Back

Intervista e dhënë nga Kim Mehmetit për emisionin "Rubikon" në KTV – VIDEO

Kim Mehmeti në emisionin “Rubikon” të drejtuar nga Adriatik Kelmendi që transmetohet në  “KTV” i shpalosi mendimet e tij idhur me incidentet e fundit në Maqedoni, gjithashtu sqaroi edhe progresin që solli lufta e vitit 2001, si dhe a do të kyçet në parti poitike apo jo. Më pas Mehmeti tha se me anë të politikës partia maqedonase VMRO-PMNE e “mori” hakun e luftës së 2001-ishit duke i kënaqur pushtetarët shqiptarë me tenderë, e nga ana tjetër duke i përbuzur shqiptarët skajshmërisht . 

E kemi parë shqiponjën dykrerëshe para se ata të ktheheshin nga Zvicra vazhdoi më tej analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti .

“Shum nga ata të UÇK-së përfshirë edhe Ali Ahmetin me të vjen keq, mirëpo si duket do të përfundojnë si heronj mbi gomarë…Më tmerron ndnjenja se disa udhëheqës të BDI-së mendojnë se ne shqiponjën e kemi parë ditën  që ata janë kthyer nga Zvicra, se ne shqip kemi folur ditën kur ata janë kthyer nga Zvicra.Ata se dinë se edhe në ish-Jugosllavi gjuha shqipe ka qenë zyrtare.” – tha Mehmeti.

Kim Mehmeti ndër të tjera tha se vetë reklamimi i qeverisë aktuale e sjellë rezultatin e duhur.

“Qeveria aktuale 30 përqind të mjeteve të buxhetit i harxhon për vetëreklamim, me 30 përqind buxhet të një shteti ta marrësh një lopë prej një fshati shqiptarë dhe një lopë prej një fshati maqedonas edhe ti promovosh si partnerë to koalicionit qeveritar mund ti mbash në gjatë në bashkëqeverisje…”

Në pyetjen se a do të kyçet në politike Mehmeti u përgjigjë kategorinkisht se asnjëherë edhe pse ka patur shumë oferta nga partitë poitike , duke e shpjeguar mos kyçjen e tij në poitik me arsyetimin se nuk do të bëhet edhe ai “njëri nga ata” .

Për më tepër shikoni emisionin e plotë në videon e postuar më poshtë.