Back

Kim Mehmeti: Nuk zhvillohet Pranvera Arabe, por Pranvera e Rinisë Shqiptare në Shkup (VIDEO)

 

Kim Mehmeti në një intervistë për Klan Kosovën në emsionin “Info magazinë”, ka folur për çështjet që po tangojnë Maqedoninë kohëve të fundit. Ai më së shumti ka folur për rininë shqiptare, dhe shkaqet se pse mund të kenë ndodhur protestat e fundi si dhe kush i nxit ato.

“Protestat i nxiti poltika etnocentrike e Gruevskit,  protestat i nxiti ajo që shqiptarët nuk janë të mbrojtur nga institucionet, protestat i nxiti inferoriteti i paritve shqiptare që marin pjesë në qeveri, protestat i nxit pritja e shqiptarëve të bëhen edhe shtet ndërtues e jo vetëm të punësuar në qeverinë e Gruevskit sa për ti asistuar ti realizojë premtimet e veta.” – tha Mehmeti.

Ndër të tjera publicisti Kim Mehmeti, tha se ai nuk dëshironë të manipulohet me rininë shqiptare.

“Un s’dua me rininë shqiptare në Maqedoni të manipulohet, sepse ajo është vlera e jonë që kemi, por unë dua një rini të guximshme shqiptare e cila nuk do lejojë të tallen nga partitë poltike… Kjo nuk është Pranverë Arabe ashtu siç e paraqitën mediat në Kosovë e Shqipëri, por është Pranvera e Rinisë shqiptare në Shkup” – shtoi më tej Kim Mehmeti.

Ai tha se rinia po kalonë një fazë të vështirë, ngase nuk ka se ku të drejtohet dhe nuk po gjenë përkrahje. 

“Kujt ti drejtohet rinia shqiptare përpos Allahut, kur adresën e institucioneve dhe partive poltike i ka të mbyllura… Ndihma e vetme që vjenë nga Kosova dhe Shqipëria është që na thonë: të kemi durim dhe të jemi tolerant”- tha Mehmeti./almakos