Back

Kim Mehmeti: Gruevski mund t`i përfshijë të dy partitë shqiptare në Qeveri

Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare partitë politike në pushtet, si në kampin maqedonas poashtu edhe në atë shqiptar, shënuan fitore absolute.

Analisti politik Kim Mehmeti, vlerëson se “Zgjedhjet e fundit parlamentare tregojnë se Maqedonia është duke shkuar drejtë një shoqërie dy partiake në baza etnike:atë të etnitetit maqedonas dhe atë të shqiptarëve! Por në ndërkohë duke pasur rend kushtetues që nuk e ofron të duhurën – demokracinë konsensuale dyetnike”.

 “Do të ndodhë ajo që është më tragjikja për qytetarët që ato të jenë pronë të partisë,e jo shteti të jetë i tyre dhe mendoj,në këtë kontekst, edhe shqiptarët janë duke shkuar rrugës,ku tashmë janë futur maqedonasit, të jetojnë në diktaturë njëpartiake dhe ta kenë gjithnjë e më të vështirë të shpëtojnë nga pengmarrësi i tyre,në rastin konkret BDI-ja” – vlerëson tutje Mehmeti.

Partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM, dhe parti tjera shqiptare kanë theksuar se nuk do t`i pranojnë rezultatet zgjedhore, me çka paraqitet mundësia e krizës së re politike.

“Nëse duan partitë opozitare të arrijnë dicka,ata duhet që,jo artificialisht të prodhojnë krizë,por duhet të shkaktojnë probleme që do të dalin në sipërfaqe të gjitha mangësitë se përndryshe të njëjtat probleme edhe të opozitës shqiptare dhe maqedonase janë se ata janë ulur dhe presin që ndonjeni në tavolinë t`ua sjellë fitoren.Atë nuk ua sjellë, dhe është jokorrekte që ti të kërkosh nga partitë më të forta që ata të dobësohen sepse ti nuk din  se si fitohen votuesit” – shton Kim Mehmeti.

Me fitoren e partisë maqedonase në pushtet dhe deklarimeve të pandërprera të liderit të opozitës shqiptare MenduhThaci se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshm, a do të thotë kjo se mund të anashkalohen 153 mijë votat e BDI-së.

 “Gruevski nuk mund ta anashkalojë vullnetin politik të shqiptarëve të Maqedonisë , por Gruevski mund të bëjë dicka tjetër. Ai ka të drejtë që në pjesën e vet qeveritare të merr cilindo dhe ju s`mund ti thoni se pse e more Kimin p.sh, nëse ai atë e shpall si pjesë të koalicionit të vet edhe këtu dhe ngjarjet që mund ti përdor Gruevski për ti përfshirë të dy partitë shqiptare, ku as ne shqiptarët nuk mund të themi pastaj se përse nuk u respektua vullneti i shqiptarëve. Mund ta respektojë vullnetin tonë, por mund që edhe ta respektojë konceptin e vet që e ka me partitë shqiptare posacërisht,atë që e kam thënë unë para se të përfundojnë zgjedhjet, Gruevski në mos tjetër e ka kuptuar që askush si shqiptari nuk din t`ia nxjerrë sytë shqiptarit dhe mandej krijon një situatë shumë të mirë për vetveten,që këto dy parti të merren me njëra-tjetrën se kush është më shqiptare dhe ai të rrijë anash dhe të vazhdojë me projektet e veta”- vlerëson Kim Mehmeti.