Zigazag: Kim Mehmeti iu përgjigjet pyetjeve tuaja
Kësaj radhe mysafir yni dhe bashkëbisedues i juaj është Kim Mehmeti, shkrimtar dhe publicist i njohur nga Maqedonia.
Pyetjet mund ti dergoni ne kete web lidhje:
http://www.bbc.co.uk/albanian/forum/2009/04/090410_zigzag94_kmehmeti.shtml
Zoti Mehmeti është krijues bilingual, i cili pos në shqipe shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Shkruan prozë, tekste publicistike dhe përkthen nga maqedonishtja dhe anasjelltas. Veprat e tij janë të përkthyera në disa gjuhë.
Është fitues i parë i çmimit letrar "Rexhai Surroi", që vitin e kaluar iu dha në Prishtinë, ndërsa është shquar edhe me qëndrimet ndaj tranzicionit nëpër të cilin po kalon Maqedonia.
Keni pyetje për zotin Mehmeti?
Pyetjet dërgojini përmes formularit, në anën e djathtë të po kësaj faqeje.
Ato, së bashku me numrin e telefonit, duhet të na mbërrijnë deri të mërkurën. Pyetjet anonime nuk do të merren parasysh.
Programi Zigzag drejtohet nga Seladin Xhezairi dhe transmetohet çdo të premte e të hënë në emisionin e mëngjesit BBC Sot, pas lajmeve të orës nëntë.
Pyetjet mund ti dergoni ne kete web lidhje:
http://www.bbc.co.uk/albanian/forum/2009/04/090410_zigzag94_kmehmeti.shtml



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Komente (7 dërguar):
jam kurreshtar te dij cilit religjion i takoni dhe sa jeni zbatues i saj ,pres pergjigje,kaloni mire.
Flm shume.Ju uroj sukses te gjithve.
Shqiptaret e Maqedonise kane duruar dhe po duroojn ne kohe qe po flasim shume padrejtesi nga ana e aparatit shteteror,si e shihni ju koalicionet qe behen nga partite shqiptare me partit maqedonase behen vetem per te ndryshuar dicka te mire p[er shqipatret apo behen vetem pse ju konvenon partive shqiptare dhe qe kane trysni nga jashte .
Dërgoni komentin