Në faqen e simpatizuesve dhe lexueseve të Kim Mehmetit të hapur nga idhëtarët e tij në “Facebook” tani më janë grumbulluar plotë 14 mijë “fansa”. Ky mbase është edhe numri rekord sa i përket një personi publik shqiptar në Maqedoni.
Përndryshe shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti, ka web faqen e vet personale www.kmehmeti.com, ku rregullisht publikohen tekstet e tij publicitare dhe nga mund te shkarkohen falas edhe disa libra të tij. Sa i përket faqes së simpatizantëve, ai disa herë është shprehur se nuk e dinë kush e ka hapur, por që ndjen kënaqësi ngaqë numri i atyre që e vizitojnë atë faqe është aq i madh.
Kim Mehmeti thotë se i lexon rregullisht komentet që ia përcjellin lexuesit edhe atë me të njëjtën vëmendje si ato ku e kritikojnë, po ashtu edhe ato ku e lëvdojnë për qëndrimet e tij. Por shton ai, praktikoj që të mos u përgjigjem dhe të mos ndërhyjë në debatet që i zhvillojnë ata, duke mos dashur të ndikojë edhe duke mos ndje nevojë të japë shpjegime shtesë sa i përket asaj që kam shkruar dhe publikuar.
Përndryshe tekstet e Kim Mehmetit ribotohen në disa gazeta në Shipëri, Kosovë e Maqedoni. Ai është kolumnistë i rregullt i gazetës së Prishtinës “Koha Ditore”.