Back

Çelet Panairi i Librit “Tirana 2010”

Cilësuar si festë e përvitshme e librit, është çelur në Pallatin e Kongreseve edicioni i 13-të i Panairit Mbarëkombëtar të Librit “Tirana 2010”.
Ishin 3 personalitete e letrave shqiptare që zyrtarizuan hapjen e këtij panairi, duke formësuar kështu trekëndësin Prishtinë-Shkup-Tiranë, ata janë Sabri Hamiti, Kim Mehmeti dhe Aurel Plasari. Letërsia e botuar në të gjitha trevat shqiptare bëhet bashkë në këtë ngjarje të madhe kulturore që mbahet në Tiranë prej vitit 1998.
              …Ndërkaq një tjetër intelektual, shqiptar Kim Mehmeti pasi e cilëson trekëndëshin e shqiptarëve tanimë funksional, ndalet edhe tek koha kur shqiptarët e Maqedonisë, si edhe ata të Kosovës lexonin fshehurazi shqip.
              “Trekëndëshi kulturor Tiranë-Prishtinë-Shkup ka filluar të funksionojë dhe më vjen mirë që ne shqiptarët po kuptojmë që ne jetojmë në shtëpi të ndryshme, por kopshtin kulturor e kemi të përbashkët dhe së bashku duhet të kujdesemi për të”, theksoi Mehmeti.