Ky vendim, pike se pari, eshte perbuzes per shqiptaret e Maqedonise. Domethene eshte nje mosperfillje e plote ndaj shqiptareve, pasi cdo qeveri qe e di se ka 30% te asaj popullate, nga e cila e ndan me viza, sikur te ndiente pergjegjesi dhe sikur te kishte qendrim perfilles ndaj asaj popullate, do te mendonte gjate, derisa te sjelle nje vendim te tille. Pastaj, ky vendim eshte edhe fryt i nje administrate te dobet sa i perket Shqiperise, kete duhet ta them, sepse ju konkretisht jeni nje administrate me funksionale, nje administrate qe di te veproje dhe ajo qe ne ate cast duhet te merrte masa, qe t’ia bej me dije se nuk mund te tallet me nje shtet, ashtu sic mendon.
Intelektuali dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti, e ka cilësuar agresionin e qeverisë ndaj "Top Channel", si shenjë e qartë e bajraktarizmit të politikës shqiptare, se liria e medias sulmohet pikërisht nga përfaqësuesit e politikës, që vjen nga komunizmi, por që ka veshur kollaret perëndimore. Në një intervistë për "Shqip", Kim Mehmeti thekson se Shqipëria rrezikohet nga bajraktarokracia...
...
Shkrimtari Kim Mehmeti sjell përvojën e hershme dhe të vonë të leximeve si individ që i takon gjeneratës që s'kishte mundësi të shkollohej në gjuhën shqipe. Përgjigjet se në çfarë kampesh është ndarë lexuesi i sotëm dhe pse informimi dhe gënjeshtrat rreth nesh dominojnë përditshmërinë...

Po ndoshta, pse njeriu gjatë jetës normalisht pëson ndryshime, rritet në të gjitha gjërat, përveç që mbetet një bërthamë e tij e përhershme. Bërthama ime e përhershme, që ka mbetur, mbetet ajo ndjenja ime ndaj Prishtinës, se këtu erdhi ai fillestari që ndoshta tani ka arritur diçka; erdhi ai i ndrojturi, që kur u ngjit në katin e nëntë të Pallatit të Shtypit, ku ishte Anton Pashku, të cilin ëndërronte ta takoi, përnjëherë mori përkrahjen e njerëzve, me përkrahjen e të cilëve mundi të udhëtonte më lehtë, në atë rritën time krijuese. Pastaj unë gjithmonë e kam atë ndjenjën e njëjtë kur vij në Prishtinë, bëhem përnjëherë ai i ndrojturi, ai fillestari, që sa herë vij këtu ndihem mirë. Si të them, ajo ndjenja kur i kthehesh nënës, ti mund të rritesh, mund të bëhesh njeri i madh, mund të bëhesh për të tjerët çka do çoftë, por për nënën, mbetesh gjithmonë fëmijë. Dhe këtë ndjenjë ndoshta ma krijojnë edhe përkrahësit e mi të flaktë të asaj kohe, baca Anton dhe të gjithë ata që punonin me te. E them intimisht se unë nuk mund t’i iki kurrë asaj ndjenje kur vij në Prishtinë. Unë gjithmonë në Prishtinë jam po ai fillestari.
...
Një bilingualist tipik,njëkohësisht edhe njëri nder prozatorët e afirmuar të prozës bashëkohore shqiptare.Përpos që shkruan në gjuhen shqipe, Kim Mehmeti shkruan edhe në maqedonisht. Thotë se shkollimi e ka bëre te veten.I dhenë pas gjeodeziysë, e kryen shkolën e mesme maqedonisht, në Shkup. Por, epshi për të shkruar e hedh në ujerat e pakthyeshme te prozës. Hapat e parë i bën në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, edhe atë tregimet e para i shkruan në gjuhën maqedonase, e më pas paraqitet me proya në gjuhën shqipe, që të jetë i përfaqësuar në te dyja letërsitë.
...
Unë në libër në një vend e them se tendencat e disa qarqeve maqedonase të udhëhequra nga Gruevski duan nga shqiptarët të bëjnë atë që janë sot palestinezët, thotë Mehmeti ...
Me shkrimtarin Kim Mehmeti jam takuar për herë të parë në vitin 1994 si mysafire në shtëpinë e tij, në Shkup.Ndërkohë dorazi kisha lexuar diçka nga përmbledhjet e tij me tregime të botuara në Maqedoni dhe Kosovë, të shkruara me shumë elegancë,me një stil krejt të veçantë,me një shqisë mjaft poetike, mbresa këto që më shtunë të krijoja një portret të përafërt të shkrimtarit si individ. Ndryshe nga ajo që kisha përfytyruar unë, njeriu që ndesha ishte i “çuditshëm” në me plot kuptimin e fjalës.Kimi që takova ishte më se i zhdërvjellët në sjellje, jasht klisheve,fliste pafundësisht me një te folur te zhurmshme dhe hokatar. ...
RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Mehmeti si e vleresoni ju në tërësi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në këtë përvjetor? KIM MEHMETI: Zbatimi i Marrëveshjes ...
Librin e parë e botova pasi kisha bredhur nëpër botë, nëpër jetë e nëpër profesioni. Pasi kisha kaluar gjitha shfryrjet rinore, pasi kisha sprovuar veten në situata të ndryshme, iu ktheva “ujdhesës” ku e ndieja veten të sigurt, ku mundesha të jem vetvetja. Libri i parë erdhi pas disa botimeve nëpër periodikun kroat. Atëherë isha një i ri i cili kishte frikë ndaj fjalës së shkruar, të cilin tani e rikujtonë po i njëjti frikacak, po me më shumë rudha në fytyrë, në shpirt dhe me flokë të thinjura...
Kim Mehmetit nuk iu lejua te kaloje tre muaj me pare kufirin shqiptaro-maqedonas, i ftuar ne Tirane per dy dite lectorium mbi letersine. Ka nga ata qe mund ta kujtojne letren publike te shkrimtarit botuar fill dy dite pas deshtimit te ketij udhtimi. ...