Propozim-ligj për futje, shpërndarje dhe përhapje të shtypit të huaj, filmit të huaj dhe për veprimtarinë e huaj informative në Republikën e Maqedonisë” ka nxitur debate të ashpra në parlament dhe jashtë tij. Në qendër të përballjeve verbale shpesh është përmendur Televizioni Top Channel, si një ndër më të shikuarit edhe në Maqedoni. Lidhur me atë se çka synohet me këtë ligj, biseduam edhe me shefin e zyrës së Top Channelit për Maqedoninë, Kim Mehmetin i cili pohon se pas vënies nën kontroll të mediave vendore, kjo qeveri shkon një hap më tej: dëshiron t’i mbikëqyrë edhe korrespondentët e mediave të shteteve tjera që kanë korrespondentët e tyre në Maqedoni.
Kjo qeveri, dëshiron që ajo t’i përcaktojë korrespondentët e mediave të Shqipërisë e të Kosovës, e jo vetë mediat amë. Sa i përket zyrës sonë në Shkup, ajo u takon shqiptarëve të këtushëm dhe njeh vetëm standardet profesionale të televizionit që i takon, e jo lojërat e këtushme politike.
Kim Mehmeti thotë se qëllimi i këtij ligji është që t’i vë nën kontroll korrespondentët, veçmas ata të mediave të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe për ta arritur këtë, me këtë ligj, atyre u pamundësohet e drejta të marrin mendime nga qytetarët e rëndomtë, me çka u mbetet të përcjellin vetëm qëndrimet e Shkupi zyrtarë. Kim Mehmeti pohon se kjo i shkon për shtati edhe partisë shqiptare në Pushtet.
Pa pëlqimin e partisë shqiptarë në pushtet, një ligj i tillë nuk do arrinte deri në bankat e parlamentit. Pastaj, e besoj se pushtetarëve shqiptarë u përshtatet një ligj i tillë ngaqë shpresojnë se nëpërmjet tij do i bëjnë të varur korrespondentët shqiptarë nga partia shqiptare në pushtet. Kuptohet, ata mund neve të na pengojnë në punën tonë, por që ta shkëpusin shqiptarinë e këtushme nga Top Channeli mbarëshqiptarë i Tanit do duhet qiellin mbi Maqedoni ta mbulojnë me ndonjë perde që pengon depërtimin e valëve satelitore të këtij televizioni, – pohon Kim Mehmeti.
http://almakos.com/lajme/maqedoni/3674-kim-mehmeti%3A-gruveski-me-bdi-n%C3%AB-d%C3%ABshirojn%C3%AB-t%E2%80%99i-v%C3%ABn%C3%AB-n%C3%ABn-kontroll-edhe-korrespondent%C3%ABt-shqiptar%C3%AB.html