Back

Duan të shpëtojnë veten, e jo popullin

Edhe kësaj radhe partia shqiptare nuk arriti që ta kushtëzonte partnerin maqedonas për të fituar pozita më të forta në Qeverinë e re. Analistët vlerësojnë se partia shqiptare nuk e ka bërë një gjë të tillë pasi ajo nuk ka qëllim të larta, edhe pse të gjitha parakushtet kanë qenë në favor të tyre. 

Analisti Kim Mehmeti thotë për “Lajm” se Gruevski ka vlerësuar se BDI do të hynte në Qeveri edhe sikur të merrnin vetëm ministrinë e synetisë. “S’kanë asnjë qëllim më të lartë, ndaj dhe kanë pranuar, pasi partia që ka qëllime më të larta nuk hyn në qeveri. Gruevski i  ka lexuar se ata do të hynë në Qeveri, edhe sikur ai tu japë ministrinë për synetimin e myslimanëve në Maqedoni. Këtu nis gjithçka”, thotë ai. Sipas tij, një parti që nuk ka koncept, që nuk ka vizion, që nuk ka standard, që nuk ka moral politik, nuk mund  të pretendojë që ta çmojë partneri tjetër. “Kushtet janë kushte për  atë që di, për atë që ka strategji, për atë që ka vizion. Mandej nuk mund të pritet më shumë prej një partie ku Ali Ahmeti është në siglën e dosjeve të Hagës, ku të tjerët janë në dosjet e ndryshme që i ka futur Mijallkov”, thotë Mehmeti, duke shtuar se BDI qëllim parësor ka që ta shpëtojnë vetveten dhe jo të realizojë koncept.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/9756.html