DEBAT Biljana Sekulovska A1: 26.04.2011 lajmet e ora 19.00h
Mysafirë: KIM MEHMETI analist politik, Izet Mexhiti BDI dhe Flora Kadriu DR
A1: Kjo është kohë e incidenteve dhe friksimit, ishin demoluar shtabet e LSDM-së në Zhelezara, Inxhikovo, Trubarevo, Petrovec dhe të Bashkuar për Maedoninë në Maxhari, cka do të ndodhë në zgjedhje a duhet të frigohemi se do të kemi zgjdhje të përgjakshme?
K. MEHMETI: Po e dini që jemi duke jetuar në shtet ku dhuna promovohet si vlerë. Shteti me dhunë ndërhyn aty ku i kujtohet, me këtë populli e kupton se derisa je në qeveri je i fortë nëse nuk je në qeveri je i dobët. Prandaj do të insistohet të shkohet me të gjitha mjetet, me atë thënien ushtarake “qëllimi i arsyeton mjetet” për të ardhur në qeveri. Ashtu kur qeveria kuptohet me kuptimin më primitiv, se ajo është forca, aty ku është qeveria, është drejtësia dhe gjithçka më e vlefshme.
A1: Qeveria, opozita, gjithë mediumet, opinioni duhet të apelojmë që keto zgjedhje të jenë fer dhe demokratike.
K. MEHMETI: Duhet të apelojmë mirëpo kur brenda 4 vjeteve promovohet dhunë shumë veshtirë të ndryshojsh situatën për disa ditë.
A1: Kemi disa opsione, për programet e partive shqiptare, Marrëveshja e Ohrit të implementohet deri në fund, marrëveshje të re apo federalizim?
K. MEHMETI: Para se të flitet për ato, partitë shqiptarëve duhet të ju bëjnë të qartë dicka qytetarëve, sepse ato kur votojnë për partitë shqiptare faktikisht mbështesin partitë maqedone. Do të ishte mirë që partitë shqiptare me kohë të na tregojnë se me cilën parti do të bëjnë koalicion dhe ta realziojnë programën e tyre. Bdi shkon në VMRO, të cilën nuk e duan shqiptarët, mirëpo kur e don Ali Ahmeti i vije që ska vlerë cka mendojmë Ne shqiptarët. Hyjnë në koalicion qeveritar pa e publikuar çfarë programi kanë, çfarë marrëveshje kanë arritur, dalin në zgjedhje, dhe nuk tregojnë se me kënd do të koalicionojnë. BDI e din prej tash që do të koalicionojë me VMRO dhe nuk ju tregon anëtarëve të vet, apo ai tjetri që do të bëjë koalicion me LSDM-në.
A1: Kim Mehmeti tha që ka informatë se Ju pas shpine të qytetarëve keni bërë marrëveshje me VMRO-në dhe Gruevskin? A është e ndershme të publikoni atë?
K. MEHMETI (ndërhyn): Jo vetëm ai, të gjitha partitë politike shqiptare i manipulojnë votuesit shqiptarë sepse nuk ju tregojnë se me cilën parti politike do ta realizojnë platformën e tyre, hyjnë në koalicione qeveritare pa treguar se me çfarë programe kanë hyrë, prandaj thash që shqiptarët kur votojnë për partitë e veta është njëlloj si me votuar për partitë maqedone, nëse votoni për BDI dmth keni votuar për VMRO!
I.Mexhiti, BDI: Unë nuk mendoj ashtu, do të kthehem prapa, më herët në vitin 2006 me automatizëm duheshte të jëmi në qeveri me VMRO, sepse ishim fitues, si gjitherë, mirëpo zgjedhjet e 2006 dhe formimi i qeverisë VMRO – PDSH, e tregoi të kundërtën. Edhe tash mendoj që partneri i vetëm i BDI-së është populli, dhe nuk është relevante për BDI-në se cila parti maqedone do të fitojë të kampi politik maqedonas. ne ishim fitues ashtu si përherë, sepse ne ishim ata që i detyruam që për herë ta parë në maqedoni të ketë zgjedhje të parakohshme, 2008 që të respketohet që dy shumicat etnike të formojnë qeveri.
F.Kadriu: DR është në mes popullit dhe për popullin. Për ne është me rëndësi vota e qytetarëve dhe sipas asaj që sa do të jenë mandatet dhe kush do të fitojë, si do të fitojë do të shihet se me cilin do të kishte koalicion?
K. MEHMETI: Në të dy këto qëndrimet kemi manipulime me shqiptarët, sepse thuhet kështu: se ne do ta repsketojmë votën e maqedonasve dhe cila parti do të fitoje me atë do të bëjmë koalicion. Nëse punohej me këtë parim, vullneti i popullit sërb ishte Milloshevici 20 vjet, mirëpo shqiptarët e Kosovës asnjiher nuk bashkëpunuan me atë. Si mundet Ju të respektoni vullnetin që ështe kundër popullit shqiptar, siç është konkretisht ai vullnet kundër Gruevski. Kur vullneti i shqiptarëve është 89.99% kundër Gruevskit, çfarë vullneti përfaqsoni Ju aty? Cfarë? Nuk jam kundër që Ali Ahmeti të dashurohet tek Gruevski, por nuk mundet Ai atë dashuri ta proklamojë si legjitimitet i popullit.
F.Kadriu: Nuk ka asnjëfarë manipulimi, nëse më parë përflitej se ka një lloj marrëveshje xhentëllmenësh mes VMRO-së dhe BDI, pajtohem gjithsesi, sepse vërehen të gjitha mekanizamat që përdoren. Për 3 vite qeverisje, VMRO dhe ministri i finansave nuk ju mundësoshin nëpunësve shqiptarë të marrën vendime pune apo hapje të vendeve të reja të punës në atë numër të madh si ndodhë tash në punësimet e fundit.
K. MEHMETI: Këtë parim e promovoi PDSH-ja por e vulosi dhe institucionalizuan shokët e BDI-së.
Kjo është shumë e dukshme, vërëhet çdo ditë. Pajtohem plotësisht me konstatimin e z. Kim Mehmeti që thotë 89% të shqiptarëve nuk janë të kënaqur nga Gruevski dhe realizimi i politikave të VMRO, atëherë une do të kisha thënë se ndoshta është mbi 90%, apsolutisht pajtohem. Mirëpo ne vazhdimisht si subjekt politik kemi thënë në politikat e gabuara të kësaj qeverie që e kisim. Prandaj them që ska manipulime, do të kishim thënë që është manipulim nqëse para zgjedhjeve të themi që VMRO dhe DR do të fitojnë zjedhjet dhe mandej ndodh të krijohet ai koalicionim i detyrueshëm.
K. MEHMETI: Nuk ka koalicionim të detyrueshëm, Unë nuk jetojë i detyruar, jetojë vullnetarisht. Unë nuk dua as maqedonasit të bëjnë koalicionim me parti që kanë përcaktime anti-maqedone, pra nuk mundet të koalicionoje. Me çfarë logjike partitë shqiptare do të pranonin qeverisje me një parti anti-shqiptare siç është VMRO.
A1: A është parti anti-shqiptare VMRO dhe a pajtoheni me tezat e z. Kim Mehmetin
I.MEXHITI: Për ne më me rëndësi është sëpari të fitojmë zgjedhjet, ashtu si ka ndodhë këto 10 vitet e fundit. Sepse legjitimitetin e marrim prej votuesve shqiptarë, dhe nuk lodhemi cka do të ndodhe në bllokun politik maqedonas, aspak nuk na interesojnë!
A1: Si nuk ju lodheni, si nuk Ju intereson? Këto vite vazhdimisht zëshëm insistonit se jeni të dëshpruar dhe se kërkoni hyrje në NATO dhe kjo nuk ju mundësua nga VMRO?
I.MEXHITI: Tash siduket jeni jasht asaj që pyetët parës, edhe atëherë edhe tash për Ne janë me rëndësi votat e shqiptarëve, sepse prej tyre e fitojmë legjitimitetin.
K. MEHMETI: Për mua shumë me rëndësi është se cila parti politike maqedonase do të fitojë legjitimitetin, maqedonasit kanë të drejtë ta zgjedhin partinë ma shoveniste maqedone, mirëpo partitë shqiptare nuk e kanë legjitimitein të hyjnë në koalicion.
Teskti u shkeput nga ueb faqja: http://www.shqipmedia.com/portal/2011/04/kim-mehmeti-ne-a1-vota-per-bdi-ne-eshte-vote-per-vmro-ne/