Back

Gruevski ndërton të kaluarën dhe varros të ardhmen

Anila LIMANI

Qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski, edhe për vitin 2011 sërish ndan një buxhet të majmë për projektet e kulturës maqedonase, si ai i bustizimit, gërmimit për të gjetur antikën, ndërtimin e teleferikut deri tek kryqi në malin Vodno, etj, etj.

Sipas analistëve me këto projekte kapitale nacionaliste kryeministri Nikolla Gruevski përpiqet të ndërtojë të kaluarën e popullit maqedonas dhe të varrosë të shkuarën dhe të ardhmen e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Në të njëjtën kohë me projektet nacional romantike ai përpiqet të fshehë mos suksesin e tij në sferat e tjera.

Analisti Kim Mehmeti thotë se kryeministri të sotmen e Maqedonisë e  mbulon me të kaluarën, por duke ndërtuar të kaluarën e popullit maqedonas ai varros kulturën shqiptare. “Më e keqja qëndron këtu, se ne financojmë iluzionin e tij se e kaluara mund të bëhet më e bukur dhe më e begatë sesa e ka populli maqedonas. Deri këtu ky  është problemi i tyre. Problemi ynë pason pas kësaj, si mund të jemi kaq naiv dhe të lejojmë që me paratë tona, dikush  të anashkalojë dhe shkatërrojë kulturën shqiptare dhe të ndërtojë të kaluarën e vet. Kjo është tragjikja, ky është thelbi i problemit”, thekson Mehmeti. Sipas tij, kryeministri ka të drejtë të merret me ndërtimin e të kaluarës, nëse i harxhon vetëm paratë e maqedonasve. “Më tragjikja qëndron në shpërfilljen e elementit shqiptar, ai nuk na llogarit sit ë gjallë që jetojmë këtu. Kjo është ajo e dhimbshmja që ndodh  në Maqedoni, gjë që nuk ka ndodhur as në ish Jugosllavi”, thotë Mehmeti, duke shtuar se kryeministri duke u përpjekur për të ndërtuar të kaluarën e popullit të vet, varros ardhmërinë e shqiptarëve.

Ndërsa, analisti i çështjeve ekonomike, Abdylmenaf Bexheti në një analizë për buxhetin e vitit 2010 këto investime i quan aventurë fiskale për Maqedoninë.

“Shpenzimet për kulturën maqedonase paraqesin aventurën fiskale për Maqedoninë bile në kushte të krizës ekonomike të vendit duke filluar prej atyre të “poligoneve arkeologjike” të Kuzmanit e deri te shtatoret e Aleksandrit në sheshin e kryeqyteti”, thotë ai. /anila limani/

 

 Arkeologët e Maqedonisë për në librin genis

“Maqedonia është  i vetmi shtet që ka arkeologë, të cilët gjatë gërmimeve e gjejnë atë që duan ta gjejnë, jo atë që është në tokë”, thotë Mehmeti duke shtuar se kur bëhet fjalë për një etnitet që ka probleme, që nuk ka histori, nuk ka të kaluar, duhet vepruar në atë mënyrë)

(Gazeta Lajm)

 

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2719.html