Kim Mehmeti
Fillimi | Analiza

Analiza

back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 182 | shfaqen: 91 - 100
image

Lumi vërshues i mosbesimit ndëretnik

Se Maqedonia e sotme rritë gjenerata të cilat kanë ideale kundërthënëse, edhe atë varësisht nga përkatësia e tyre etnike, flasin edhe mbishkrimet e shpeshta nëpër muret e shtëpive në vendbanimet e këtij shteti. Deri sa nëpër muret e vendbanimeve të atyre që veten e quajnë maqedonas nuk janë të rrallë mbishkrimet “Smërt za shiptarite” (“Vdekje për shqiptarët”) dhe “Makedonija na Makedoncite” (“Maqedonia e maqedonasve”), në vendbanimet shqiptare dominojnë ato që rrisin namin e njërës apo tjetrës parti shqiptare. Që do të thotë, përderisa disa të rinj maqedonas kanë hallin si të realizojnë ëndrrën e prindërve të tyre që të mbeten pronar të vetëm të shtetit, të rinjtë shqiptarë kanë brengën të përcaktojnë se cila parti do ua bëjë më të lehtë durimin gjatë udhëtimit drejtë cakut të dëshiruar.
me teper
image

Xhepat e shkoqur multietnik të Maqedonisë

Dhe përderisa shqiptarët e Nerezit shëronin plagët e marra dhe pyesnin publikisht se pse policia nuk i mbrojti nga huliganët maqedonas, deputetët e kësaj zonë – i zgjedhuri i PDSH-së e tani "aktivist" i Gruevskit, Imer Selmani dhe ai i BDI-së - bënin çmos që ta qetësonin situatën dhe ajo të mos dilte nga kontrolli. Në ndërkohë, atyre nuk u erdhi në ndihmë asnjë nga politikanët maqedonas. Me çka deputetët shqiptarë të krijonin përshtypjen se janë shumë naiv, se nuk e kishin kuptuar se situata është nënë kontrollin e atyre që hartojnë koncepte si duhet pastruar "pjesa maqedonase" e Shkupit nga shqiptarët. Pra, ata të linin përshtypje se nuk e kanë kuptuar se "Komitët" e përkëdhelur nga VMRO-DPMNE-së në pushtet, hyjnë lirshëm nëpër vendbanimet shqiptare jo pse janë trima, por pse janë të mbrojtur nga disa struktura shtetërore të Maqedonisë.
me teper
image

Tetë vite udhëtim drejtë askundesë

Në vitin e parë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, për shqiptarët ajo kishte domethënien e fitores së madhe, e për maqedonasit etnik ajo ishte simbol i humbjes. Me kalimin e viteve, ajo u bë burim e mosmarrëveshjeve ndërpartiake shqiptare, mbetej e lëvduar nga partia shqiptare në pushtet dhe e përbuzur nga ajo që ishte në opozitë. Kështu që, ende pa u mbushur tetë vite nga nënshkrimi i saj, shqiptarët mbase e panë se nuk kishin fituar edhe kush e din çka, e maqedonaset e vërejtën se nuk ishin humbur thuajse asgjë, përpos që do duhej edhe më tej të bënin atë që kishin bërë me vite: të mos i mohonin premtimet se një ditë edhe shqiptarët e Maqedonisë do bëheshin atë që kishin ëndërruar dekada me radhë – shtetbërës dhe shtetsundues të Maqedonisë, por të vinin sa më shumë pengesa që realizimi i kësaj ëndrre shqiptare të shtyhej për sa më vonë.
me teper
image

Matanë kufirit në një kufi tjetër

Se matanë çdo kufiri shtetëror ka edhe një kufi tjetër që do donte ta legalizonte thuajse çdo populli i këtij planeti, më së miri mund të vërehet në Ballkan, ku si askund tjetër, popujt e këtushëm nuk jetojnë brenda kufijve të shënuar në hartat gjeografike të shteteve të tyre, por brenda kufijve që i kanë të vulosur në imagjinatë si troje të tyre etnike. Andaj, sikur në hartat e Ballkanit të shënoheshin edhe kufijtë e shteteve të "nacionalromantikëve" të popujve të këtushëm, kjo hapësirë do mbulohej me vija shumëngjyrëshe ku do gërshetohej e kaluar me të sotmen dhe ku nuk do mbetej vend për ta vendosur të ardhmen
me teper
image

Ta mbijetosh frikën

Ka ditë kur as shëtitjet nëpër faqet e panumërta të internetit nuk të bëjnë të ndjehesh më ndryshe përpos që ta shtojnë nostalgjinë për vitet kur shkruanim në letër, bardhësia e së cilës ishte çelës që i hapte dritaret e imagjinatës, e jo si ftohtësia e qelqit të kompjuterit që i ngjanë dritares nga mundë të shohësh të gjithë botën, e prapë, posa ta mbyllës atë, të kesh ndjenjën se nuk ke parë asgjë, se duke marrë informata të shumta, ndjehesh si shëtitës që ka bredhur nëpër fushat e paskajshme të manipulimeve dhe profiteve,e që më në fund ta kuptojë se njeriu i sotëm është më i informuar se kurdoqoftë më parë, por si asnjëherë më parë ai sot është bërë pjesë e manipulimeve globale dhe është bërë qenie që tërë jetën e harxhon duke luftuar frikën në vetvete
me teper
image

Dy portretet e zonjës së plakur

Evropa Perëndimore i rrënoi kufijtë mes veti duke dashur të dëshmojë se e ka harruar kohën kur ato mure u ngritën nga gjaku i rinisë së saj, e në ndërkohë, nga rrënojat e tyre, ajo ngriti murin e lartë të Shengenit, i cili kontinentin e ndau në pjesën ku jetonin të "mirët" dhe atë ku banonin të "këqijtë" e Evropës, në ata që e jetonin të sotmen e kontinentit dhe ata që mbeten në baltën e së kaluarës së tyre. Me çka u krijua një gropë ndarëse mes Evropës Perëndimore dhe Ballkanit, një humnerë e cila ua pamundësonte ballkanasve të shohin se edhe shekulli i njëzetenjë i këtij kontinenti, shenjë njohëse do të ketë kufijtë që të tregojnë nga cila anë e murit e ke vendin.
me teper
image

Prindërit e femijëve të pandëgjueshëm

Me rastin e paraburgimit të disa të dyshuarve për korrupsion dhe krim të organizuar në Fondin Social dhe Pensional të Maqedonisë, u pa shpejtë se, mbase faji i Beqir Mexhtit nuk është ai që u tha, por krejt tjetër: faji i tij mund të jetë pse është babai i kryetarit të vetëm shqiptar në një komunë të Shkupit - i komunës Çair. Se ky mund të jetë faji i vetëm i Beqir Mexhitit dëshmuan mediat e këtushme proqeveritare, të cilat me plotë pompozitet dhanë lajmin se njëri nga të paraburgosurit në këtë institucion është babai kryetarit të komunës Çair, babai i njeriut me të cilin lidhen shumë projekte shqiptare të realizuar në kryeqendrën e Maqedonisë, duke filluar nga sjellja e përmendores së Skënderbeut e deri te Muzeu i Lirisë
me teper
image

Maska shumëngjyrëshe për fytyra të ngjyrosura

Shqiptarëve të Maqedonisë u mungon shumëçka, por jo edhe jeta e begatë politike. Ata kanë fatin të përjetojnë furishëm më shumë fushata parazgjedhore dhe zgjedhje sesa bashkëkombësit e tyre në Kosovë e Shqipëri. Apo thënë ndryshe, cirqet e mitingjeve partiake për shqiptarët e Maqedonisë janë më të shpeshta: posa përfundojnë fushatat parazgjedhore të këtushme ku ata ushqehen me premtimet e kryesuesve të vet partiak, u vjen radha atyre në Shqipëri dhe Kosovë. Madje, mund të thuhet, se zgjedhjet në Prishtinë e Tiranë, për shqiptarët e këtushëm kanë po të njëjtën peshë sa edhe ato që mbahen në shtetin ku ata jetojnë.
me teper
image

Pusi s'zbrazet me një kovë por mbushet e thahet nga hedhurinat

Rëndomë, kur kryeministri i një shteti laik ndërton kisha në vend të shkollave, spitaleve e fabrikave, atëherë ose bëhet fjalë për besimtar i cili e keqpërdor politikën për ta forcuar bashkësinë fetare të cilës i takon, ose është politikanë i cili e keqpërdorë religjionin për të fshehur paaftësitë e veta të një pushtetari. Por, Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski nuk është as keqpërdorues i politikës, as manipulues me religjionin: ai është vetëm një avdall politik, i cili nuk e ka kuptuar se aftësitë e një kryeministri të një shteti laik, nuk maten nëpërmjet numrit të kishave që ka ndërtuara, as nëpërmjet rrugës nëpër të cilën i çon qytetarët e shtetit të vet në parajsë, por vetëm nëpërmjet asaj sa u ka siguruar atyre jetë të rehatshme në këtë botë.
me teper
image

Vendet ku festojnë partitë dhe ku qanë populli

Gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, shqiptarët e Maqedonisë protestonin te sheshi i Tetovës, aty ku partitë shqiptare i kremtonin fitoret e tyre. Asokohe sheshi i Shkupit ishte pronë e atyre që veten e quajnë maqedonas etnik dhe kryeqendra e Maqedonisë ende nuk ishte mësuar t’i shoh shqiptarët të mbledhur grumbull. Në të vërtetë, Maqedonia e atyre viteve posa kishte dalë nga bindja politike se aty ku janë mbledhur më shumë se tre shqiptarë, përgatitet ndonjë veprim i rrezikshëm irredentist kundër shtetit.
me teper
back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 182 | shfaqen: 91 - 100