Fillimi | Analiza
first back 11 12 13 14 15 next gjithsej: 145 | shfaqen: 101 - 110

Analiza

image

Shitësit e të ardhmes

Ka të atillë që thonë se nuk ka politikanë të këqij, por vetëm popuj që nuk dinë të zgjedhin të ardhmen e vet. Por ka edhe të atillë që insistojnë në pohimin se, si gjithë të tjerët, edhe politikanët ndahen në dy grupe: në të mirë dhe të këqij. Dhe se dallimi mes tyre është se të mirët popullin e qethin, e të këqijtë e rrjepin.
Më tepër
image

Dolën sepse nuk kishin ku të hynin

Edhe në politikë, si në çdo udhëtim tjetër jetësor, të sigurta janë vetëm rrugët që kanë dalje, të cilat mund t‘i përshkosh edhe pa e ditur se ku të shpien, por vetëm nëse je i sigurt se nuk të çojnë në humbëtirë. Ajo që e dallon rrugëtimin e politikanëve nga ai i të vdekshmëve të rëndomtë, është vetëdija se udhëtimi i tyre i gabuar nuk është i dëmshëm vetëm për ata vetë, por edhe për zgjedhësit e tyre, e ngandonjëherë, edhe për mbarë një popull...
Më tepër
image

Peng i historisë së tyre

Popujt e vegjël kanë histori të ngatërruar, sepse o atë e kanë përplot glorifikime të pamatura, e të arnuar nga tërësi që përputhen me historitë e popujve tjerë, o e kanë të diskutueshme shkaku se zaptuesit e mëdhenj, pa i pyetur, kanë përvetësuar edhe pjesë nga e kaluara e tyre. Kjo veçanërisht vlen për popujt e Ballkanit, ku historitë shkruhet sipas parimit: të gjithë heronjtë e vlefshëm janë me përkatësinë tonë etnike, e personalitetet negative nuk kanë gjakun e popullit tonë....
Më tepër
image

Zgjedhjet të parakohshme në shtet të vonuar

Edhe pse në shumicën e rasteve atë e përbëjnë burrat, qeveria ka emër të gjinisë femërore. Andaj, edhe të gjitha qeveritë kanë shumë tipare të zonjës, u ngjajnë femrave që duhet t‘i lavdërosh edhe atëherë kur janë gjysmake, edhe kur ecin rrugës me takat e larta, thuajse të dy këmbët i kanë të majta. Siç është qeveria e aktuale e Maqedonisë, e cila e udhëheq shtetin me shtatë ministra në dorëheqje dhe me një Kryeministër, i cili do e harxhojë mandatin, e nuk do e kuptojë se, që ditën kur doli në krye të shtetit - e jo tani kur i janë përgjysmuar ministrat - ishte kryesues i një qeverie gjysmake, pa legjitimitetin e shqiptarëve....
Më tepër
image

Vëllezërit janë vëllezër, por privilegjet s’janë motra

Thonë se nuk ka politikanë të këqij, por ka shtete ku çdokush mund të bëhet politikan dhe ka votues që janë të penguar, apo nuk dinë të zgjedhin. Mbase shqiptarët e Maqedonisë kanë disfatën të jetojnë në shtet, ku çdokush mund të bëhet politikan dhe ku thuajse asnjëherë nuk u është lejuar lirshëm të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Andaj edhe kanë ministër të Kulturës, që shpall tender për ndërtimin e kishave, por nuk financon shfaqe të mrekullueshme teatrore, si për shembull atë me titull "Daja Vanja", që i mrekulloi artdashësit shkupjan para disa ditëve. ...
Më tepër
image

Xhamathyesit në lagjet e Ballkanit

Pushtetarët e Maqedonisë i ngjajnë një grupi adoleshentësh të papërgjegjshëm, të cilëve nëse nuk ua merr topin me kohë, i thyejnë të gjithë xhamat e dritareve të shtëpive në lagjen ku lozin. E të cilët rëndom luajnë futboll nëpër rrugica, ku nuk u frikësohen pronarëve të shtëpive përreth, siç bëjnë pushtetarët aktualë të Maqedonisë, të cilët thuajse dy vite luajnë me ndjenjat e shqiptarëve të këtushëm, duke harruar se ndjesitë e një kolektiviteti nuk janë xham dritareje, që mund ta zëvendësosh te xhamaxhiu i qytetit. ...
Më tepër
image

Portrete në tri kopje

Portretet e personaliteteve publike kanë tri shtresa: veprat që lënë pas vetes, atë që tjerët mendojnë për ta, dhe rrëfimi që ata e thurin për vetveten. Portet më të definuar dhe më të ndritshëm, kanë individët për të cilët flasin veprat e tyre, e jo rrëfimet. Kjo veçanërisht vlen për politikanët. E sa u përket politikanëve shqiptarë në Maqedoni, portretin e tyre e përbëjnë edhe dy shtresa tjera: atë që mendon Tirana e Prishtina për ta. Mendim i cili me shumëçka, dikur a edhe sot, ka qenë përcaktues për fatin e tyre politik në Maqedoni. ...
Më tepër
image

Derën e të shurdhrit duhet ta hapësh vet

Përderisa elitat politike të etnitetit maqedonas kërkonin rrugë nga më të pamundshmet që me çdo kusht të arrijnë qëllimet e tyre, që t‘ia lehtësojnë popullit të vetë rrugëtimin drejt sforcimit të boshtit kurrizor etnik, politikanët shqiptarë në Maqedoni kërkonin arsyetime nga më të palogjikshmet për dështimet e veta. Dhe kështu, shtatëmbëdhjetë vite me radhë, në Maqedoni vazhdon shfaqja e njëjtë absurde e dy taborëve politikë të dy etniteteve numerikisht më të mëdha që jetojnë në këtë shtet....
Më tepër
image

Numrat dhe vijat

Shpjeguesit e simbolikës së numrave, do mund të thoshin se dyshi në numrin e vitit 2008, lë të shpresosh se sivjet do ndodh çiftëzimi i ambicieve tona shqiptare me të arrirat. Se tetëshja, si simbol i baraspeshës, paralajmëron arritjen e simetrisë së plot mes asaj që duam dhe potencialit që kemi. Por, do shtojnë ata, dy zerot, si numra që shënojnë hiçin, mund të kenë domethënien e vetërrotullimit të dyfishtë të shqiptarëve rreth boshtit të lodhjes së tyre dhe fillimin e dy ciklave të rinj që do kërkojnë flijime, e pa të cilat nuk do mund të arrihet çiftimi dhe simetria që paralajmërojnë dyshi e tetëshja....
Më tepër
image

Çerekhëna dhe kryqi janë fole të shqiponjës

Në fillim të dekadës së nëntë të shekullit të kaluar, balta e mosmarrëveshjeve mes etnitetit maqedonas dhe atij shqiptar në Maqedoni ishte aq e thellë dhe aq ngjitëse, sa e la e kaluara e propagandës antishqiptare, e fabrikuar në punëtoritë serbe të Beogradit. E cila kryesisht mbështetej mbi mendësinë e "popujve shtetformues" - sllavëve të jugut - të cilëve u bie në hise të mbrojnë këto hapësira nga "rreziku shqiptar". Pra, bëhej fjalë për ndasi të dukshme në mbrojtës dhe armiq të natyrshëm të shtetit. ...
Më tepër