Vetëm në Maqedoni mund të të prangosin pa ta treguar arsyen, kështu ka thënë analisti politik Kim Mehmeti, duke komentuar arrestimin e pronarit të Televizionit A1, Velija Ramkovski.
“E kemi patjetër të kuptojmë një gjë, se është çmenduri të flitet për shtet ligjorë aty ku së pari ti ve prangat e pastaj të sjell akuza të prokurorisë, se budallallëk është të flasim për rend dhe rregull ku policia me fytyrë të maskuar hyn në një shtëpi edhe nënën e mbyll para fëmijëve të mitur. Ai shtet në përgjithësi tregon se nuk ka ndërmend të jetë shtet dhe udhëhiqet nga qeveri që s’ka ardhur të qeveris por ka ardhur për qëllime të tjera. Dhe këtu mund të them se problemi është pak edhe tek qytetarët, sepse atyre qytetarëve nuk iu kujtohet se në një shtet të tillë, ku së pari t’i ven prangat e pastaj të tregojnë se përse t’i lidhin duart. Qytetarët nuk e kuptojnë se ndoshta ato pranga janë vendosur në duar të sadistëve të cilët kënaqën duke të maltretuar para fëmijëve, para bashkëshortes, të mbyllin dhe të poshtërojnë në atë nivel sa që ju të humbni dëshirën për çdo gjë në jetë”, tha Mehmeti.
“Ne jetojmë në një shtet ku pushteti shpesh herë din të nxjerrë në pah shpatën. Ekziston një thënie: ai që e nxjerr shpatën e ka vetëm një përparësi, në kohë e sheh trungun, aty ku një ditë do të prehet edhe koka e tij. Unë kam problem që të besoj se janë të mundshme dy gjëra në Maqedoni: se mund të demokratizohet shtet i udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe se ka shqiptarë i cili ende e shikon TV Kanal 5 ose Sitel. Këto dy gjëra nuk mund t’i paramendoj”, tha Mehmeti në një emision në TV A1.
Mehmeti ka thënë se është kundër asaj që që partitë shqiptarë të jenë vasalë qoftë të Branko Cërvenkovskit ose Nikolla Gruevskit.
“Unë nuk kam asgjë kundër që Ali Ahmeti të lidh partneritet me kënd të dojë, nuk kam asgjë kundër që Ahmeti të reklamoj partinë e tij në Sitel dhe tek Latasi, por jam kundër që Ahmeti të me paratë e shqiptarëve të lejojë të financohet një televizion antishqiptar, të financohen burekngrënës e Llatasa. Unë nëse duhet të zgjedh se nga cila ane jamë ose më dzhet të zgjedh në mes humanitarit Latas dhe kushtimisht thënë kriminelit Ramkovski, absolutisht do të zgjedh anën e Velija Ramkovskit, pa asnjë dilemë. Unë jam një herë e përgjithmonë partitë shqiptare të dalin nga ai vasalitet i ulët, që në qeveri të vendosin se ku do të shkojnë reklamat e qeverisë. Tani shqiptarët kanë ardhur në një situatë absurde, paramendoni t’i besojnë Llatasit, çudi e paparë deri tani” potencoi Mehmeti.
Sipas tij, Qeveria e Nikolla Gruevski, do bëj cmos që ta marrë A1-shin në duart e veta.
“Unë mendoj se kjo qeveri është në gjendje të bëj gjitçhka madje edhe ta marr A1, të del se pronari i saj ka aq borxhe sa që nuk është çudi nëse kryeredaktore bëhet edhe Ivona. Por unë normalisht në një shtëpi TV të tillë të çmendur asnjëherë s’do të kisha shkuar në intervistë.
Ka këtu edhe një kurth që është përgatitur për ju gazetarët. Kjo ishte nëpër mediet proqeveritare ku mundohen t’ju akuzojnë për bashkim kriminel. Kjo është e dedikuar për ju gazetarët dhe neve që vijmë këtu. Kjo do të thotë se ne jemi grup ndihmës të një shoqate kriminale. Dhe kjo është dedikuar pikërisht për ju gazetarët që punoni në këtë grup medial” tha Mehmeti.
Mehmeti premtoi publikisht se do të ndihmojë në mënyrë vullnetare themelimin e televizionit A2 në shqip.
“Unë sjell shërbime profesionale për gjithë ata që kanë mundësi të më paguajnë, aq sa unë kërkojë.Të ju tregoj që ne fillim që mos të kenë dilema, unë jam i shtrenjtë. Deri tani kam bërë shërbime edhe kolegëve që kanë paralajmëruar fillimin me punë të televizionit A2 në shqip. Unë publikisht them se prej sot e më tej, të gjitha shërbimet profesionale që do t’i kërkojnë këto media nga unë do t’i kenë falas. Pse e them këtë? Tani e di vetëm një gjë se ju o do të dilni hero të gazetarisë dhe të demokracisë në Maqedoni, o do të na kaplojë të gjithëve errësira”, tha Mehmeti.