaj që shqiptarët e Maqedonisë merren me vetveten. Dhe debati bëhet gjithnjë e më i thellë, më përçarës e më i pakuptimtë. Sa më shumë debati thellohet, aq më e qartë bëhet se shqiptarët e këtushëm janë në mosmarrëveshje të madhe me vetveten. Bëhet e qartë se janë zhytur në një debat të pakuptimtë, i cili u shërben vetëm qarqeve që duan shqiptarët t’i kthejnë aty ku ishin para konfliktit të 2001. A në të vërtetë pyetja është shumë e thjeshtë: vallë shqiptarët vetë do vendosin se kush do i prezantojë ata në institucionet më të larta shtetërore, apo këtë do e bëjnë mandatarët e etnitetit maqedonas, duke mos marrë parasysh se cila parti shqiptare i ka fituar zgjedhjet parlamentare. Pra, a do vlejë vullneti politik shqiptarë, apo ai do i nënshtrohet riverifikimit, siç bëri mandatari i qeverisë së tanishme, i cili në koalicionin qeveritarë nuk morri partinë Bashkimi Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit që fitoi zgjedhjet parlamentare, por Partinë Demokratike Shqiptare të Arbër Xhaferit. Me çka shqiptarët i përballi me realitetin e pa definuar me kushtetutë apo ligj, e që mundëson pjesë e qeverisë të bëhet cila do parti e pëlqyer nga pala maqedonase.

      Shqiptarët e Maqedonisë në të vërtetë tani përballen me vetveten, me politikanët e vet, të cilët kur është në pyetje pjesëmarrja në pushtet, janë të gatshëm të shkelin mbi cilindo interes të popullit që përfaqësojnë. Pra ata përballen me udhëheqësit partiak që nuk njohin institucionin e përgjegjësisë. E një politik që në emër të përfitimeve të përkohshme, flijon të ardhmen popullit të vet, është mendjemadhe, pa ardhmëri dhe ushqehet nga gënjeshtrat. Siç është sot politika e PDSH-së, e cila që të mbulojë pjesëmarrjen e vet jolegjitime në qeverinë e Gruveskit, merret me armiq, çdonjërin që ka mendim të kundërt e shpall dështak, të gjithë që mendojnë ndryshe i shpallë të shitur, sepse edhe politikën e konsideron si „treg“ ku mund të blihet edhe shpirti i njeriut, ku i gënjyeri dhe gënjeshtarët bëjnë këmbimin e mallrave të cilat sjellin përfitime të ngutshme, por që prishen shpjet, kanë afat të shkurt kohorë për përdorim.

      Pa marrë parasysh se si më tej do zhvillohet dialogu politik, është e qartë se BDI-së i ra në hise të zhvillojë edhe një betejë: të qëndrojë në kërkesën e vet që edhe qeveria e Maqedonisë të zgjidhet sipas parimit të Badinterit. Apo, që vota shqiptare të përcaktojë përfaqësuesit e vet në institucionet më të larta shtetërore. Këtë ajo duhet ta bëjë jo gjithaq për vetveten, sa për të ardhmen e  veprimit politik të shqiptarëve të këtushëm. Si edhe për atë që të ketë kuptim organizimi partiak shqiptarë, dhe të ketë afekt votimi i tyre. Sepse, nëse vazhdon  praktika që vota shqiptare të verifikohet nga mandatarët e etnitetit maqedonas, atëherë shtrohet pyetja logjike: pse shqiptarët u dashka të kenë partitë e veta dhe pse duhet të dalin në votime.

      Shqiptarët e Maqedonisë sot përballen me papërgjegjësinë e përfaqësuesve të vet partiak. Me disa përfaqësues partiak që janë vetëshpallur “pashallarë” demokratik, pronarë të çdo gjëje që ka të bëjë me shqiptarët e këtushëm. Si të tillë, ata janë të vetmit që punësojnë, që dënojnë, që përcaktojnë vlerat kulturore e shoqërore. E këtë arrijnë ta bëjnë sepse shqiptarët e këtushëm nuk posedojnë forca korrigjuese të veprimit partiak, sepse çdo gjë u është lënë në duar rretheve të ngushta udhëheqëse partiake. E aty ku nuk ka forca që u kundërvihen gënjeshtrave dhe manipulimeve politike, ato bëhen sunduese të vetme të shoqërisë. Siç janë bërë sundues të pamohueshme të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, ku muaj me radhë, të gjithë e „brejnë“ ashtin që ua hodhi mandatari i qeverisë së tanishme, Gruevski, në anën e të cilit janë të gjithë PDSH-istat që sulmojnë bashkëkombësit e tyre që mendojnë se kjo mospërfillje e vullnetit politik shqiptarë do ketë pasoja për rrjedhën e mëtutjeshme të demokratizimit të shoqërisë maqedonase dhe asaj shqiptare në Maqedoni. E me çka u bë më e dukshme se individi në këtë mjedis vlen vetëm aq sa mund të jetë shërbëtorë i partisë, se më të vyeshëm janë ata që heshtin, se mund të flasësh vetëm nëse përcaktohesh se nën cilin flamur qëndron- nën atë të partisë së Ali Ahmetit apo të Arbër Xhaferit. Se posa të thuash se nuk të intereson as njëri as tjetri, por flamuri i parimeve, ti në të vërtetë je vetëshpallur si shqiptarë i dyshimtë, i paguar nga qarqe jashtëshqiptare dhe si i tillë, je më i zi se ata të oborreve partiake. Me çka del, se koka e shqiptarit mendon vetëm kur është në shërbim të partisë apo kur është e paguar nga qarqe të errëta antishqiptare, se truri i shqiptarit mendon vetëm kur ka “pronarë” dhe kur merr urdhra.

      Duke qenë kështu, në Maqedoni këto ditë zhvillohet një grindje mediatike brendashqiptare në mes të „mirëve“ dhe „destruktivëve“, në mes „patriotëve“ dhe „tradhtarëve“, a në të vërtetë çdo gjë ka të bëjë me pozitën mjerane të shqiptarëve të këtushëm të cilëve edhe mëtej mendimin e lirë ua përcakton korniza partiake, të cilët nuk e vërejnë se ky debat nuk ka të bëjë me atë se vallë PDSH-ja apo BDI-ja do jetë pjesë e koalicionit qeveritarë, por me atë se shqiptarët do përcaktojnë përfaqësuesit e vet nëpër institucionet më të larta shtetërore apo, në emër të tyre, këtë do e bëjë mandatari qeveritarë. Mbase këtë e kuptojnë, por duke e ditur se shqiptari i këtushëm ka vlerë katërvjeçare, se këtu mund të mbetesh i heshtur i përjetshëm nëse nuk ke ndonjë forcë partiake pas vetes, nguten të gjejnë vend nënë hijen e flamurit partiak, i cili shpesh ka vlerë më të madhe se ai kombëtarë, se ai i interesit të përbashkët.    

      Sikur mos ishte kështu siç u tha më lartë, sikur partitë shqiptare në Maqedoni të ishin mbrojtës të interesit kombëtarë, mbrojtëse të lirisë së të shprehurit, mbrojtëse të vlerave të këtij populli, sikur kryesuesit e partive të këtushme të kujdeseshin për mosprishjen e imazhit mbarëshqiptar, tani në prag të zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës, Arbër Xhaferi do të ulej të pinte një kafe me Ali Ahmetin sa të merreshin veshtë për një qëndrim të përbashkët ndaj zgjidhjeve kushtetuese të përfaqësimit të shqiptarëve në organet më të larta shtetërore.  Pra, sikur Arbër Xhaferi të vepronte ashtu siç flet, nuk do lejonte që për një „grimcë“ pushtet të mbjell tërë këtë grindje brenda shqiptare, por paraprakisht do shkonte në selinë e BDI-së –ashtu siç shkon krenar në atë të VRO-DPMNE-së – dhe do i sqaronte me Ali Ahmetin të gjitha mosmarrëveshjet, para se ato të „derdhen“ mes popullit.

       Shoqëria e shqiptarëve të Maqedonisë është fundosur në zhurmën e vet. Andaj edhe nuk arrin të kuptojë se edhe ata që mendojnë se partia e Arbër Xhaferit duhet të jetë pjesë e koalicionit qeveritarë, edhe ata që thonë se Gruevski ka shkelur vullnetin politikë të shqiptarëve të Maqedonisë, përballen me pamundësinë e vetë të përcaktojnë fatin e tyre kolektiv. Dhe duke mos patur aftësi të ndryshojnë ketë pozitë mjeruese të veten, ata edhe njëherë bëhen argat në arë të huaj, duke shkretënuar arat e veta dhe duke njollosur ato pakë vlera që kanë. Dhe kuptohet, krijohet përshtypja se të gjithë kanë të drejtë: edhe Arbër Xhaferi kur thotë se Gruveski ka të drejtë të përcaktojë shokët e vet me të cilët do qeverisë edhe ata që thonë se përpos votës shqiptare, askush tjetër nuk mund të përcaktojë se cila partie e tyre do jetë opozitare, e cila pjesë e koalicionit qeveritarë. Pra, ke përshtypjen se të gjithë kanë të drejtë, sepse politika që bëjnë partitë e shqiptarëve të këtushëm është e papërgjegjshme, e pakripur, e çliruar nga droja se çka mendojnë zgjedhësit. Është politik e mbështetur në bindjen se populli vlen vetëm në ato pakë çaste kur e hedh fletën e votimit në kuti, se pasi të përfundojnë zgjedhjet, partia është sundues absolute e vullnetit politik të popullit dhe çdo gjë mëtej duhet të varet nga dëshira e krerëve të partisë. Pra, kjo është ajo politikë e dëmshme që nuk e ka kuptuar se një parti dhe një kryesues i saj, është i madh jo aq sa e mbështet populli, por sa partia apo kryesuesi i sajë i beson popullit të vet, sa dëgjon zërin edhe të atyre që nuk pajtohen me veprimet politike të një subjekti politik . Andaj, një politikë e tillë edhe nxitë debate të dëmshme ku debatuesit nuk merren me fenomenet perverse që bëhen sundues të shoqërisë, por me njëri tjetrin. Një politikë e tillë pjellë shumë debatues të cilët me lehtësi marramendëse vlerësojnë çdonjërin sepse nuk e kanë kuptuar se ka shkrime të cilat janë të përbërë nga dy pjesë:pjesën e dëmshme dhe atë të panevojshmen. Të këtilla janë shkrimet dhe paraqitjet publike të nxitura nga inati, e jo nga parimet dhe bindjet që mbron. E tillë është pjesa më e madhe e debatit që muajve të fundit zhvillohet mes shqiptarëve të Maqedonisë, i cili debat nuk shpjegon thuajse asgjë përpos që saktë vizaton portretin grindavec të udhëheqësve të këtushëm partiak.

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Analiza
Previous
image
Poshtë sunduesi – rroftë vasali !
  Shqiptarët e Maqedonisë janë të durueshëm dhe popull mirënjohës. Ata edhe të mirën edhe të keqen e vuajnë në vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ...
image
Frikën që jetuam dhe frika me të cilën jetojmë
Shkruan:Kim MEHMETI Në vitet e socializmit, kur në Kosovë zhvillohej diferencimi i egër, nëpërmjet të cilit Beogradi i ndante shqiptarët në “të ndershëm” dhe “destrukivë”, sa ...
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
Next