Back

Kim Mehmeti: partitë shqiptare ranë në grackën e koncepteve sllave

  Partia VMRO-DPMNE, që nga themelimi i saj deri më tani ka ndërmarrë një fushatë të ashpër për sllavizmin e Maqedonisë. Në vitin 2001 tentoi të vendoste kryqin në Kalanë e Tetovës, veprim ky që nxiti konfliktin mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Dhe meqë kryqi në Kalanë e Tetovës nuk u vendos dot, në vitin 2002 u vendos kryqi gjigant (66 metra) në Malin Vodno në Shkup. Por fushata nuk përfundon këtu. Gjatë viteve 2004- 2008 u rrënua dhe sllavizma Kalaja e Ohrit, për tu rikthyer sërish në Shkup, në dy lokalitete në të njëjtën kohë, në qendër të qytetit, ku donin të ndërtonin një kishë gjigante dhe në Kalanë e Shkupit, shkatërrimi dhe sllavizmi i së cilës nisi në vitin 2007 me gërmimet arkeologjike. Ndërkaq, përfundimet po duken tani me tenderët për ndërtimin e kishave në kala.

Analisti Kim Mehmeti thotë se deshqiptarizimi i Maqedonisë simbolikën e ka në Shkup, ngaqë deshqiptarizimi i Shkupit do të thotë deshqiptarizim i komplet Maqedonisë, gjë që sipas Mehmetit, nuk e kanë kuptuar vetëm politikanët shqiptarë. "Këtë nuk e kuptuan vetëm partitë shqiptare të cilat shumë lehtë pranuan që të jenë në Tetovë, që Tetova të jetë qendra e shqiptarëve të Maqedonisë, gjë që është koncept sllav", tha Mehmeti. Ai thotë se strategjia e VMRO –DPMNE-së është që të sllavizojë të gjitha qytetet, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të jenë në gjumë.

Teksti u shkëput nga ueb-faqja:  http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/7814.html