Kim Mehmeti
Fillimi | Intervista

Intervista

back 1 2 3 4 next gjithsej: 35 | shfaqen: 21 - 30
image

“Shqiptarët e Maqedonisë të dëshmojnë se nuk janë një numër i heshtur”

“Këto zgjedhje do jenë mundësia e fundit për Maqedoninë që ajo të dëshmojë se e ka kuptuar se çdokush që mendon se Maqedonia mund të ndërtohet mbi baza të “pronarit” të shtetit – etnitetit maqedonas, dhe “qiraxhiut” në të – shqiptarëve të këtushëm, në të vërtetë vetëm e ushqen krimbin i cili e brenë brendinë e këtij shteti dhe i kalb institucionet e tij”. Kështu është shprehur dje në në një intervistë për gazetën “Tema” publicisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti. Vetëm disa orë pas shpërndarjes së parlamentit të Maqedonisë, Mehmeti ka kërkuar që partitë shqiptare të tregojnë pjekurinë që të mos shkaktojnë përçarje dhe t’i kthejnë zgjedhjet në festë. “Këto zgjedhje të parakohshme, të cilat shqiptarëve ua mundësoi Ali Ahmeti me BDI-në e tij (si mundësi të korrigjohet padrejtësia që ua bëri shqiptarëve të këtushëm Gruevski pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006) janë ndoshta mundësia e fundit që shqiptarët e Maqedonisë të dëshmojnë se nuk janë një numër i heshtur me të cilin manipulojnë partitë e tyre politike, por qytetarë që dinë të përcaktojnë dhe zgjedhin fatin e vet politik”, shprehet Mehmeti. Ndërsa dështimin e negociatave me Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë, Mehmeti i konsideron se, po aq sa Maqedonia, edhe Athina zyrtare është e lidhur me prangat e së kaluarës së vet të errët gjatë së cilës dëboi dhe asimiloi shqiptarë e maqedonas etnik. “Andaj, Greqia nuk ka problem me emrin e Maqedonisë, por me të kaluarën dhe të sotmen e vetë asimiluese ndaj popujve tjerë”, shprehet Mehmeti.
me teper
image

Kim Mehmeti, shkrimtari i lirive “absolute”

Shkrimtari shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti, pohon mbi krijimtarinë e tij letrare, si dhe dëshirën e prindërve për ta bërë mjek apo hoxhë fshati. Shkrimtari Mehmeti pohon mbi dorëshkrimet e para të dorëzuara Anton Pashkut dhe vlerësimet e tij mbi të riun e talentuar, i cili nga ajo ditë nuk iu nda më krijimtarisë letrare. Dëshira për të mësuar e lexuar shqip me libra të futur “kontrabandë”, në Maqedoni, të dominuara nga gjuhët sallave, të cilat i nevojiteshin patjetër, si dhe librat e huaj të zëvendësuara pas ‘90-s me autorë shqiptarë .
me teper
image

Kim Mehmeti: Qeveria shqiptare, pak reaguese

Ky vendim, pike se pari, eshte perbuzes per shqiptaret e Maqedonise. Domethene eshte nje mosperfillje e plote ndaj shqiptareve, pasi cdo qeveri qe e di se ka 30% te asaj popullate, nga e cila e ndan me viza, sikur te ndiente pergjegjesi dhe sikur te kishte qendrim perfilles ndaj asaj popullate, do te mendonte gjate, derisa te sjelle nje vendim te tille. Pastaj, ky vendim eshte edhe fryt i nje administrate te dobet sa i perket Shqiperise, kete duhet ta them, sepse ju konkretisht jeni nje administrate me funksionale, nje administrate qe di te veproje dhe ajo qe ne ate cast duhet te merrte masa, qe t’ia bej me dije se nuk mund te tallet me nje shtet, ashtu sic mendon.
me teper
image

Kim Mehmeti: Ky është bajraktaro-komunizëm

Intelektuali dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti, e ka cilësuar agresionin e qeverisë ndaj "Top Channel", si shenjë e qartë e bajraktarizmit të politikës shqiptare, se liria e medias sulmohet pikërisht nga përfaqësuesit e politikës, që vjen nga komunizmi, por që ka veshur kollaret perëndimore. Në një intervistë për "Shqip", Kim Mehmeti thekson se Shqipëria rrezikohet nga bajraktarokracia...
me teper
image

Kim Mehmeti: Zhytja është për të guximshmit

Shkrimtari Kim Mehmeti sjell përvojën e hershme dhe të vonë të leximeve si individ që i takon gjeneratës që s'kishte mundësi të shkollohej në gjuhën shqipe. Përgjigjet se në çfarë kampesh është ndarë lexuesi i sotëm dhe pse informimi dhe gënjeshtrat rreth nesh dominojnë përditshmërinë
me teper
image

Krijuesi, njëri i dy jetëve

Po ndoshta, pse njeriu gjatë jetës normalisht pëson ndryshime, rritet në të gjitha gjërat, përveç që mbetet një bërthamë e tij e përhershme. Bërthama ime e përhershme, që ka mbetur, mbetet ajo ndjenja ime ndaj Prishtinës, se këtu erdhi ai fillestari që ndoshta tani ka arritur diçka; erdhi ai i ndrojturi, që kur u ngjit në katin e nëntë të Pallatit të Shtypit, ku ishte Anton Pashku, të cilin ëndërronte ta takoi, përnjëherë mori përkrahjen e njerëzve, me përkrahjen e të cilëve mundi të udhëtonte më lehtë, në atë rritën time krijuese. Pastaj unë gjithmonë e kam atë ndjenjën e njëjtë kur vij në Prishtinë, bëhem përnjëherë ai i ndrojturi, ai fillestari, që sa herë vij këtu ndihem mirë. Si të them, ajo ndjenja kur i kthehesh nënës, ti mund të rritesh, mund të bëhesh njeri i madh, mund të bëhesh për të tjerët çka do çoftë, por për nënën, mbetesh gjithmonë fëmijë. Dhe këtë ndjenjë ndoshta ma krijojnë edhe përkrahësit e mi të flaktë të asaj kohe, baca Anton dhe të gjithë ata që punonin me te. E them intimisht se unë nuk mund t’i iki kurrë asaj ndjenje kur vij në Prishtinë. Unë gjithmonë në Prishtinë jam po ai fillestari.
me teper
image

Nuk jam iluzionist dhe njeri që lehte vetëgënjehet

Një bilingualist tipik,njëkohësisht edhe njëri nder prozatorët e afirmuar të prozës bashëkohore shqiptare.Përpos që shkruan në gjuhen shqipe, Kim Mehmeti shkruan edhe në maqedonisht. Thotë se shkollimi e ka bëre te veten.I dhenë pas gjeodeziysë, e kryen shkolën e mesme maqedonisht, në Shkup. Por, epshi për të shkruar e hedh në ujerat e pakthyeshme te prozës. Hapat e parë i bën në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, edhe atë tregimet e para i shkruan në gjuhën maqedonase, e më pas paraqitet me proya në gjuhën shqipe, që të jetë i përfaqësuar në te dyja letërsitë.
me teper
image

Nuk dihet deri ku do të shkojë rrugaçëria

Unë në libër në një vend e them se tendencat e disa qarqeve maqedonase të udhëhequra nga Gruevski duan nga shqiptarët të bëjnë atë që janë sot palestinezët, thotë Mehmeti
me teper
image

Kim Mehmeti: NJERIU I NATËS

Me shkrimtarin Kim Mehmeti jam takuar për herë të parë në vitin 1994 si mysafire në shtëpinë e tij, në Shkup.Ndërkohë dorazi kisha lexuar diçka nga përmbledhjet e tij me tregime të botuara në Maqedoni dhe Kosovë, të shkruara me shumë elegancë,me një stil krejt të veçantë,me një shqisë mjaft poetike, mbresa këto që më shtunë të krijoja një portret të përafërt të shkrimtarit si individ. Ndryshe nga ajo që kisha përfytyruar unë, njeriu që ndesha ishte i “çuditshëm” në me plot kuptimin e fjalës.Kimi që takova ishte më se i zhdërvjellët në sjellje, jasht klisheve,fliste pafundësisht me një te folur te zhurmshme dhe hokatar.
me teper
image

Vizionet e kundërta pengojnë ecjen e Maqedonisë si shtet multietnik

RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Mehmeti si e vleresoni ju në tërësi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në këtë përvjetor? KIM MEHMETI: Zbatimi i Marrëveshjes
me teper
back 1 2 3 4 next gjithsej: 35 | shfaqen: 21 - 30