Dark

Light

Dark

Light

Scroll to top

Intervista/ Kim Mehmeti patriot, nacionalist apo kozmopolit?

Intervista “START 19+1” – Nga: Artan Dokuzi / Eno Shkëmbi

Në intervistën “Start 19+1” vjen Kim Mehmeti, publicisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar nga Maqedonia. E dua popullin tim thotë ai, dhe si i tillë e konsideroj veten edhe patriot edhe nacionalist. Njeriu kozmopolit, sipas tij, është një njeri pa kartë identiteti! Realitetin e sotëm pa frikë e quan si “hajnokraci” në të cilën “kisha” e dikurshme ideologjike u zëvendësua me atë të “lekut” që i ka dehur të gjithë. Ndërsa për Tiranën, ai shprehet se dikur ishte qy teti i ëndërruar nga shqiptarët jashtë kufijve të shtetit amë. Ndërsa sot kry eqendra e dëshpërimeve të ty re, një qendër e veshur me petkun urban, por me një mendësi “katundareske”.

1. Patriot, nacionalist apo kozmopolit?

Mbi të gjitha mundohem ta meritoj titullin – Njeri, të kem portretin tim individual dhe t’ia dal ta arsy etoj lindjen. Si krijues, si njeri publik që jam, nuk mbaj përgjegjësi për mëkatet kolektive, njësoj siç nuk mund të mbulohem as me vlerat kolektivë. Si i tillë, i dua të afërmit e mi, pastaj rrathët e dashurisë sime zgjerohen dhe e përfshijnë popullin të cilit i takoj. Nëse është nacionalizëm ta duash popullin tënd, e të mos kesh urrejtje ndaj askujt që nuk ka shenjën tënde etnike, mburrem që jam i tillë. Nëse patriotizmi ka të bëjë me gatishmërinë të mbrosh ndershëm vendin dhe popullin të cilit i takon, jam munduar ta bëj këtë. Sa i përket kozmopolitizmit, kurrë nuk e kam kuptuar çdo të thotë të jesh njeri pa kartë identiteti!

2. Majtas apo djathtas?

Kur vozis, shpesh më ndodh të jap shenjë majtas, e ndërkohë më shumë të më pëlqejë rruga që shkon djathtas. Jam anarkist dhe e dua lirinë e plotë, që ta kufizon vetëm respekti dhe kujdesi ndaj lirisë së tjetrit. Pra qoftë kur më pëlqen të “vozis” djathtas, qoftë kur shkoj majtas, dua të kem retrovizorin në rregull e të shoh çka ndodh pas meje, njëso siç dua ta kem të pastër edhe xhamin e përparmë. E majta, e djathta dhe të gjitha qendrat politike, më tërheqin vetëm aq sa janë në vetvete të njerëzishme.

3. Kur ju duhet një mendim i mençur si veproni?

Të mençur janë vetëm ata që e kanë kuptuar se njeriu ndahet nga kjo botë ngjashëm si notuesi në oqeanet e paskajshëm, i cili del në breg duke marrë me vete vetëm ato pak pika ujë që i janë ngjitur në trup gjatë notimit. Duke e ditur këtë, kurrë nuk gjurmojë pas mendimeve të mençura, por e them atë që e mendoj.

4. Cili libër ju ka bërë të reflektoni më së tepërmi, kur e keni lexuar?

Kam lexuar një maune me libra. Dhe ende lexoj shumë, andaj kam përshtypjen se jam në kërkim të librit që do doja ta lexoj. Por, megjithatë, kam bindjen se kam lexuar libra të rëndësishëm, të cilët pa dy shim se kanë lënë gjurmë në librin e vetëm të botëkuptimeve të mia.

5. Çfarë ka ndryshuar pas 100 viteve shtet?

Ka ndry shuar shumëçka, sa i përket formës, por në bërthamë ka diçka që i bënë të ngjashëm sunduesit tanë që nga mbreti Zog e këndej: më shumë e duan pushtetin se sa popullin dhe shtetin që drejtojnë.

6. A ka një krizë në shoqërinë shqiptare?

Shoqëria shqiptare përjeton krizën e identifikimit të vlerave. Pastaj ajo jeton mbi gërmadhat e standardeve të rrënuara vlerësuese dhe krizën e zhbërjes së moralit elementarë pa të cilin nuk mund të flitet për shoqëri të shëndoshë. Shoqëria shqiptare jeton edhe krizën e zhbërjes së institucionit më të fortë që e mbajti shqiptarinë në këmbë: familjen!

7. Jepni 3 këshilla, si mund të bëhet ky vend?

U takoj aty re që shumë pak i këshillojnë të tjerët, e çdo çast e këshillojnë vetveten. Vetvetes gjithmonë i them: mendo dhe sillu njerëzishëm dhe “shqip”. Të mendosh e të sillesh njerëzishëm e “shqip” do të thotë të veprosh aty ku je, por duke pasur gjithmonë parasy sh kontributin tënd në tërësinë e quajtur shqiptari!

8. A ka një personazh historik shqiptar që ju frymëzon?

Gjatë rinisë më ka frymëzuar Faik Konica. E kam pasur shembull se si duhet të jetë një intelektual i mirëfilltë, i cili ndershëm bart mbi shpatulla fatin e vet individual dhe atë kolektiv.

9. Sa monark ishte Zogu, sa komunist ishte Enver Hoxha dhe sa demokratik janë liderët e sotshëm politik?

Të gjithë këta janë shumë të ngjashëm mes veti dhe i dallon vetëm emërtimi i sistemit kur kanë drejtuar Shqipërinë. Janë pra të padallueshëm kur bëhet fjalë për atë që e thash më lart: më shumë e kanë dashur dhe e duan pushtetin, se sa shtetin e popullin. Si të tillë, ata kurrë nuk e kuptuan dhe nuk e kuptojnë se sa më gjatë sundon me të tjerët, aq më shumë e humb pushtetin mbi vetveten, sesa më shumë gllabëron të huajën, aq më shumë të zgjerohet plënci, kështu që kur mbetesh pa pushtet mbi vetveten, përjetë të përcjell uria ndaj të huajës.

10. Pas 20 viteve tranzicion jemi në demokraci apo post-komunizëm?

Jemi në një “hajnokraci” në të cilën “kisha” e dikurshme ideologjike u zëvendësua me atë të “lekut” që i ka dehur të gjithë. Në këtë “hajnokraci”, njësoj si dikur, të gjithë jemi bërë pronë e partive që e menaxhojnë “hajninë”. Kështu që thuajse çdo gjë është e njëjtë; ne ndërtojmë parti të forta, e jo institucione shtetërore. Andaj sa më të pasura janë partitë aq më i varfër është populli e shteti.

11. Shqiptarët, orientalë apo oksidentalë?

Bota nuk ka vetëm lindjen e perëndimin, por edhe dy anët tjera të saja. Çdonjëri që e ndan botën në perëndim e lindje, i ngjanë kalit të cilit i është pamundësuar të shikojë bukuritë joshëse pranë të cilave kalon.

12. Nga ndryshon një qytetar shqiptar, nga një qytetar evropian?

Dallojmë për nga mungesa e besimit në vetvete. Përderisa qy tetarët e pjesës tjetër të Evropës bëjnë çmos që t’i kthehen vetvetes, ne bëjmë çmos që sa më shumë t’u ngjajmë të tjerëve, që të mos na njohin të tjerët se cilët jemi. Duke harruar se tjetri të pranon si të barabartë me vetveten pasi të identifikohesh se cili je, pasi e sheh se nuk shtiresh, se nuk orvatesh të dukesh ndry she nga ai që je.

13.“Besa e shqiptarit si purteka e arit”. Besa, një vlerë e tejkaluar?

“Besa shqiptare” dikur ka qenë vlerë mbi gjitha vlerat. Ajo ka mbajtur gjallë marrëdhëniet mes individëve në kohë kur nuk ka ekzistuar as ligji as drejtësia. E sot, theksimi i pasjes së “besës” – shërben si mbulesë për “pabesinë” që na ka përfshi thuajse të gjithëve.

14. Tirana, metropol apo fshat urban?

Tirana ishte qy teti i ëndërruar për ne shqiptarët që jetonim jashtë kufijve të shtetit amë. Ajo sot është nga pak edhe kry eqendra e dëshpërimeve tona, është qendër e veshur me petkun urban, por me mendësi “katundareske”.

15. Çfarë është kombi për ju?

Kombi për mua është ai shumëmilionëshi i imagjinuar, ajo shumësi njerëzish të cilët i takojnë kulturës sime, flasin gjuhën time dhe jetojnë me vetëdijen se janë shqiptarë.

16. Çfarë është familja për ju?

Familja ime është ajo ujdhesë ku unë ruaj pasurinë e vetme që kam. Familja është ujdhesa ime ku unë prehem, ku më ringjallet vullnetin për të shkuar më tej nëpër jetë edhe në çastet kur çdo gjë më duket e pakuptimtë dhe gënjeshtare.

17. Më rrëfeni një vend që ju ka bërë përshtypje?

Si i ri kam bredhur shumë nëpër botë. Ende i rikujtoj fjetjet magjike në mes të shkretëtirës, ku të mbulon vetëm qielli përplot me y je dhe ku e ndjen vogëlsinë e njeriut përball naty rës që e rrethon.

18. A do të veçonit një moment kulmor në karrierën tuaj?

Jeta e individit i ngjanë vargmalit me shumë rrafshnalta e maja. Më shumë se pushtimi i majave, mua më ka joshur udhëtimi drejt ty re. Dhe të gjitha më janë njësoj të rëndësishme. Pa cilëndo prej ty re nuk do ishte i plotë vargmali i jetës sime.

19. Nëse do t’ju jepej mundësia, çfarë do të ndryshonit nga jeta juaj?

Asgjë, ngaqë qy sh si i ri e kuptova se jeta nuk plotëson dëshira, por të ofron të mundshmen. Andaj kam jetuar sipas parimit: duhet të mësohesh të jesh i kënaqur me atë që je dhe me aq sa ke!

20. Ç`ju shtyn të besoni tek ideja se ky do të jetë shekulli i shqiptarëve?

Ngaqë ne për herë të parë mund të jetojmë të sotmen duke komunikuar normalisht mes veti, me çka na jepet mundësia ta projektojmë bashkërisht të ardhmen. Pra, në mos tjetër, ne mund ta kemi të pacopëzuar “mendimin shqiptar”. Apo thënë ndry she: ne edhe mund të jetojmë të ndarë në katërpesë shtete, mirëpo ka një çështje që quhet shqiptari dhe që duhet të funksionojë, apo të lëvizë përpara, mbarëshqiptare e jo e copëtuar./Marrë nga Gazeta Start

Author avatar
Kim Mehmeti
https://kmehmeti.com

Post a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

We use cookies to give you the best experience.