Fillimi | Analiza
back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 145 | shfaqen: 31 - 40

Analiza

image

Përmendoret e përbuzjes

Shqiptarët e Maqedonisë ndjehen të përbuzur sepse kur përfaqësuesve të vet qeveritarë ua shpalosin këto të dhëna, ata arsyetohen se vendimet për këto harxhime janë sjell para se ata të vijnë në qeveri. Pra, japin përgjigje që u shkon për shtati atyre që mendojnë se ne nuk dimë asgjë, që besojnë se ata kanë obligim t’i arsyetojnë veprimet e Gruevskit, e jo të ndërmarrin diçka që ta ndalin këtë koncept politik të qeverisë së VMRO-DPMNE-së, koncept i cili një popull e favorizon, e tjetrin e përbuzë.
Më tepër
image

S’ka kush të turpërohet

Por, në të gjitha këto pakënaqësi të shqiptarëve të këtushëm me ligjet dhe vendimet që i sjellë qeveria e Gruevskit, ka diçka që arrin kufirin e absurdit: reagimet e shqiptarëve ndaj qeverisë së VMRO-DPMNE-së kanë intonacionin thuajse në atë qeveri nuk ka kush ta përcjellë zërin shqiptarë, thuajse në atë qeveri vendosin vetëm ministrat e VMRO-DPMNE-së, e jo edhe ata të BDI-së. Gjë që mund të ketë vetëm dy domethënie: o shqiptarët e këtushëm janë pajtuar me realitetin se përfaqësuesit e tyre në qeveri janë vetëm kukulla pa zë, o kanë frikë që pakënaqësitë e veta t’i drejtojnë në adresën e duhur – në selinë e BDI-së, që ka për obligim të mbrojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë. ...
Më tepër
image

Ditët e gëzimdhembjes

Dhe nuk ka dyshim se lindje-vdekjet njerëzore janë më të përsëritura mbi këtë rruzull tokësorë, por gjithmonë kanë freskinë thuajse ndodhin për herë të parë. Në të vërtetë, ato edhe janë të papërsëritshme, për çdonjërin prej nesh....
Më tepër
image

Muzeu i dështimeve

Këtë përshtypje njeriu mund ta ketë shkaku se mjaftojnë vetëm dymbëdhjetë muaj që të realizohet e tëra ajo që kanë arritur shqiptarët e këtushëm për dy dekada me radhë. Përfshi këtu edhe arritjet që Ali Ahmeti i numëron në çdo intervistë të tij, duke dashur kështu të tregojë sa i mirë është Gruevski, e sa jo mirënjohës jemi ne që e kritikojmë qeverinë e tanishme. ...
Më tepër
image

Çokollatë me speca që djegin

Kur jemi te mendimi kritik i dukurive negative në shoqërinë e shqiptarëve të këtushëm, ai mund të shpjegohet vetëm me dy fjali: shaje atë që nuk e pëlqen lideri i partisë në pushtet dhe lavdëro ata që janë ulur në kolltukët qeveritar. Apo, atë që është në opozitë mund ta ofendosh deri në ashtin familjar, që pastaj, kur të vijë në pushtet, të gjunjëzohesh përpara tij dhe ai, i mahnitur nga vogëlsia e të gjunjëzuarit, të mendojë se i ka hije edhe të falë edhe të harrojë. Duke dëshmuar kështu se nuk e ka kuptuar se të falësh është virtyte i lartë njerëzorë, por harresa është tipare e atyre që nuk dinë ta mbrojnë të kaluarën e vet, që nuk kanë të sotme dhe mbeten pa ardhmëri....
Më tepër
image

Si heronj mbi gomar

uke i ndjerë si të tilla, si të lindura nga e njëjta nënë – nga konflikti i 2001 – shqiptarët e këtushëm nuk kishin asnjë arsye pse mos ia besonin Ali Ahmetit realizimin e Marrëveshjes së Ohrit. Dhe kështu, në zgjedhjet parlamentare të 2002, ai morri besimin e popullit dhe fatin e partisë së vet e lidhi në nyje me realizimin e kësaj Marrëveshjeje. Me çka, BDI-ja hyri në kabinetet qeveritare ende e pakonsoliduar, pa mbajtur as kongresin e sajë të parë, ashtu siç u ka hije partive revolucionare që kanë dy shtylla që i mbajnë në këmbë - aurën e kryetarit dhe të kaluarën e famshme të ish UÇK-së....
Më tepër
image

Republika e Tanushës

Pra, që nga viti 2001, Tanusha u bë metaforë e një të kaluar plotë mosmarrëveshje shqiptaro-maqedonase, u bë kufi që ndan periudhën e para konfliktit, nga vitet e shpresës së madhe se Marrëveshja e Ohrit do ishte çelësi i munguar i harmonisë ndëretnike. Dhe si i tillë, ky fshat sot pasqyron gërshetimin e një të kaluar të hidhur me një të sotme shumë të largët nga ajo që shpresonin shqiptarët e këtushëm...
Më tepër
image

Në pritje që të pjellë mushka

Por, shqiptarët mund të jenë vetëm polic dhe shefa “kukulla”, të cilët askush nuk i përfill nëse nuk i nënshtrohen kushëririt të Gruevskit. Kështu që ata kanë të drejtë të arrestojnë e të ndëshkojnë shqiptarë, por në çastin kur vetëgënjehen se janë dikush në MPB, kushëriri i Gruevskit ua kurdisë lojën që vetë shqiptarët të mos u besojnë, e të kërkojnë ndihmë nga ndonjë “sasho”. ...
Më tepër
image

Njëra valë i shtyn tjetra i tërheq

Bujanoci është një nga ato komunat shqiptare që ndërlidhin unazën e jashtme të popullit tonë në këtë Ballkan, janë një nga shtyllat e murit që mbron brendinë e “kalasë” kombëtare. E të jesh pika e skajshme e popullit tënd në këtë Ballkan, do të thotë të mbijetosh me vështirësi dhe pandërprerë të ndjesh mbi ty përplasjen e valëve të urrejtjes së tjetrit ndaj etnisë tënde. Aq më shumë kur ke punë me një Serbi, e cila mbase edhe shumë vite nuk do çlirohet nga prangat e vetëdijes se ka qenë, e duhet të mbetet, “pandur” i Ballkanit, andaj edhe nuk të ndërton as biblioteka e as shkolla, por pranë pragut të derës t’i sjell kazermat ushtarake....
Më tepër
image

Mes nostalgjisë dhe vrullit

Se Prishtina jeton mes vrullit rinorë dhe nostalgjisë së të moshuarve, mund ta vëreni edhe nëse i vizitoni kabinetet qeveritare të Kosovës. Në ato kabinete do shihni plotë të rinj të shkolluar që u asistojnë ministrave të PDK-së dhe plotë të ardhur nga e djeshmja që i këshillojnë ata të LDK-së. Dhe pasi ta vëreni këtë, nuk ka si mos e pyetni veten se si ia del Kryeministri i Kosovës t’i harmonizojë vrullin dhe nostalgjinë. Apo, si i ardhur nga Maqedoni, nuk ke si mos thuash: pse Ali Ahmeti nuk i viziton ish bashkëluftëtarët e vet, që ta kuptojë se ku qëndron dallim mes PDK-së të dalë nga lufta e 1999 dhe BDI-së që e polli konflikti i 2001....
Më tepër