Fillimi | Intervista | Kim Mehmeti: Nëse vazhdon kësaj rruge Maqedonia do të zhbëhet

Kim Mehmeti: Nëse vazhdon kësaj rruge Maqedonia do të zhbëhet

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Përndryshe, këtë shtet asgjë nuk do mund ta shpëtojë. Jo pse nga dita në ditë shtohet frustrimi i shqiptarëve të këtushëm, por ngaqë nga dita në ditë rritet numri i maqedonasve që mendojnë se forca e tyre është proporcionale me lartësinë e përmendoret që ua ndërton qeveria e Gruevskit, i cili assesi ta lexojë drejtë heshtjen e sotme të shqiptarëve të këtushëm, heshtje që nuk është e barabartë me dëgjueshmërinë e shqiptarëve që i ka në qeveri, thotë Kim Mehmeti. Më poshtë e keni intervistën e plotë të shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptarë Kim Mehmeti.

 

Në një intervistë ekskluzive për portalin “Almakos”, shkrimtari dhe publicistë i njohur shqiptar thotë se koret antishqiptare që dëgjohen ditëve të fundit nëpër ndeshjet sportive, shprehin atë që të rinjtë maqedonas dëgjojnë nga prindërit e tyre dhe në mjediset ku rriten e arsimohen, se ato britma janë zëri i vetëdijes se të ofendosh shqiptarët nuk është mëkat që institucionalisht ndëshkohet, por përkundrazi, të bënë hero. Kim Mehmeti vlerëson se pushtetarët shqiptarë ia mundësuan sunduesit maqedonas që më lehtë të vazhdojë me ndërtimin e një shteti që interesin e etnitetit maqedonas e ka interes shtetëror, e interesin e shqiptarëve çështje “komunale”. Pala maqedonase ia doli që shqiptarët e këtushëm t’i çojë të vrapojnë pas zgjidhjes së problemeve që ajo ua shkakton, duke e ditur se aty i ka “tenderokratët” shqiptarë që do dalin e do arsyetojnë çdo veprim të saj, çdo veprim të “sunduesi” i cili në ndërkohë atyre u bënë ndonjë lëshim sa të mos demaskohet plotësisht pozita e tyre e “vasalit” të nënshtruar, thotë Kim Mehmeti duke vlerësuar kështu pozitën e partisë shqiptare në pushtet.  Më tej ai shton se në këtë fazë ku ndodhet sot Maqedonia, ajo ka nevojë për një rikonstruim të saj kushtetues e shoqëror. Përndryshe, këtë shtet asgjë nuk do mund ta shpëtojë. Jo pse nga dita në ditë shtohet frustrimi i shqiptarëve të këtushëm, por ngaqë nga dita në ditë rritet numri i maqedonasve që mendojnë se forca e tyre është proporcionale me lartësinë e përmendoret që ua ndërton qeveria e Gruevskit, i cili assesi ta lexojë drejtë heshtjen e sotme të shqiptarëve të këtushëm, heshtje që nuk  është e barabartë me dëgjueshmërinë e shqiptarëve që i ka në qeveri, thotë Kim Mehmeti. Më poshtë e keni intervistën e plotë të shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptarë Kim Mehmeti.

Almakos: Zotëri Mehmeti si i shpjegoni ngjarjet e fundit në Maqedoni. Bëhen gjithnjë e më të zëshëm koret nëpër sallat sportive që ofendojnë shqiptarët dhe çdo gjë përfundon me reagimet e OJQ-ve? 

K. Mehmeti:  Maqedonia nuk ka potencë politike e as institucionale të baraspeshojë interesat shumetnike të qytetarëve të saj, e veçanërisht të dy etniteteve më të mëdha – atë të maqedonasve dhe shqiptarëve. Ajo tani është vënë në shërbim të vetëm një interesi – të atij të etnitetit maqedonas. Dhe ngutshëm ua vjedh të sotmen e të ardhmen shqiptarëve.  Relacionin ndëretnik shqiptaro-maqedonas, Maqedonia zyrtare e konsideron si një ndeshje sportive ku çdo gjë është vënë në shërbim që “lojën” politike ta fitojë pala maqedonase. Dhe deri më tani, pala maqedonase është në avantazh të madh. Jo pse luanë mirë, po pse ne kemi lojtarë politik që nga politika marrin vesh vetëm aq sa dinë të nënshkruhen në listat e pagave mujore. Dhe kemi një Tiranë me diplomaci inferiore, e cila është aq “properëndimore” sa nuk ia del të sheh çka ndodh matanë kufirit, në lindje të saj. Koret antishqiptare shprehin atë që të rinjtë maqedonas dëgjojnë nga prindërit e tyre dhe në mjediset ku rriten e arsimohen. Ato britma janë zëri i bindjes se kanë edhe mbrojtjen institucionale, i bindjes se të ofendosh shqiptarët nuk është mëkat që institucionalisht ndëshkohet, por përkundrazi, të bënë hero. Më në fund, çka mund të pritet në një shtet ku edhe me parat e shqiptarëve botohet  Enciklopedi që fyen tërë një popull, në një shtet ku ke libra shkollor me plotë shtrembërime të realitetit, shtet ku zbatohen projekte që deshqiptarizojnë Shkupin, Manastirin dhe tërë këtë hapësirë që me shekuj ka qenë shumetnike dhe tokë edhe e  shqiptarëve.

Almakos: Ku qëndron këtu faktori politik i shqiptarëve të Maqedonisë?

K. Mehmeti: Politikanët e këtushëm shqiptarë nuk ia dolën të jenë bashkësundues të Maqedonisë, por mbetën “valinj” të “vilajetit” shqiptarë.  Me këtë ata e “institucionalizuan” pozitën e vet të “vasalit” dhe u kënaqën me atë që të mbanë nën kontroll popullatën e vet, me çka ia mundësuan sunduesit maqedonas që më lehtë të vazhdojë me projektet që kanë vetëm një qëllim: ndërtimin e një shteti që interesin e etnitetit maqedonas e ka interes shtetëror, e interesin e shqiptarëve çështje “komunale”. Duke u ndërtuar si e tillë, ndërkombëtarisht për Maqedoninë flitet vetëm për një shtet ku zgjidhet çështja e identitetit etnik maqedonas, e jo si vend që është i sëmurë nga kanceri i mosmarrëveshjeve ndëretnike. Pra, pala maqedonase ia doli që shqiptarët e këtushëm t’i çojë të vrapojnë pas zgjidhjes së problemeve që ajo ua shkakton, duke e ditur se aty i ka “tenderokratët” shqiptarë që do dalin e do arsyetojnë çdo veprim të saj, çdo veprim të “sunduesi” i cili në ndërkohë u bënë ndonjë lëshim sa të mos demaskohet plotësisht pozita e tyre e “vasalit” të nënshtruar. 

Almakos: Juve dikur ju numëronin si përkrahës të BDI-së dhe Ali Ahmetit. Sot jeni kritik ndaj politikës së partisë shqiptare në pushtet?

K. Mehmeti: Vallë ishte e mundur të mos përkrahësh ata që flijuan jetën e tyre për të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë? Pastaj, nuk e kam atë shprehi që cilindo ta paragjykoj vetëm në bazë të asaj që flitet për të nëpër çajtore, sepse e di se edhe për mua, çka nuk flitet. Njerëzit dhe partitë duhet t’i vlerësojmë për punën që bëjnë. Unë, e mbase edhe shumë të tjerë, besonim se BDI-ja nuk do i përsërisë gabimet e mëparshme të partive politike shqiptare, besonim se ajo nuk donë ta bëjë popullin pronë të veten, por do bëhet parti që do i shërbejë popullit. Ne jo se nuk e dinim që disa nga drejtuesit e BDI-së kishin lexuar vetëm veprat e Enver Hoxhës, por shpresonim se kishin jetuar aq gjatë në perëndim sa mos ktheheshin këtu ashtu siç shkuan: vetëm me çiftelinë dytelashe në krahë. Pra shpresonim se e kishin kuptuar se  në çastin kur partinë e barazon me popullin, ti në të vërtetën demokracinë e ke kuptuar si “enverizëm” të një lloji tjetër ku nuk i asgjëson ata që e kundërshtojnë ideologjinë, por ata që e shpalos të vërtetën se  për shumica nga ata që vajtojnë për të mirën e popullit, e vetmja ngjyrë “kombëtare” që  e njohin e të cilës i përkulen, është ngjyra e euros dhe dollarit.  Në thelb, veprimi politik i BDI-së sot është ai i ndërtimit të “bashkim-vëllazërimit” mes elitave politike, me shpresë se kjo “vëllazëri” i partive maqedono-shqiptare në pushtet, do rezultojë me vëllazërimin shqiptaro-maqedonas.  Si qëllim njerëzorë ku është shumë fisnik, por si veprim politik është aq i pakuptimtë sa edhe ringjallja e socializmit. Duke qenë disa nga kryesuesit e BDI-së   “misionarë” të mësuar të veprojnë në “treshe” dhe të ardhur nga e djeshmja “leniniste”,  ata edhe njohin vetëm veprimin politik që mbështetet në dëgjueshmëri partiake dhe në parimin “populli jemi ne”. Andaj edhe demokratizmin e shoqërisë së këtushme  shqiptare e ndërtojnë sipas formaleve se nuk kanë vlerë aftësitë personale, por “uniteti i popullit me partinë”. Gjë që shumë shtrenjtë do i kushtojë shqiptarët e Maqedonas dhe gjë për të cilën ata sot paguajnë haraç të madh, ngaqë edhe pas dy dekadave, mbetën popull jashtinstitucional edhe pse kanë përfaqësues të tyre nëpër institucionet shtetërore. E kjo ndodh ngaqë ata përfaqësues thirren në emër të popullit, po janë në shërbim të elitave sunduese maqedonas, janë vënë në mbrojtje të pushtetit nga shqiptarët e jo të shqiptarëve nga pushteti. Andaj edhe keni situata paradoksale kur kritikuesit shqiptarë të politikave të Gruevskit, janë më të papëlqyerit për BDI-në. Thjeshtë, kjo parti ua ka përcjellë shqiptarëve të këtushëm një porosi të cilën një pjesë e popullit mbase edhe nuk e ka kuptuar ashtu siç duhet: kur flet partia, populli duhet të heshtë. Duke mos e kuptuar këtë porosi, një pjesë e shqiptarëve të këtushëm, as që e vëren se kryesuesit e BDI-së nuk janë të angazhuar të shpëtojnë shtetin, e as popullin në emër të të cilit thirren, por i janë përkushtuar qëllimit të shpëtojnë vetveten. Shkurt, mendoj se shqiptarët e Maqedonisë kanë mbet peng i kryesuesve partiak që nuk prodhojnë politikë shqiptare, por janë prodhim i grykësisë së tyre për të qenë sa më pranë grazhdit pushtetarë, e çka me mjeshtri e përdorin elitat politike maqedonase duke i bëri ata “vasal” të cilët kërkojnë votën e popullit, por i nënshtrohen vullnetit të sunduesit. 

Almakos: Për fund, si e parashikoni të ardhmen e Maqedonisë? Mendoni se anëtarësimi i saj në NATO dhe BE do ndodh së shpejti dhe se kjo do e përmisojë situatën e brendshme në vend?

K. Mehmeti: Nuk ka dyshim se ombrella euro-atlantike është e rëndësishme për një shtet të brishtë siç është Maqedonia, e cila nuk ndërton institucione demokratike shtetërore ,por institucione një etnike që kanë qëllim parësorë të afirmojnë e ta çojnë përpara interesin e etnitetit maqedonas. Por, edhe sikur të ndodh që nesër Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, ajo nuk do mund t’i shmanget rrugës së zhbërjes së saj nga është katandisur posaçërisht viteve të fundit dhe do duhet mjeshtri që të del nga kjo rrugë. Nuk është e vështirë të vërehet: pushtetarët shqiptarë kanë harruar popullin e vet duke u angazhuar që vendi të bëhet pjesë e strukturave euro-atlantike, ndërsa pushtetarët maqedonas kanë harruar se ekziston NATO-ja dhe BE-ja nga përkushtimi ta fitojnë lojën politike e të forcojnë boshtin kurrizor etnik maqedonas. Andaj pushtetarët e sotëm maqedonas nguten të pushtojnë sa më shumë nga pjesa që nuk u takon, duke e ditur se me anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, do jenë të detyruar të respektojë standardet që i nënkupton anëtarësimi në NATO dhe BE. Shkurt, ata duan që para anëtarësimit në NATO e BE, Maqedonia të jetë e kompletuar si shtet i pronarëve maqedonas dhe i të tjerëve që i asistojnë popullit shtetëformues.  Të koncentruar që ta fitojnë këtë lojë politike, pushtetarët e sotëm të Maqedonisë nuk e shohin se procesi i zhbërjes së këtij shteti është proporcional me procesin e pyllëzimit të këtij shteti me përmendore dhe kryqe ortodokse dhe se heshtja e shqiptarëve të këtushëm është më brengosëse se sa britmat e koreve të tifozëve maqedonas që kërkojnë “Dhoma gazi” për shqiptarët.  Në këtë fazë ku ndodhet sot Maqedonia, ajo ka nevojë për një rikonstruim të saj kushtetues e shoqëror. Përndryshe, këtë shtet asgjë nuk do mund ta shpëtojë. Jo pse nga dita në ditë shtohet frustrimi i shqiptarëve të këtushëm, por ngaqë nga dita në ditë rritet numri i maqedonasve që mendojnë se forca e tyre është proporcionale me lartësinë e përmendoret që ua ndërton qeveria e Gruevskit, i cili assesi ta lexojë drejtë heshtjen e sotme të shqiptarëve të këtushëm. Dhe mbase këtë heshtje ai nuk ia del ta lexojë ngaqë mendon se ajo është e barabartë me dëgjueshmërinë e shqiptarëve që i ka në qeveri.

http://almakos.com/lajme/maqedoni/3674-kim-mehmeti%3A-gruveski-me-bdi-n%C3%AB-d%C3%ABshirojn%C3%AB-t%E2%80%99i-v%C3%ABn%C3%AB-n%C3%ABn-kontroll-edhe-korrespondent%C3%ABt-shqiptar%C3%AB.html

 



Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Intervista
Previous
image
Intervista/ Kim Mehmeti patriot, nacionalist apo kozmopolit?
Intervista “START 19+1” - Nga: Artan Dokuzi / Eno Shkëmbi Në intervistën “Start 19+1” vjen Kim Mehmeti, publicisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar nga Maqedonia. E ...
image
"Shqipëritë" e Kim Mehmetit
I njohur si një njeri që nuk ka qime në gjuhë, Kim Mehmeti ka nisur të quajë Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë në një emër “Shqipëritë ...
image
Kim Mehmeti: Na shpallin "masha" të Cërvenkovskit, ata që janë dorë e zgjatur e Gruevskit!
Kim Mehmeti, shkrimtari shqiptar nga Maqedonia në një intervistë ekskluzive për shqiptarja.com, jep një panoramë sipas mendimit të tij për shqiptarët e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, ...
image
Kim Mehmeti: Të gjithë ne jemi “kriminelë kujdestarë”!
Kështu siç sillet policia, çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”, e të sjell aty dëshmitë që i mungojnë për të na shpallur ...
image
Kim Mehmeti: Qeveria e Gruevskit është "Qeveri fashizoide"
  Analisti dhe publicisti  Kim Mehmeti në intervistën dhënë për Lajm Kosovë, në lidhje me incidentet e fundit në Maqedoni ka fajësuar shërbimin sekret serb që ...
image
Kim Mehmeti: Nëse vazhdon kësaj rruge Maqedonia do të zhbëhet
Përndryshe, këtë shtet asgjë nuk do mund ta shpëtojë. Jo pse nga dita në ditë shtohet frustrimi i shqiptarëve të këtushëm, por ngaqë nga dita në ditë rritet numri i maqedonasve që mendojnë se forca e tyre është proporcionale me lartësinë e përmendoret që ua ndërton qeveria e Gruevskit, i cili assesi ta lexojë drejtë heshtjen e sotme të shqiptarëve të këtushëm, heshtje që nuk është e barabartë me dëgjueshmërinë e shqiptarëve që i ka në qeveri, thotë Kim Mehmeti. Më poshtë e keni intervistën e plotë të shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptarë Kim Mehmeti....
image
Marrëdhëniet ndëretnike - problem madhor
Problemi më madhor i Maqedonisë janë marrëdhëniet ndëretnike… Maqedonia ndërtohet sipas formulave të ish-Jugosllavisë, ku kemi marrëdhënie të mira mes elitave politike multi-etnike, mirëpo poshtë ...
image
Kim Mehmeti: Fëmijëria ime si “katundar” përballë zorraxhinjve të Shkupit
Njeriu vetëm si i mitur e sheh botën dhe e përjeton atë të atillë siç është. Më vonë, çdo gjë nga pakë është manipulim, përshtatje, çdo gjë është nga pakë orvatje të jesh i pranuar nga të tjerët, të jesh i tillë siç duan të të shohin ata që të duan, e jo ai që je. Duke qenë fëmijëria forma më burimore e përjetimit të jetës, duke qenë fëmijëria përjetimi më njerëzorë i kësaj bote, ajo mbetet edhe pjesa më e freskët, më e vlefshme e jetës sonë, e të cilën gjithmonë e kujtojmë me mall dhe duam t’i rikthehemi, gjë që është e pamundur.... Kim Mehmeti, ka këtë koncept për fëmijërinë në përgjithësi...Por ditët e fëmijërisë së tij janë mjaft të veçanta, përjetimet po ashtu. Edhe kjo intervistë e ciklit të gjatë me rrëfime shkrimtarësh nga fëmijëria e tyre...është një intervistë e rrallë, jo aq për faktet, sa për këndvështrimet interesante dhe stilin e rrallë të të rrëfyerit. Le ta ndjekim... ...
image
Po të mos isha shkrimtar, do të isha i pasur!
  Prej sot gazeta “Lajm” do të fillojë rubrikën e rregullt “Çka do të isha, po të mos isha...”. Personalitete të njohura të jetës politike, kulturore, ...
image
Kim Mehmeti: Si e mbaj mend Shqipërinë e vitit 1991 dhe pse m'u dhimbs më 1997
Intervistoi gazetarja Fatmira Nikolli Kimi na rrëfehet ngadalë. Ka një botë të tërë në vetvete e kujtime pa fund. Nis të kujtohet për fëmijërinë kur kënaqej ...
image
Pushteti sillet si vjedhësi që bërtet: kapeni hajdutin!
“Politikani që vlerë dhe forcë të vetmen ka emblemën partiake dhe atë të institucionit që drejton, i ngjanë derrit që majmet në baltën e ngrohtë politike, e ku ushqehet me krimbat e shtetit që kalbet. Qeveria e Gruevskit është e përbërë nga qeveritarë shqiptarë e maqedonas, shumica e të cilëve vështirë se kanë guxuar të ëndërrojnë ndonjëherë se do bëhen plak katundi, e jo më drejtues shteti”, thotë shkrimtari Kim Mehmeti në një intervistë ekskluzive për gazetën “Koha e Re”...
image
Viti 2011 për shqiptarët do të jetë më i keq se viti 2010
Edhe gjatë vitit 2010 Kim Mehmeti me kolumnat e tij të rregullta u veçua ndër kronikët më të mirë të aktualitetit shqiptar jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Prandaj mendojmë se kemi bërë zgjedhjen e qëlluar të personit i cili në fund të vitit 2010 mund të flasë për atë se çka mund të na presë vitin e ardhshëm....
image
Mirupafshim deri në provokimin e radhës...
Më ndihmon intuitae shkrimtarit dhe nuk dua të merrem me komentimin e asaj që ndodh. Dua të paralajmëroj atë që do të ndodhë". Me këto fjalë shprehet shkrimtari Kim Mehmeti për publicistikën e përmbledhur në librin e tij "Farë e bimës së keqe", promovuar dje në Tiranë e botuar nga "Toena". Në këtë intervistë, përveç një përshkrimi të veprës, autori i një sërë librash flet edhe për problemet që shqetësojnë shqiptarët në shtetin fqinj, por tregon edhe për karakterin "profetik" të shkrimeve të tij. Si një zë që del hapur kundër ofendimit të shqiptarëve, Mehmeti tregon pozicionin e vet edhe si shkrimtar që shkruan edhe në shqip, edhe në maqedonisht, shpreh lodhjen që ndjejnë qytetarët në pritje që maqedonasit të sqarojnë dilemat e tyre. Teksa komenton lëvizjet politike, sipas tij të gabuara të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, për sa i përket "Enciklopedisë filmike" të sapobotuar dhe cilësimit në të të Bekim Fehmiut si maqedonas, Mehmeti thotë se "një popull që vjedh, është i mjerë".....
image
Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftë hapur
Në enciklopedinë maqedonase thuhet se shqiptarët janë ardhacakë dhe si të tillë, ne duhet të çlirohemi nga ata. Ky botim fton në luftë. Duhet t'iu djegësh akademinë, duhet t'u thuash të mos luajnë me zjarr, se do të digjen. Ata po na provokojnë, dhe kjo do të thotë që na konsiderojnë si armiq, dhe ne duhet të sillemi si armiq. Në mos tjetër, iu duhet treguar vendi". ...
image
Kim Mehmeti: Nuk na ndodh asgjë e pamerituar
Kim Mehmeti është nga ata intelektualë shqiptarë që interesat kombëtare i artikulon me ndjeshmëri jo nacionale, por me shprehitë e familjes së tij, gjuhës dhe kulturës. Sa për Ballkanin, pse ai është sot temë ekzotike për intelektualët e tjerë dhe për atë vetë, si dhe një “Piter Pan i vështirë” për evropianët një ditë më parë në festivalin ndërkombëtar të poezisë, Mehmeti zbulon jo vetëm kompleksin e sotëm për këtë temë, por dhe prirjet për ta çmitizuar këtë debat. Ekskluzivisht për “standard”, Kim Mehmeti rrëfen pse duhet të kemi jetë të brendshme kombëtare, sidomos kulturore. ...
Next