Siç duket Greqisë i është bërë shprehi që të zgjerohet duke grabitur toka të huaja (si për shembull Çamërinë shqiptare dhe viset sllavo-maqedonase në Maqedoninë e Egjeut) si dhe ta ripërtërijë popullatën e vet duke asimiluar pjesëtarë të etniteteve jo greke ( si për shembull arvanitas, çamë dhe sllavo – maqedonas). Dhe politikanët grekë sillen si fëmijët lazdran të prindërve të famshëm, të cilëve fëmijë u lejohet shumëçka që u është e ndaluar të tjerëve. Kuptohet këtë lazdrani ua ushqen edhe BE-ja e cila kurrë nuk pa asgjë jodemokratike te ‘vendlindje e demokracisë’?!” (Kim Mehmeti)