Fillimi | Intervista | Kim Mehmeti: Të gjithë ne jemi “kriminelë kujdestarë”!

Kim Mehmeti: Të gjithë ne jemi “kriminelë kujdestarë”!

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kështu siç sillet policia, çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”, e të sjell aty dëshmitë që i mungojnë për të na shpallur të tillë, thotë Mehmeti

Shkup, 4 maj - Në një intervistë për “Lajm” publicisti Kim Mehmeti flet për operacionin “Monstrum”  që ndërmori policia para pak ditëve. “Sipas veprimeve të policisë del se të gjithë shqiptarët - përpos qeveritarëve shqiptarë – jemi kriminelë potencialë dhe varet vetëm nga momenti kur do jemi të përshtatshëm për ndonjë ‘skemë policore’”, thotë Mehmeti.

LAJM: Gjatë operacionit “Monstra” autoritetet maqedonase arrestuan dhjetëra shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe gra, pleq, bujq e pensionistë...Si i shihni Ju këto arrestime?

Mehmeti: Nuk ka dyshim se është trishtuese me çfarë lehtësie kjo polici hynë në shtëpinë e shqiptarëve dhe arreston shqiptarë. Ke përshtypjen se kjo polici ka vetëm një qellim: ta mbrojë shtetin nga shqiptarët. Duke qenë të këtilla, disa nga strukturat policore, ishin dhe kanë mbetur të pabesueshme për shqiptarët. Siç duket këtë nuk e kanë kuptuar vetëm pushtetarët shqiptarë, mbase për shkak se askush ata nuk i arreston, apo ndoshta pse janë pjesë e tërë saj që u bëhet shqiptarëve të Maqedonisë.

Ndaj kur ke parasysh rastin e Sopotit, kur u burgosën shqiptarë që pas shtatë vitesh të kaluar në burg u liruan për të dëshmuar pafajësinë e tyre, kur rikujton rastin e "Rashtanski Llozja" kur u ekzekutuan nga policia maqedonase një grup imigrantësh pakistanez si "terroristë radikalë islamikë", kur ke parasysh Brodecin, e shumë raste tjera të ngjashme, s'ke si mos dyshosh se në këtë shtet, kur nuk mundet ta zbulojë, policia edhe e trillon kriminelin edhe atë gjithmonë te “kriminelët kujdestarë” - shqiptarët. Kështu që del puna se të gjithë ne shqiptarët tjerë - përpos qeveritarëve shqiptarë – jemi kriminelë potencialë dhe varet vetëm nga momenti kur do jemi të përshtatshëm për ndonjë “skemë policore”. 

LAJM: Ka pasur një deklaratë nga kryeministri Gruevski, sipas të cilit vrasësit e pesë maqedonasve “janë shumë mirë të stërvitur dhe me motive shumë të larta që nuk është parë ndonjëherë”. Por, nga pamjet e transmetuara (pleq dhe plaka), nuk shihen persona të tillë, pra vrasës të stërvitur. Si e komentoni këtë?

Mehmeti: Kësaj radhe policia preku aty ku e dinë se ne shqiptarët jemi më të ndjeshëm – na i mori nga shtëpitë nënat, motrat e gratë! Edhe atë jo policet femra, por policë të maskuar që edhe nëse të lëndojnë, edhe nëse të poshtërojnë, të mos kesh asnjë argument të tregosh cili ka qenë. Kjo nuk na ka ndodhur kurrë! Kjo na ndodhë sot kur votojmë “ lirshëm mbrojtësit” tanë që ulen nëpër kabinete ministrore nga na japin shpjegime, na mësojnë se duhet ulur kokën. E koka nuk ulet më poshtë se kur e prek tokën!

Nuk jam nga ata që merren me paragjykime, por në këtë teatër absurd të quajtur Maqedoni, del se policia maqedonase është mbrojtja më e suksesshme e NATO-s dhe perëndimit. Edhe atë tani kur do mbahet Samiti i NATO-së në Çikago. Dhe del që qindra metra larg qendrës së Shkupit, paska vepruar "grup ndërkombëtar terroristë islamik". Shtrohet pyetja e logjikshme: pse policia maqedonase nuk i ka arrestuar më parë por i ka lënë lirshëm të ekzekutojnë të pafajshëm!?

Pastaj si doli puna që nënat, motrat e gratë tona të qenkan të stërvitura për akte terroriste. A do të thotë kjo se ne që në gjenezë – që në familje – marrim edukatë terroriste? Mos vallë këtë porosi deshi dikush t’ia përcjell botës!? 

LAJM: Sa e tensionuar është situata pas arrestimeve në fjalë, dhe sa mund t’i kontribuojnë këto arrestime destabilizimit të Maqedonisë?

Mehmeti: Maqedonia është aq jostabile që në themelet e sajë, sa atë asgjë më nuk mund ta destabilizoj më shumë se aq. Posaçërisht kur ata që duhet ta "stabilizojnë" - pra pushtetarët - janë të parët që i tendosin marrëdhëniet ndëretnike, duke të shpallur kriminel ende pa u dëshmuar fajësia. Me çka lënë përshtypjen se sillen sipas parimit: Sa më keq e kanë shqiptarët, aq më mirë për ne, aq më gjatë do mbetemi në qeveri! 

E dëgjuat konferencën për shtyp të ministres: aty nuk flitej për të dyshuar, por për vrasës! I lexoni mediat maqedonase? Ato nuk raportojnë, por ngrenë akuza, janë bërë gjykata! 

LAJM: A po bëhen këto arrestime sa për të dhënë spektakël medial, në mënyrë që t’i frikësojnë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni? Sipas jush, a janë shqiptarët të frikësuar momentalisht?

Mehmeti: Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjen ata që përfaqësojnë këtë popull, e që tani – si gjithmonë në raste të ngjashme – janë futur në birën e miut, nga do nxjerrin kokën kur pjesën e punës së tyre ta kryejnë përfaqësuesit e këtushëm diplomatik të perëndimit. Andaj shqiptarëve të këtushëm duhet thënë hapur: mbrojtje të vetmen që sot kanë ata, janë diplomatët e huaj perëndimorë në këtë shtet, veçanërisht ata të SHBA-ve. Dhe, shyqyr Zotit, që i kemi këtu për çka duhet të jemi përjetë mirënjohës. Mos të gënjehet ndonjëri nga ne se ka shqiptarë i cili guxon ta pyes diçka Gruevskin dhe kushëririn e tij, që drejtojnë policinë se çka janë duke bërë kështu. Të kishte aso shqiptarësh në qeveri, s’do kishte polici mamaje që do mund të hapte derën e shtëpive tona me shkelm, pa vendim gjyqësor, pa të lënë procesverbal se çka kanë marrë e çka kanë lënë në atë shtëpi. 

Kështu siç sillet policia, çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”, e të sjell aty dëshmitë që i mungojnë për të na shpallur të tillë.

Andaj, ka ardhur koha që shqiptarët duhet t’ia shtrojnë edhe një pyetje vetvetes: Mos vallë sa i përket të sotmes së shoqërisë shqiptare, shumëçka ende është në duart e qarqeve policore që më pare të arrestojnë, e pastaj ta caktojnë fajësinë sipas nevojës. Duhet të jemi aq burra e të pranojmë: Shumëçka mes nesh ka mbetur si dikur! Që do të thotë, ky shtet më shumë u beson shqiptarëve që i kanë në duar qarqet policore – të komprometuarve. Këtë duhet thënë hapur dhe nëse jemi popull siç pohojmë se jemi, duhet të merremi me këto dukuri e të shohim si jemi organizuar, kush vendos për fatin tone.

Ne thuajse u pajtuam me fatin që të jetojmë nga një aksion policor në tjetrin, nga një protestë në tjetrën, e pushtetarët tanë gjithmonë të jetojnë në ditë festive. Mbase kjo na bënë më të vëmendshëm dhe më të qëndrueshëm, por na mëson të mbetemi frikacakë, njerëz që i nënshtrohen vullnetit politik pushtetmbajtës, e jo vullnetit njerëzorë dhe fisnik që nuk të lejon të shohësh i qetë vuajtjet e tjetrit.

Shqiptarët e Maqedonisë s’kanë pse ndjehen inferior shkaku i cilësdo tipari të tyre, përfshi edhe atë religjioze. Ata s'kanë pse të frikohen, por duhet të pyesin veten se sa janë të mbrojtur nga dhuna institucionale dhe kush duhet t'i shpëtojë nga roli i "fajtorit kujdestarë". Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë e kurrë nuk do jenë anti-perëndimor, ata ngërthejnë në vetvete ylberin shumë religjioz, e s'kanë pse të vuajnë nga fajësia kolektive për cilindo lloj radikalizëm. Pastaj, jo sot, por qysh në kohët e Millosheviqit, është bërë çmos që shqiptarët e këtyre anëve të barazohen me "radikalizmin islam". Andaj, nëse i shikoni vëmendshëm incizimet e policisë gjatë arrestimeve, do vëreni me çfarë pompe paraqiten fotot e luftëtarëve të UÇK-së, ku s’ka asnjë simbol religjioz, por vetëm kombëtar. Pra, shihet qyrtë, dikush në Maqedoni e vazhdon pjesën e “papërfunduar” të luftës, kundër ish ushtarëve të UÇK-së. Këtë, siç duket, nuk e shohin ata që duhet ta mbrojnë “fëmijën” e vet, përpos nëse nuk e konsiderojnë se fëmijë që ka qenë vetëm një abort i ngutshëm.



Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.25
Tjera nga Intervista
Previous
image
Intervista/ Kim Mehmeti patriot, nacionalist apo kozmopolit?
Intervista “START 19+1” - Nga: Artan Dokuzi / Eno Shkëmbi Në intervistën “Start 19+1” vjen Kim Mehmeti, publicisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar nga Maqedonia. E ...
image
"Shqipëritë" e Kim Mehmetit
I njohur si një njeri që nuk ka qime në gjuhë, Kim Mehmeti ka nisur të quajë Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë në një emër “Shqipëritë ...
image
Kim Mehmeti: Na shpallin "masha" të Cërvenkovskit, ata që janë dorë e zgjatur e Gruevskit!
Kim Mehmeti, shkrimtari shqiptar nga Maqedonia në një intervistë ekskluzive për shqiptarja.com, jep një panoramë sipas mendimit të tij për shqiptarët e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, ...
image
Kim Mehmeti: Të gjithë ne jemi “kriminelë kujdestarë”!
Kështu siç sillet policia, çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”, e të sjell aty dëshmitë që i mungojnë për të na shpallur ...
image
Kim Mehmeti: Qeveria e Gruevskit është "Qeveri fashizoide"
  Analisti dhe publicisti  Kim Mehmeti në intervistën dhënë për Lajm Kosovë, në lidhje me incidentet e fundit në Maqedoni ka fajësuar shërbimin sekret serb që ...
image
Kim Mehmeti: Nëse vazhdon kësaj rruge Maqedonia do të zhbëhet
Përndryshe, këtë shtet asgjë nuk do mund ta shpëtojë. Jo pse nga dita në ditë shtohet frustrimi i shqiptarëve të këtushëm, por ngaqë nga dita në ditë rritet numri i maqedonasve që mendojnë se forca e tyre është proporcionale me lartësinë e përmendoret që ua ndërton qeveria e Gruevskit, i cili assesi ta lexojë drejtë heshtjen e sotme të shqiptarëve të këtushëm, heshtje që nuk është e barabartë me dëgjueshmërinë e shqiptarëve që i ka në qeveri, thotë Kim Mehmeti. Më poshtë e keni intervistën e plotë të shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptarë Kim Mehmeti....
image
Marrëdhëniet ndëretnike - problem madhor
Problemi më madhor i Maqedonisë janë marrëdhëniet ndëretnike… Maqedonia ndërtohet sipas formulave të ish-Jugosllavisë, ku kemi marrëdhënie të mira mes elitave politike multi-etnike, mirëpo poshtë ...
image
Kim Mehmeti: Fëmijëria ime si “katundar” përballë zorraxhinjve të Shkupit
Njeriu vetëm si i mitur e sheh botën dhe e përjeton atë të atillë siç është. Më vonë, çdo gjë nga pakë është manipulim, përshtatje, çdo gjë është nga pakë orvatje të jesh i pranuar nga të tjerët, të jesh i tillë siç duan të të shohin ata që të duan, e jo ai që je. Duke qenë fëmijëria forma më burimore e përjetimit të jetës, duke qenë fëmijëria përjetimi më njerëzorë i kësaj bote, ajo mbetet edhe pjesa më e freskët, më e vlefshme e jetës sonë, e të cilën gjithmonë e kujtojmë me mall dhe duam t’i rikthehemi, gjë që është e pamundur.... Kim Mehmeti, ka këtë koncept për fëmijërinë në përgjithësi...Por ditët e fëmijërisë së tij janë mjaft të veçanta, përjetimet po ashtu. Edhe kjo intervistë e ciklit të gjatë me rrëfime shkrimtarësh nga fëmijëria e tyre...është një intervistë e rrallë, jo aq për faktet, sa për këndvështrimet interesante dhe stilin e rrallë të të rrëfyerit. Le ta ndjekim... ...
image
Po të mos isha shkrimtar, do të isha i pasur!
  Prej sot gazeta “Lajm” do të fillojë rubrikën e rregullt “Çka do të isha, po të mos isha...”. Personalitete të njohura të jetës politike, kulturore, ...
image
Kim Mehmeti: Si e mbaj mend Shqipërinë e vitit 1991 dhe pse m'u dhimbs më 1997
Intervistoi gazetarja Fatmira Nikolli Kimi na rrëfehet ngadalë. Ka një botë të tërë në vetvete e kujtime pa fund. Nis të kujtohet për fëmijërinë kur kënaqej ...
image
Pushteti sillet si vjedhësi që bërtet: kapeni hajdutin!
“Politikani që vlerë dhe forcë të vetmen ka emblemën partiake dhe atë të institucionit që drejton, i ngjanë derrit që majmet në baltën e ngrohtë politike, e ku ushqehet me krimbat e shtetit që kalbet. Qeveria e Gruevskit është e përbërë nga qeveritarë shqiptarë e maqedonas, shumica e të cilëve vështirë se kanë guxuar të ëndërrojnë ndonjëherë se do bëhen plak katundi, e jo më drejtues shteti”, thotë shkrimtari Kim Mehmeti në një intervistë ekskluzive për gazetën “Koha e Re”...
image
Viti 2011 për shqiptarët do të jetë më i keq se viti 2010
Edhe gjatë vitit 2010 Kim Mehmeti me kolumnat e tij të rregullta u veçua ndër kronikët më të mirë të aktualitetit shqiptar jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Prandaj mendojmë se kemi bërë zgjedhjen e qëlluar të personit i cili në fund të vitit 2010 mund të flasë për atë se çka mund të na presë vitin e ardhshëm....
image
Mirupafshim deri në provokimin e radhës...
Më ndihmon intuitae shkrimtarit dhe nuk dua të merrem me komentimin e asaj që ndodh. Dua të paralajmëroj atë që do të ndodhë". Me këto fjalë shprehet shkrimtari Kim Mehmeti për publicistikën e përmbledhur në librin e tij "Farë e bimës së keqe", promovuar dje në Tiranë e botuar nga "Toena". Në këtë intervistë, përveç një përshkrimi të veprës, autori i një sërë librash flet edhe për problemet që shqetësojnë shqiptarët në shtetin fqinj, por tregon edhe për karakterin "profetik" të shkrimeve të tij. Si një zë që del hapur kundër ofendimit të shqiptarëve, Mehmeti tregon pozicionin e vet edhe si shkrimtar që shkruan edhe në shqip, edhe në maqedonisht, shpreh lodhjen që ndjejnë qytetarët në pritje që maqedonasit të sqarojnë dilemat e tyre. Teksa komenton lëvizjet politike, sipas tij të gabuara të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, për sa i përket "Enciklopedisë filmike" të sapobotuar dhe cilësimit në të të Bekim Fehmiut si maqedonas, Mehmeti thotë se "një popull që vjedh, është i mjerë".....
image
Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftë hapur
Në enciklopedinë maqedonase thuhet se shqiptarët janë ardhacakë dhe si të tillë, ne duhet të çlirohemi nga ata. Ky botim fton në luftë. Duhet t'iu djegësh akademinë, duhet t'u thuash të mos luajnë me zjarr, se do të digjen. Ata po na provokojnë, dhe kjo do të thotë që na konsiderojnë si armiq, dhe ne duhet të sillemi si armiq. Në mos tjetër, iu duhet treguar vendi". ...
image
Kim Mehmeti: Nuk na ndodh asgjë e pamerituar
Kim Mehmeti është nga ata intelektualë shqiptarë që interesat kombëtare i artikulon me ndjeshmëri jo nacionale, por me shprehitë e familjes së tij, gjuhës dhe kulturës. Sa për Ballkanin, pse ai është sot temë ekzotike për intelektualët e tjerë dhe për atë vetë, si dhe një “Piter Pan i vështirë” për evropianët një ditë më parë në festivalin ndërkombëtar të poezisë, Mehmeti zbulon jo vetëm kompleksin e sotëm për këtë temë, por dhe prirjet për ta çmitizuar këtë debat. Ekskluzivisht për “standard”, Kim Mehmeti rrëfen pse duhet të kemi jetë të brendshme kombëtare, sidomos kulturore. ...
Next