Ndarja mes shqiptarëve dhe maqedonasve po bëhet gjithnjë e më e thellë dhe kjo mund të përfundojë me shkatërrimin e Maqedonisë, vlerëson analisti i njohur nga Shkupi Kim Mehmeti.
Mehmeti akuzon partitë shqiptare se nuk janë të afta ta imponojnë interesin e shqiptarëve të këtushëm si pjesë e interesave shtetërore të Maqedonisë.
Kjo sipas tij, mund të rezultojë me pjesëmarrje të vogël të votuesve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme.
Këto vlerësime, Mehmeti i ka bë duke komentuar anketën e institutit Libertas që tregon dallime të mëdha në disponimin e shqiptarëve dhe maqedonasve lidhur me proceset e integrimit.
Përderisa 90 përqind e shqiptarëve përkrahin integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE edhe me emër të ndryshuar, mbi 50 për qind e maqedonasve kundërshtojnë ndryshimin e emrit, madje edhe nëse rrezikohet integrimi në strukturat euroatlantike.
Teskti u shkeput nga ueb-faqja: http://www.abcnews.al/lajme/rajoni/7/3592