Dark

Light

Dark

Light

Scroll to top

Kim Mehmeti: Ambasadorë si ai i Kosovës në Paris nuk janë të denjë për të përfaqësuar një kopsht zoologjik e jo më një shtet!

“Një ndër arsyet pse Kosova nuk ia del të konsolidohet si shtet është se ajo ka përfaqësues diplomatik të racës së ambasadorit të saj në Paris, të cilët tallen dhe i përbuzin ndjenjat fetare të popullit që përfaqësojnë, të popullit të vet që u siguron pagë të majme e jetë luksoze.

Monstra të atilla, të papërgjegjshme e të padenja për ta përfaqësuar as familjen e vet, pra diplomat që nuk e kanë kuptuar se atje ku je e përfaqëson popullin dhe shtetin tënd, e jo vendin nikoqir, nuk janë të denjë për ta përfaqësuar një kopsht zoologjik, e jo më një popull e një shtet.

Dhe diplomatët e tillë duhet sa më shpejtë kthyer në shtëpi, ku duhet ‘lidhur’, që edhe nëse ‘lehin’ të mos mund të ‘kafshojnë’ më.

Ku ta dish, mbase ka ardhur koha kur duhet ta pranojmë se asnjë forcë antishqiptare nuk na përçau e nuk na talli e përbuzi aq sa disa qarqe shqiptare që u jargaviten të tjerëve, por duke shkelur mbi çdo gjë tonën.” (Kim Mehmeti)

Author avatar
Kim Mehmeti
https://kmehmeti.com

Post a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

We use cookies to give you the best experience.