Analsiti Kim Mehmeti i ftuar në televizionin loakal në Tetovë “Art”, foli mbi çështjet e fundit që tangojnë Maqedoninë. Për ndihmesën që na japin Shqipëria dhe Kosova, dhe në cilën kahe po ecin shqiptarët në përgjithësi.
Udhëhqesëi i emisionit nxorri një fakt të rëndësishëm në sipërfaqe, që këtë rradhë protestuesit me anë të protestave për rastin “Monstër” dëshmuan pjekuri të lartë poltike duke i bërë protestat në adresat e duhura.
“Ka tre vite që u them shqiptarëve shkoni protestoni përpara selive partiake tona, se Gruevski asgjë nuk na ka premtuar. Unë e di që kemi emër dhe mbiemër ne që kemi thënë këtë dhe emri dhe mbiemri që e ka thënë atë është Kim Mehmeti, nuk ka nevojë këtë Ali Ahmeti ta fsheh. Emri dhe mbiemri i atij që ka thënë se nese vjen puna të digjet dikush, më mirë le të digjen selitë e partive se sa shtëpitë tona, emri i atij që e ka thën këtë është Kim Mehmeti nuk ka nevojë të fshehet. Kam thënë dhe do them, nëse dikush duhet të rrehet dhe të gjakoset ata janë liderët pariak, sepse ato i marin benefitet” – tha Mehmeti.
Kim Mehmeti mendon se BDI-ja duhet të jetë e “lumtur” përderisa ka një kundërshtarë si PDSH-ja.
“Deri sa të ekzistojë PDSH-ja, BDI-ja nuk ka nevojë të mërzitet se a do ti fitojë zgjedhjet. Por, votuesit shqiptarë aq shumë do paksohen saqë ato do mund të bëhen me 30 vota deputet sepse edhe ashtu vetëm 30% dolën në votim.”
Mehmeti, mendon se është çasti që shqiptarët të rrirreshtohen politikisht, por jo duke u përçarë.
“Është çasti të bëhet një rrirreshtim politik mes shqitarëve… Është çasti të bëhët një rrirreshtim, mirëpo jo duke u përçarë. Shqiparëve u duhen dy parti të mira, mirëpo jo si PDSH-ja që është kompani private e kryetarit të saj, dhe jo si BDI-ja që është si shoqatë aksionarësh e që në krye ka kryeaksionarin dhe ashtu vepron,dhe që poashtu e ka një ideolog Ibrahim Kelemendin që kujdeset, mos u dështojë leninizmi për të shkuar përpara. Andaj nëse nuk rrirreshtohemi, do të deshtojmë të gjithë.”/almakos.com
Intervisën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.