Fillimi | Video | Shqip në Top Channel:Balkani-balle për balle /VIDEO/

Shqip në Top Channel:Balkani-balle për balle /VIDEO/

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Emisioni Shqip në Top Channel  me Rudina Xhungen në një debat për Maqedonine,etnitë kufijtë dhe hartën e re politike të Ballkanit .Mysaifirë: Ljubomir Ferçkovski, ish kandidat për president-Maqedoni, Vlado Buçkovski-ish kryeministër dhe ministër mbrotjeje-Maqedoni, Pandeli Majko-ish kryeministër dhe ministër mbrojtjeje Shqipëri, Kim Mehmeti publicist- Maqedoni.

Ish kryeministri i Maqedonisë, Vllade Buckovski e ka cilësuar enciklopedinë si një fryt të bashkëpunimit mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, ndërsa ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko i ka dalë në mbrojtje kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili sipas tij ka bërë gjithçka që ka pasur mundësi për ta kundërshtuar këtë botim. “Mënyra me të cilën reagoi Ahmeti ka qenë jo adekuate. Enciklopedia është krijuar që kur unë kam qenë në krye të Maqedonisë dhe ajo është realiste për shoqërinë maqedonase. Me enciklopedinë, Gruevski nënvleftësoi inteligjencën maqedonase duke e futur në një qoshkë. Ata që e kanë ndezur flakën nuk mund të jenë zjarrfikës dhe në fund të jetë me faj dikush nga Tirana si në rastin e deklaratës së Majkos”, theksoi Buçkovski. Ndërsa sipas deputetit socialist, Pandeli Majko, enciklopedia  tregon ndasitë që ekzistojne mes maqedonasve dhe shqiptareve të Maqedonisë, ndërsa Ahmeti nuk ka gisht në këtë çështje. “Enciklopedia nuk mund të quhet një produkt i martesës Gruevski-Ahmeti. Emri i Ahmetit nuk ka pse të përdoret. Enciklopedia duhet parë si një tërësi e asaj që po ndodh në Maqedoni, vend që po ecën me dy shpejtësi. Shpejtësinë e banorëve maqedonas dhe shpejtësinë me të cilën po ecin shqiptarët. Enciklopedia në një mënyrë elokuente nxori marrëdhëniet që ekzistojnë mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, ka deklaruar Majko. Ai ka shtuar se nuk pendohet për deklaratën e bërë se, pas publikimit të enciklopedisë shqiptarët kanë të drejtë të djegin flamurin maqedonas, gjë që sipas tij përben vetëm një akt demokratik. “Enciklopedia është dokumenti më i specializuar që ka një shtet për veten e tij, ajo nuk mund të jetë një aksident. Kështu, deklarata ime për flamurin maqedonas ka qenë se, shqiptarët kanë të drejte ta djegin. Kjo pasi djegia është një akt demokratik”, tha Majko.

Majko: Shqiptarët e Maqedonisë pre e diskriminimit

Ish-kryeministri Pandeli Majko duke komentuar situatën në Ballkan, ka nënvizuar se zgjedhjet në Shqipëri kanë një ndryshim nga ato në Maqedoni, pasi sipas tij në këtë vend shqiptarët janë pre e diskriminimit. “Zgjedhjet në Maqedoni kane një ndryshim nga ato që zhvillohen në Shqipëri. Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë pasur universitet dhe nuk kanë pasur institucione shqiptare. Pra kemi një vakuum që jep disa trauma që shihen në marrëdhëniet e kontraktuara edhe midis vetë partive shqiptare në Maqedoni”, ka pohuar Majko në emisionin “Shqip”.

Mehmeti: Në Maqedoni veprojnë pushtete paralele

Analisti  Kim Mehmeti ka deklaruar se shteti maqedonas bën një dallim të thellë mes shqiptareve dhe maqedonasve, duke favorizuar vetëm këta të fundit dhe duke i lënë mënjanë ata që u përkasin etnive të tjera. “Në Maqedoni ka pushtet paralel, ku ata që bëjnë koalicionin për pushtetin bien dakord që të kujdesen vetëm për pjesën maqedonase dhe jo edhe për shqiptaret. Kandidati për president maqedonas nuk iu drejtua kurrë shqiptareve”, ka pohuar Mehmeti në një debat në emisionin “Shqip” në Top Channel. Sipas tij, qeveria maqedonase ia lë pjesën shqiptare vetëm partive shqiptare me të cilat ka bërë aleancë, duke bërë që në këto zona të ekzistojë ligji i më të fortit.
 

Buckovski: Gruevski është zhytur në problemet ndëretnike

Ish kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski akuzoi kryeministrin maqedonas për mosrespektim të marrëdhënieve ndëretnike. “Pas fitores, Gruevski deklaroi se marrëdhëniet ndëretnike nuk do jenë prioritet i qeverisë së tij dhe është zhytur në problemet e marrëdhënieve ndëretnike”, tha ai

 

 

Komente (2 dërguar):

arnisa më 18 December, 2009 11:10:12
avatar
z.kim mehmeti me pelqen xhdo shhkrim i juaj si dhe xhdo deklarat e juaj,por ne vecanti gzohem kur ju tregoni ketyre tanve [pdsh-bdi]se sa symshel jan kur duhet ti mbrojn interesat e atyre qe i kane zgjedhur pra popuillit shqiptar te maqedonise .pershendetje.
demir më 25 December, 2009 07:26:30
avatar
Je 1 vetem te kishim sepaku edhe 5-6 si ju ndoshta do te ishte me ndryshe

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.00
Tjera nga Video
Previous
image
Kim Mehmeti në 'Ora Kulturë' (VIDEO)
Kim Mehmeti i ftuar në emisionin "Ora Kulturë", që udhëhiqet nga Armando Bora, ku kryesisht flitet për letërsinë e Mehmetit... ...
image
Intervista e dhënë nga Kim Mehmetit për emisionin "Rubikon" në KTV - VIDEO
Kim Mehmeti në emisionin "Rubikon" të drejtuar nga Adriatik Kelmendi që transmetohet në  "KTV" i shpalosi mendimet e tij idhur me incidentet e fundit në ...
image
Kim Mehmeti në “Top Story”në Top Channel, krimet e luftës në Kosovë (VIDEO)
Kim Mehmeti,Xhavit Haliti,Shpetim Idrizi dhe Astrit Gashi flasin në emisionin Top Story në Top Channel. Kosova është shndërruar prej disa javësh në një lajm kryesor ...
image
"Logos" sjell 55 më të mirat e fjalës së shkruar(VIDEO)
Publicisti Kim Mehmeti shprehu shqetësimin për mos prezencën e asnjë politikani shqiptar. Ai nënvizoi se asnjë nga 55 titujt e botuar së fundi nga shtëpia ...
image
Emisioni Shqip në Top Channel:Ballkani përplasje e re
A është ky Ballkani ku duam të jetojmë? Kësaj pyetje u përpoqën t’i përgjigjeshin në emisionin e gazetares Rudina Xhunga, “Shqip”, një panel ku bënte ...
image
Vizion Plus:Kim Mehmeti për regjitrimin e dështuar në Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë ne Maqedoni dështoi për shkak te politikes nacionaliste qe prodhon kryeministri Gruevski, ne dem te shqiptareve. Analistet vendas mendojnë se megjithe pozitat ...
image
Ka nevojë për mendësi të re politike, jo per ligj të ri për regjistrimin e popullsisë
Parlamenti i Maqedonisë votoi ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për regjistrimin e popullsisë. Analistët thonë se regjistrimi dështoi për shkak të politikës nacionaliste maqedonase e cila ka për qëllim uljen e numrit të shqiptarëve, pasi përveç si operacion statistikor, regjistrimi në Maqedoni ka rëndësi të madhe politike. ...
image
Kim Mehmeti: Aleanca Kuq e zi,Prizren
Emisioni Shqip i drejtuar nga Rudina Xhunga ne Top Channel. Tema:Aleanca Kuq e zi,Prizren, Mysafir:Kim Mehmeti,Kreshkin Spahiu,Lorik Cana,Ekrem Kryeziu,Bedri Abdullahu,Gerti Peshkopia      ...
image
Me Kim Mehmetin në ZonaB Klan Kosova
Me Kim Mehmetin në ZonaB Klan Kosova. Në emisionin ZonaB të drejtuar nga Baton Haxhiu. Tema: Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni 2011.  ...
image
Kim Mehmeti: Zgjedhjet Shqiptare, debat në emisionin Shqip
Në emisionin Shqip të drejtuar nga Rudina Xhunga në Top Channel.Tema:Zgjedhjet në hapësirat ShqiptareMysafire:Kim Mehmeti,Daut Gumeni,Adem Demaçi    Ndiqni videon këtu   ...
image
Zgjedhjet në Maqedoni, cfarë përfitojnë shqiptarët?
  Po cfarë pritet të përfitojnë më shumë shqiptarët nga këto zgjedhje të parakohëshme në Maqedoni? Sipas analistëve nëse partite politike maqedonase nuk do të fitonin shumicën ...
image
Shqiptarët nuk e duan Gruevskin
  Sipas një anketimi të realizuar nga Instituti Liberta në Shkup rezulton sa 87 % e shqiptarëve janë të pakënaqur me kryeministrin aktual Nikolla Gruevski dhe ...
image
Kim Mehmeti: Maqedonia nuk mund të qëndroj në "këmbë" (VIDEO)
Qeveria s’heq dorë nga ndërtimi i kishës në Kalanë e Shkupit. Ky objekt mbetet ndër prioritetet e qeverisë në vitin 2011.Në tenderin e hapur për ...
Next