Kim Mehmeti
Fillimi | Intervista

Intervista

back 1 2 3 4 gjithsej: 35 | shfaqen: 31 - 35
image

Mehr Licht-Reviste Letrare,Interviste me Kim Mehmetin

Librin e parë e botova pasi kisha bredhur nëpër botë, nëpër jetë e nëpër profesioni. Pasi kisha kaluar gjitha shfryrjet rinore, pasi kisha sprovuar veten në situata të ndryshme, iu ktheva “ujdhesës” ku e ndieja veten të sigurt, ku mundesha të jem vetvetja. Libri i parë erdhi pas disa botimeve nëpër periodikun kroat. Atëherë isha një i ri i cili kishte frikë ndaj fjalës së shkruar, të cilin tani e rikujtonë po i njëjti frikacak, po me më shumë rudha në fytyrë, në shpirt dhe me flokë të thinjura
me teper
image

Kim Mehmeti ne shkretetiren maqedone

Kim Mehmetit nuk iu lejua te kaloje tre muaj me pare kufirin shqiptaro-maqedonas, i ftuar ne Tirane per dy dite lectorium mbi letersine. Ka nga ata qe mund ta kujtojne letren publike te shkrimtarit botuar fill dy dite pas deshtimit te ketij udhtimi.
me teper
image

Intervista:Standardet e humbura të letrave shqipe

Për Kim Mehmetin, një nga emrat më të njohur të letërsisë shqipe në Maqedoni, gjithçka lidhet me standardet. Nëse flasim për mungesë të veprave të mira, apo për atë çfarë ai e quan "tollovi letrare", nuk mund të pretendojmë të kemi forma të qarta të evoluimit të letërsisë deri në momentin kur nuk ekzistojnë standardet. Ato që ai i quan "Shqipëritë tona", Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, vuajnë ende shkatërrimin e standardeve në të gjitha fushat e jetës, jo vetëm në letërsi. Në këto kushte është arti dhe artisti ai që do të vuajë mungesën e një politike të qartë, apo lënien në harresë. Pak i ashpër në kritikën që i bën kësaj situate, Mehmeti thotë se "një pjesë e raftit të letërsisë shqipe për këtë kohë do të mbetet i zbrazur".
me teper
image

Standardet, aty ku nis e vdes letërsia

Si gjithmonë “me fjalën e fundit”. Kim Mehmeti paraqitet ashtu me fjalën e vrazhdë, po pa i anashkaluar aspak të vërtetës. Nuk ruhet, ashtu siç ndodh zakonisht me shumë nga ata që jemi mësuar t’i pyesim për letërsinë. Eshtë më shumë se sa një kritik. Po beson se mund ta bëjmë atë që na duhet, që ta bashkojmë fjalën e shqiptarëve kudo që shkruhet. “Duhet të përcaktojmë standardet, sepse tani për tani i kemi humbur”,- përsërit Kimi shpesh herë, duke përmendur “shkrimtarët e mëhallave” dhe “panairet e fshatit” si pasqyrat që na tregojnë deformimin e vlerave tona.
me teper
image

Nga fati i PPD-së mund të mësojnë shumë udhëheqësit e BDI

Tani për tani ka filluar të më pëlqejë të jem i papunë. Kuptohet, nuk e kam vështirë të punësohem, por njeriu vjen në situatë kur e mbyll një mënyrë të të ekzistuarit dhe pyetet si dhe ku më tej. Kam oferta konkrete për angazhim në Tiranë dhe Prishtinë dhe mund të ndodh që të shpërngulem në ndonjë nga këto kryeqendrat tonat. Por, tani për tani, dua njëherë të rikthej kontaktin me krijuesin në vetvete-shprehet shkrimtari Kim Mehmeti pas dorëheqjes nga posti i zv/drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM) në intervistën për “Lobin”. Në të ai njëkohësisht flet edhe për rolin dhe vendin e gazetarisë shqiptare në Maqedoni, për punën e partive, për rastin e Kondovës etj.
me teper
back 1 2 3 4 gjithsej: 35 | shfaqen: 31 - 35