Fillimi | Media-Lajme | Shkupi i dashur i Kim Mehmetit

Shkupi i dashur i Kim Mehmetit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Shkruan : XHEVAT LLOSHI

 

Kim Mehmeti është shkrimtar, publicist dhe përkthyes jo i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ai është autor i gjithë shqiptarëve në trojet e tyre në Ballkan dhe jashtë tyre. Nuk ka nevojë ta përmbledh unë jetën dhe punën e tij, sepse këtë lexuesi e gjen në kapakun e fundit të librit të tij të fundit me titullin thjesht SHKUPI, botuar nga Logos-A vetëm pak muaj më parë.

Autori e ka quajtur Ese historike dhe prandaj e hap me një trajtesë për qytetet përgjithësisht. Kodra që ngrihet pas urës dhe që duket në kopertinën e librit, ka qenë e banuar të paktën prej neolitit. Në epokën e hekurit aty u ngrit një fortifikim ilir, ndërsa qyteti ilir në rrëzë të tij u bë kryeqyteti i Dardanisë. U zgjerua në një qytet të rëndësishëm gjatë periudhës romake dhe aty ka lindur perandori Justinian më 483 të erës së re. Më 518 u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe përfundoi në një fshat. Tërmetet e kanë ndjekur deri në ditët tona, por banorët asnjëherë nuk e kanë braktisur dhe e kanë rindërtuar. Ndërkaq, tronditjet nuk i kanë ardhur vetëm nga nëntoka, sepse dyndjet sllave për të patën të njëjtat pasoja shkatërrimtare. Dhe këto nuk qenë të vetmet dyndje: 3 vjet pas Betejës në Fushën e Kosovës e pushtuan osmanët, gjurmët e të cilëve u ngulën për pesë shekuj.

Tërmetet dhe ardhacakët e kanë bërë Kim Mehmetin të shprehet, se “Ky vendbanim u duket si një, të cilit dikush mundohet t’ia vjedhë të kaluarën e vet, se dikush bën çmos t’ia ndryshojë biografinë”. Prandaj ky është një libër kundër grabitësve të së kaluarës. Ky është një libër kundër deshqiptarizimit të Shkupit. Ky është një libër se si një qytet tjetër po kthehet në gjendjen e Berlinit të ndarë me mur. Qeveritarët e sotëm po ndërtojnë një mur të padukshëm, por tërësisht real, përpara se të hyjnë në Europën e Bashkuar.

Prapaskenën e kësaj ndarjeje të Shkupit Kim Mehmeti e jep të prekshme, por mua të me lejohet të shtoj, se kjo ndarje është sot e ethshme pikërisht përpara se Shkupi të hyjë në Europë, pasi atëherë planet e grabitësve të së kaluarës do të ngecnin.

Megjithatë, Kimi ka besim se e kaluara nuk fshihet dot, ajo mbetet përgjithmonë e regjistruar në gjurmët e lëna mbi tokë dhe nën tokë. Unë kam dëshirë ta vazhdoj fjalinë, se ajo e kaluar do të mbetet përgjithnjë edhe sepse Kim Mehmeti ka shkruar këtë libër, që i ka rrënjët në tokën e Shkupit, edhe sepse përmban aq ilustrime të bukura për mbitokën e Shkupit.

Eseja e dytë është për popullsinë e qytetit, për banorët që vijnë e shkojnë, për shqiptarët që nuk janë të ardhur dhe, siç e kanë treguar gjatë historisë, as nuk do të shkojnë ndonjëherë. Ky libër është në një farë mënyre një thirrje për ta: nuk keni përse të ikni nga këto rrënjë të thella, siç i ka ai rrapi te njëra nga fotografitë aty te këmba e urës së gurtë.

Nënshkrime mbi tokë është eseja e tretë. Ajo flet për ngrehinat që Kimi i ka quajtur si nënshkrime të lëna nga duart e ndërtuesve të tyre. Gjithsesi, nga shumësia e fotove shquhet qartë, se Shkupi është qyteti i urës së gurit, ngado që të rrotullohesh me aparat, ajo do të dalë vetvetiu përpara.

Në esenë për besimet fetare autori është përpjekur të dëshmojë, se fetë janë fole të ngrohta për shpirtin, duke iu kundërvënë atyre, që i shndërrojnë në ekipe të një konkurrence, se kush do ta mbysë tjetrën. Esetë e tjera dëshmojnë përpjekjet e shëmtuara për ta shëmtuar Shkupin e shqiptarëve dhe shqiptarin e Shkupit, aq sa kreu i gjashtë ka marrë këtë titull neveritës: Zorraxhinjtë dhe katunarët.

Përballë kësaj ndjenje të keqe, përsëri libri i Kim Mehmetit është shkruar me dashuri të pamatë për Shkupin, për të kaluarën dhe të sotmen e tij, dhe kështu përkundër shëmtimit, ajo dashuri e ka stolisur Shkupin, e ka bërë tërheqës e të hijshëm. Edhe Shtëpia Botuese Logos-A na ka dhënë një libër me të vërtetë të bukur, ku emri i Shkupit është shkruar me shkronja të arta, sepse ai është edhe qyteti i Shtëpisë Botuese dhe i lexuesve të saj shqiptarë e maqedonë.

http://lajmpress.com/opinion/12087.html

 



Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Kim Mehmeti: Shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë kur të humbin Shkupin
Publicisti Kim Mehmeti ka postuar një koment të tijin sot në profilin e vet në Facebook. Ai shkruan se shqiptarët do ta "humbin" Maqedoninë në momentin ...
image
Kim Mehmeti “shkrimtari lakuriq”
Shkruan: Armando BORA...
image
Kim Mehmeti: Kërkesat e Selës legjitime, por Menduh Thaçi asnjëherë s'dorëhiqet
Analisti politik Kim Mehmeti kërkesat e Ziadën Selës për debat në kongresin e partisë i vlerëson si të drejta, dhe çështje të tyren brenda partiake. “Është ...
image
Kim Mehmeti: Gruevski mund t`i përfshijë të dy partitë shqiptare në Qeveri
Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare partitë politike në pushtet, si në kampin maqedonas poashtu edhe në atë shqiptar, shënuan fitore absolute. Analisti politik Kim Mehmeti, vlerëson ...
image
Kim Mehmeti: Rinia shqiptare, ambasadorët e mrekullueshëm të shqiptarisë
Shkrimtari i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar nga kritikët e sotëm shqiptar dhe ndërkohmbëtarë, një nga publicistët më të guximshëm dhe më të drejtpërdrejtë në ...
image
"Shekulli i dytë i Pavarësisë dhe Çështja Çame"
Unioni Studendor Shqiptar (USSH) me rastin e Ditës së Pavarësisë, nesër 27.11.2013 (të mërkurën) në ora 14:00, te hotel "Arka" do të organizojë një tribunë ...
image
Kim Mehmeti: "Jugosllavie e re" projekt për të përçarë shqiptarët
Shkrimtari dhe mendimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, shprehet kundër nismës së Malit të Zi, për krijimin e Unionit Ballkanik me qendër në Serbi, duke ...
image
Kimi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri
Sapo ka sjellë në treg librin e tij më të ri, “Ngjyrat e këtij dheu”, botim i shtëpisë “Koha”. Por, përtej gëzimit që sjellë çdo ...
image
BDI një darkë me Ramën, 100 me partnerët maqedonas!
E ç’vlerë ka kjo një darkë vëllazërore, përballë të shumtave që krerët e BDI-së, për çdo ditë, i hanë me shokët e tyre maqedonas të ...
image
Kim Mehmeti flet për "Vitet e urithit" me lexuesit e tij
"Libri që lexova..." është aktiviteti më freskues i të rinjve që ka filluar të zhvillohet në Shkup, i cili bëhet për qëllim siç tha edhe ...
image
BDI - PDSH, mes ulurimës dhe tinzarisë
Ka dallimi shumë të madh mes paraqitjeve publike të Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit. Kur flet publikisht Ahmeti, pa e dëgjuar e dine se çka ...
image
Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur nga Shkupi, Kim Mehmeti ka nxjerr në pah një fenomen tejet shqetësues që është bërë tashmë përditshmëri nëpër rrugët e ...
image
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
Në emsionin "Fokus" i cili transmetohet në televizionin "Art" me seli në Tetovë, që udhëhiqet nga Rean Saiti, i ftuari i kësaj jave ishte publicisti ...
image
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
Edhe pas tre vjetësh akoma nuk është zbardhur enigma e vrasjes së komandant Kushtrimit, Harun Aliut, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ...
image
U promovua "Shkupi" i Kim Mehmetit, me Glauk Konjufcën (VIDEO)
Shkrimtari Kim Mehmeti, promovoi mbrëmjen e së shtunës librin e tij me titull ‘Shkupi’. Përmbatjen e këtij libri, ai është munduar ta shpjegojë përmes një ...
Next