Kim Mehmeti : Zigazag: Kim Mehmeti iu përgjigjet pyetjeve tuaja Zigazag: Kim Mehmeti iu përgjigjet pyetjeve tuaja ================================================================================ Semi on 14 April, 2009 01:37:00 Pyetjet mund ti dergoni ne kete web lidhje: http://www.bbc.co.uk/albanian/forum/2009/04/090410_zigzag94_kmehmeti.shtml Kësaj radhe mysafir yni dhe bashkëbisedues i juaj është Kim Mehmeti, shkrimtar dhe publicist i njohur nga Maqedonia. Zoti Mehmeti është krijues bilingual, i cili pos në shqipe shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Shkruan prozë, tekste publicistike dhe përkthen nga maqedonishtja dhe anasjelltas. Veprat e tij janë të përkthyera në disa gjuhë. Është fitues i parë i çmimit letrar "Rexhai Surroi", që vitin e kaluar iu dha në Prishtinë, ndërsa është shquar edhe me qëndrimet ndaj tranzicionit nëpër të cilin po kalon Maqedonia. Keni pyetje për zotin Mehmeti? Pyetjet dërgojini përmes formularit, në anën e djathtë të po kësaj faqeje. Ato, së bashku me numrin e telefonit, duhet të na mbërrijnë deri të mërkurën. Pyetjet anonime nuk do të merren parasysh. Programi Zigzag drejtohet nga Seladin Xhezairi dhe transmetohet çdo të premte e të hënë në emisionin e mëngjesit BBC Sot, pas lajmeve të orës nëntë. Pyetjet mund ti dergoni ne kete web lidhje: http://www.bbc.co.uk/albanian/forum/2009/04/090410_zigzag94_kmehmeti.shtml