Back

Gruevski shpëton bullgarizimin e maqedonasve

Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski se së shpejti do të rritet periudha kohore e importimit të veturave nga deri në 13 vjet, nga ekspertë të ndryshëm konsiderohet si vendim me prapavija politike dhe që do të ketë pasoja negative ekonomike. Publicisti Kim Mehmeti pohon se ky vendim i Gruevskit ka për qëllim që t’i shpëtojë qytetarët e Maqedonisë që kanë vetura me targa bullgare. "Mendoj se Gruevski nuk e sjell rastësisht këtë vendim. Ai dëshiron t’i shpëtojë maqedonasit që të mos marrin pasaporta bullgare dhe të vozisin vetura me targa të Bullgarisë. Kryesisht ky ligj bëhet për ata, pa marrë parasysh pasojat tjera", tha Mehmeti. Ai gjithashtu hedh dyshimin se Gruevski këtë veprim e bën edhe për të fituar mbështetje te popullata pas lëkundjeve të fundit në rejtingun e tij. "Sigurisht se këtu ka një prapavijë politike. Ai nën hije po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Simpatizantëve të vet do të dalë në zgjedhje e do t’ju thotë se ne mendojmë për të mirën tuaj, duke ua liruar çmimin e veturave", tha Mehmeti.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/3139.html 

Kim Mehmeti
https://kmehmeti.com