Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?

Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur nga Shkupi, Kim Mehmeti ka nxjerr në pah një fenomen tejet shqetësues që është bërë tashmë përditshmëri nëpër rrugët e Shkupit: rrahja e fëmijëve shqiptarë nëpër rrugët e këtij qyteti.

Për këtë ai në rrjetin e tij social në “Facebook” ka shkruar se:

“Do ishte mirë që në ndonjë nga paraqitje e radhës publike, kryetari i BDI-së të dilte me listën e të rinjve të rrahur shkupjan dhe të tregonte sa nga ato raste janë zbardhur dhe sa huligan maqedonas janë ndëshkuar për krimin e bërë! Kjo pritet nga politikanët që ndjehen përgjegjës përpara votuesve, e jo përralla për ta vënë në gjumë popullin!” 

Author avatar
Kim Mehmeti
https://kmehmeti.com