Fillimi | Media-Lajme | Mehmeti:me rastin e gazetës "Koha e Re" shpjegohet diktatura e Gruevskit

Mehmeti:me rastin e gazetës "Koha e Re" shpjegohet diktatura e Gruevskit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Gjatësia e kohës nuk matet me ditët, javët, muajt e vitet që kalojnë, por ajo matet nëpërmjet veprave që lëmë pas vetes, nëpërmjet gjurmëve që identifikojnë portretin tonë individual dhe atë grupor. Dhe vitet e muajt nuk kanë shenjë njohëse vetëm numrat me të cilët ato shënohen, por ndodhitë që bëhen shenjë njohëse e një periudhe kohore. Kështu që, njëvjetori i gazetës suaj, nuk do ketë shenjë njohëse vetëm profesionalizmin tuaj, as vetëm atë që botuat në faqet e saj, por edhe ngjarjet që kishin të bëjnë me mjerimin politikë në Maqedoni, si edhe me ne shqiptarët e këtij shteti, ku kemi pushtetarët tanë, por pa pasur shtet.

Andaj, ajo që ndodh me gazetën tuaj, tregon se nuk mund të flitet për liri shtypi e liri të të menduarit në një shtet ku natën ndërtohen kisha e ditën burgosen ata që nuk i nënshtrohen diktaturës së Gruevskit. Diktaturë e cila nuk do mund të ishte aq e suksesshme, po të mos kishte mbulesë jorganin e partnerit qeveritarë shqiptarë. Andaj, njëvjetori i gazetës suaj shënon qëndrueshmërinë e mendimit të lirë dhe të profesionalizmit gazetaresk, por gjithashtu, shpalos të vërtetën se ne shqiptarët, ende nuk kemi tejkaluar periudhën e vasalitetit ndaj pushtetarëve maqedonas, se ne jemi statistë që vrapojmë pas koncepteve e projekteve të Gruevskit, ngaqë nuk kemi projekt tonin për këtë shtet dhe për ndërtimin e demokracisë në një Maqedoni shumetnike.

Dhe përderisa është kështu, mua më dhimbseni ju, po aq sa edhe të gjithë gazetarët shqiptarë në këtë shtet, ngaqë e di se duhet të paguani “haraç” të dyfishtë për të mbijetuar: njërin Gruevskit e tjetrin partisë shqiptare në pushtet. Mbase vetëm ky mund të jetë fati i atyre  që luftojnë për pushtet, duke mos pasur shtet, që nuk prodhojnë politika e projekte shtetbërëse, por vrapojnë pas politikave dhe projekteve të Gruevskit. Si do që të jetë, dëshirojë që njëvjetori i gazetës suaj të bartë në vetvete edhe dëshminë se ne do dimë e do ia dalim të ndërtojmë “shqipëprinë“ e Maqedonisë dhe gazetarinë shqiptare në të. Pa “shqipërinë” e vet në të, Maqedonia do mund mbetet vetëm e kaluar e hidhur, kujtim për një kohë kur të gjithë ne jemi vetgënjyer se ky vend mund të bëhet arë pjellore e demokracisë dhe multietnicitetit. 
 

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Votoni këtë tekst
4.33
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Kim Mehmeti: Shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë kur të humbin Shkupin
Publicisti Kim Mehmeti ka postuar një koment të tijin sot në profilin e vet në Facebook. Ai shkruan se shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë në momentin ...
image
Kim Mehmeti “shkrimtari lakuriq”
Shkruan: Armando BORA...
image
Kim Mehmeti: Kërkesat e Selës legjitime, por Menduh Thaçi asnjëherë s'dorëhiqet
Analisti politik Kim Mehmeti kërkesat e Ziadën Selës për debat në kongresin e partisë i vlerëson si të drejta, dhe çështje të tyren brenda partiake. “Është ...
image
Kim Mehmeti: Gruevski mund t`i përfshijë të dy partitë shqiptare në Qeveri
Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare partitë politike në pushtet, si në kampin maqedonas poashtu edhe në atë shqiptar, shënuan fitore absolute. Analisti politik Kim Mehmeti, vlerëson ...
image
Kim Mehmeti: Rinia shqiptare, ambasadorët e mrekullueshëm të shqiptarisë
Shkrimtari i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar nga kritikët e sotëm shqiptar dhe ndërkohmbëtarë, një nga publicistët më të guximshëm dhe më të drejtpërdrejtë në ...
image
"Shekulli i dytë i Pavarësisë dhe Çështja Çame"
Unioni Studendor Shqiptar (USSH) me rastin e Ditës së Pavarësisë, nesër 27.11.2013 (të mërkurën) në ora 14:00, te hotel "Arka" do të organizojë një tribunë ...
image
Kim Mehmeti: "Jugosllavie e re" projekt për të përçarë shqiptarët
Shkrimtari dhe mendimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, shprehet kundër nismës së Malit të Zi, për krijimin e Unionit Ballkanik me qendër në Serbi, duke ...
image
Kimi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri
Sapo ka sjellë në treg librin e tij më të ri, “Ngjyrat e këtij dheu”, botim i shtëpisë “Koha”. Por, përtej gëzimit që sjellë çdo ...
image
BDI një darkë me Ramën, 100 me partnerët maqedonas!
E ç’vlerë ka kjo një darkë vëllazërore, përballë të shumtave që krerët e BDI-së, për çdo ditë, i hanë me shokët e tyre maqedonas të ...
image
Kim Mehmeti flet për "Vitet e urithit" me lexuesit e tij
"Libri që lexova..." është aktiviteti më freskues i të rinjve që ka filluar të zhvillohet në Shkup, i cili bëhet për qëllim siç tha edhe ...
image
BDI - PDSH, mes ulurimës dhe tinzarisë
Ka dallimi shumë të madh mes paraqitjeve publike të Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit. Kur flet publikisht Ahmeti, pa e dëgjuar e dine se çka ...
image
Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur nga Shkupi, Kim Mehmeti ka nxjerr në pah një fenomen tejet shqetësues që është bërë tashmë përditshmëri nëpër rrugët e ...
image
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
Në emsionin "Fokus" i cili transmetohet në televizionin "Art" me seli në Tetovë, që udhëhiqet nga Rean Saiti, i ftuari i kësaj jave ishte publicisti ...
image
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
Edhe pas tre vjetësh akoma nuk është zbardhur enigma e vrasjes së komandant Kushtrimit, Harun Aliut, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ...
image
U promovua "Shkupi" i Kim Mehmetit, me Glauk Konjufcën (VIDEO)
Shkrimtari Kim Mehmeti, promovoi mbrëmjen e së shtunës librin e tij me titull ‘Shkupi’. Përmbatjen e këtij libri, ai është munduar ta shpjegojë përmes një ...
Next