Back

Edhe intelektualët të zhgënjyer nga Marrëveshja e Ohrit

Përveç në qarqe politike edhe në mesin e intelektualëve janë shtuar dilemat nëse Marrëveshja e Ohrit që ndërpreu konfliktin shqiptaro maqedonas në vitin 2001,  mund të funksionojë edhe në të ardhmen. Në dhjetëvjetorin e nënshkrimit të saj, po shtohen gjithnjë e më tepër zërat se kjo marrëveshje duhet të zëvendësohet me një tjetër.

“Problemi i Maqedonisë është zgjidhja e probleme brenda etnike e jo çështja e emrit. Ëndrra e maqedonasve  është interesi i tyre, ndërsa ëndrra e shqiptarëve të Maqedonisë është një Shqipëri e vogël brenda saj, që nuk do të del jashtë standardit të përbashkët. Unë  mendoj se këtu dështoi Marëveshja e Ohrit, vet fakti që ne për këtë marrëveshje flasim edhe dhjetë vite pas nënshkrimit të saj, do të thotë se në këtë shtet s’ka kapacitete demokratike nuk ka vullnet politik, nuk ka forca politike që atë do ta zbatonin deri në fund. Ne edhe 10 vite flasim se si të bëhemi bashkë qeverisës të këtij shteti, ne nuk flasim për ekonomin për ndonjë temë që ka të bëje me pjesët e një shteti” vlerëson publicisti Kim Mehmeti.
Intelektuali kosovar Veton Surroi vlerëson se politikanët janë fajtorë që Marrëveshja e Ohrit nuk ka dhënë rezultatet e pritura.
“Sot kur festohet 10 vjetori I MKO-së, nuk kemi një klasë politike, e cila do të bëjë një llogari të thjeshtë se ku është mbrritur në zbatimin e marrëveshjes, sa duhet të bëhet më tutje, dhe çka ende duhet të bëjë kapërcimin për të. Por kjo varet jo vetëm nga marrëdhëniet shqiptare e maqedone, por nga koncepti evropian ose anti evropian I këtij vendi” tha Surroi.
Sa i takon çështjes së emrit, ky kontest sipas Surroit duhet të zgjidhet me përfshirjen e dy bashkësive më të mëdha etnike të saj. Ndërsa Maqedonia sic tha, nuk do të ec para me projekte si Shkupi 2014.

“Mendoj se çështja e emrit duhet të ngrihet në një marrëveshje, duhet të krijohet koalicion pro europian në Maqedoni, në të cilin duhet medoemos të marrë pjesë  edhe faktori shqiptar, I cili poashtu medoemos duhet të marrë pjesë në bisedimet për emrin. Çështja e zhbllokimit të emrit të Maqedonisë, nuk është vetëm çështje e maqedonasve por e qytetarëve të Maqedonisë, sepse bllokimi I emrit ka për pasojë bllokimin e integrimit të Maqedonisë, dhe ka për pasojë regresionin. Maqedonia duhet të jetë anëtarë I NATO-s menjëherë. Natyrisht, Maqedonia nuk do të ec përpara ne BE, nëse përparësia themeltare e këtij shteti është  ndërtimi I shtatoreve të antikittetit. Nuk përputhet vizioni përpara me prapakthimin”, tha Surroi.
Në kuadër të një debati të organizuar në Shkup nga instituti Liberta, intelektual të njohur të martën kanë diskutuar edhe për gjendjen e përgjithshme në shoqëritë shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Teskti u shkeput nga ueb-faqja: http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/8530.html