Kim Mehmeti
Fillimi | Analiza

Analiza

back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 182 | shfaqen: 71 - 80
image

Muzeu i dështimeve

Këtë përshtypje njeriu mund ta ketë shkaku se mjaftojnë vetëm dymbëdhjetë muaj që të realizohet e tëra ajo që kanë arritur shqiptarët e këtushëm për dy dekada me radhë. Përfshi këtu edhe arritjet që Ali Ahmeti i numëron në çdo intervistë të tij, duke dashur kështu të tregojë sa i mirë është Gruevski, e sa jo mirënjohës jemi ne që e kritikojmë qeverinë e tanishme.
me teper
image

Çokollatë me speca që djegin

Kur jemi te mendimi kritik i dukurive negative në shoqërinë e shqiptarëve të këtushëm, ai mund të shpjegohet vetëm me dy fjali: shaje atë që nuk e pëlqen lideri i partisë në pushtet dhe lavdëro ata që janë ulur në kolltukët qeveritar. Apo, atë që është në opozitë mund ta ofendosh deri në ashtin familjar, që pastaj, kur të vijë në pushtet, të gjunjëzohesh përpara tij dhe ai, i mahnitur nga vogëlsia e të gjunjëzuarit, të mendojë se i ka hije edhe të falë edhe të harrojë. Duke dëshmuar kështu se nuk e ka kuptuar se të falësh është virtyte i lartë njerëzorë, por harresa është tipare e atyre që nuk dinë ta mbrojnë të kaluarën e vet, që nuk kanë të sotme dhe mbeten pa ardhmëri.
me teper
image

Si heronj mbi gomar

uke i ndjerë si të tilla, si të lindura nga e njëjta nënë – nga konflikti i 2001 – shqiptarët e këtushëm nuk kishin asnjë arsye pse mos ia besonin Ali Ahmetit realizimin e Marrëveshjes së Ohrit. Dhe kështu, në zgjedhjet parlamentare të 2002, ai morri besimin e popullit dhe fatin e partisë së vet e lidhi në nyje me realizimin e kësaj Marrëveshjeje. Me çka, BDI-ja hyri në kabinetet qeveritare ende e pakonsoliduar, pa mbajtur as kongresin e sajë të parë, ashtu siç u ka hije partive revolucionare që kanë dy shtylla që i mbajnë në këmbë - aurën e kryetarit dhe të kaluarën e famshme të ish UÇK-së.
me teper
image

Republika e Tanushës

Pra, që nga viti 2001, Tanusha u bë metaforë e një të kaluar plotë mosmarrëveshje shqiptaro-maqedonase, u bë kufi që ndan periudhën e para konfliktit, nga vitet e shpresës së madhe se Marrëveshja e Ohrit do ishte çelësi i munguar i harmonisë ndëretnike. Dhe si i tillë, ky fshat sot pasqyron gërshetimin e një të kaluar të hidhur me një të sotme shumë të largët nga ajo që shpresonin shqiptarët e këtushëm
me teper
image

Në pritje që të pjellë mushka

Por, shqiptarët mund të jenë vetëm polic dhe shefa “kukulla”, të cilët askush nuk i përfill nëse nuk i nënshtrohen kushëririt të Gruevskit. Kështu që ata kanë të drejtë të arrestojnë e të ndëshkojnë shqiptarë, por në çastin kur vetëgënjehen se janë dikush në MPB, kushëriri i Gruevskit ua kurdisë lojën që vetë shqiptarët të mos u besojnë, e të kërkojnë ndihmë nga ndonjë “sasho”.
me teper
image

Njëra valë i shtyn tjetra i tërheq

Bujanoci është një nga ato komunat shqiptare që ndërlidhin unazën e jashtme të popullit tonë në këtë Ballkan, janë një nga shtyllat e murit që mbron brendinë e “kalasë” kombëtare. E të jesh pika e skajshme e popullit tënd në këtë Ballkan, do të thotë të mbijetosh me vështirësi dhe pandërprerë të ndjesh mbi ty përplasjen e valëve të urrejtjes së tjetrit ndaj etnisë tënde. Aq më shumë kur ke punë me një Serbi, e cila mbase edhe shumë vite nuk do çlirohet nga prangat e vetëdijes se ka qenë, e duhet të mbetet, “pandur” i Ballkanit, andaj edhe nuk të ndërton as biblioteka e as shkolla, por pranë pragut të derës t’i sjell kazermat ushtarake.
me teper
image

Mes nostalgjisë dhe vrullit

Se Prishtina jeton mes vrullit rinorë dhe nostalgjisë së të moshuarve, mund ta vëreni edhe nëse i vizitoni kabinetet qeveritare të Kosovës. Në ato kabinete do shihni plotë të rinj të shkolluar që u asistojnë ministrave të PDK-së dhe plotë të ardhur nga e djeshmja që i këshillojnë ata të LDK-së. Dhe pasi ta vëreni këtë, nuk ka si mos e pyetni veten se si ia del Kryeministri i Kosovës t’i harmonizojë vrullin dhe nostalgjinë. Apo, si i ardhur nga Maqedoni, nuk ke si mos thuash: pse Ali Ahmeti nuk i viziton ish bashkëluftëtarët e vet, që ta kuptojë se ku qëndron dallim mes PDK-së të dalë nga lufta e 1999 dhe BDI-së që e polli konflikti i 2001.
me teper
image

Arabizimi i gazetarisë shqiptare

Gjatë promovimit në Tiranë, botuesit tim nga Shqipëria i bie në sy mungesa e kolegëve të mi “opinionistë”. Unë i them: Mjafton që kanë ardhur Zija Çela, Flutura Açka dhe disa kolegë të mi të TV “Top-Channelit”. Ndjehem më mirë kur i kam pranë shkrimtarët dhe ata me të cilët punojmë së bashku në një TV me të cilin mburren edhe shqiptarët e Maqedonisë. Pastaj shtojë: Mbase nuk kanë ardhur sepse u mungon këpuca që e hodhën përpara godinës së kryeministrisë në shenjë proteste kundër dhunës mbi gazetarët.
me teper
image

Të kapur në pezhishkën e populizmit

Dhe sot, kur aq debatohet për referendumin e premtuar të Gruevskit për emrin e ardhshëm të shtetit, ka ardhur çasti i fundit kur shqiptarët e Maqedonisë do duhet të thonë hapur se s’kanë pse të merren me referendumin i cili ka të bëjë me mbrojtjen e boshtit kurrizor të etnisë maqedonase, e jo me forcimin e skeletit të shtetit.
me teper
image

S'duhet ndërruar uniformat por ushtarët

Nëse merrni lapsin dhe bëni llogaritë sa Gruevski investon nëpër mediat në gjuhën maqedonas në formë reklamash, sa para të shtetit harxhon kjo qeveri për prezantimin mediatik të pushtetarëve të VMRO-DPMNE-së, do vëreni se qeveria harxhon më shumë para për “latasët” e saj se sa për të gjitha institucionet kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe pas këtij konstatimi, nuk ka si mos e pyetni veten: vallë këta pushtetarët tanë nuk dinë ta përdorin digitronin dhe të caktojnë se sa është 30 për qindëshi i buxhetit shtetëror e Gruevskit t’i tregojnë sa harxhon edhe paratë që nuk i takojnë vetëm atij.
me teper
back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 182 | shfaqen: 71 - 80