Analisti politik Kim Mehmeti kërkesat e Ziadën Selës për debat në kongresin e partisë i vlerëson si të drejta, dhe çështje të tyren brenda partiake.
“Është legjitime që ndodhë nëpër partitë ku individ e grupe luftojnë, për pozitat e veta në piramidën partiake, edhe këtu s’ka asgjë jo legjitime dhe jo normale”, thekson për REL, Mehmeti.
REL: A pritet Thaçi te jap dorëheqje?
“Unë nuk besoj, sepse PDSH është kompani private e kryetarit të saj edhe ai s’e lëshon nga duart postin që ka. Dhe përderisa ai është kryetar i kësaj partie, ajo parti asnjëherë nuk do të fitoj tek shqiptarët”, thotë Mehmeti, transmeton portali Almakos.
Mehmeti pohon se PDSH-ja mund të hyjë në qeverinë e Gruevskit, por vetëm si pjesë e bllokut të VMRO-DPMNE-së. “Tashmë është pranuar rregulli që ajo parti që fiton më shume vota shqiptare, hynë në qeveri! Është krejt çështje tjetër se si janë fituar ato vota. Siç ka vend për diskutim se ç’karakter ka një parti shqiptare, por për të cilën votojnë edhe turq, romë dhe boshnjak. Megjithatë duhet të jetë vendimtarë vullneti shumicë politik i shqiptarëve”, thotë tutje Kim Mehmeti.