Back

Kim Mehmeti: politika grindavece nuk e le Shiperinë të ec përpara

 Me vëmendje të madhe ngjarjet e 21 janarit janë ndjekur dhe njëkohësisht edhe kanë shqetësuar edhe shqiptarët e Maqedonisë. Në një kronikë të transmetuar nga televizioni Top Channel regojnë analistët Kim Mehmeti dhe Ismail Sinani në lidhje me demontratat. Shkrimtari Kim Mehmeti vlerëson se më 21 janar u prish ëndrra për një Shqipëri europiane që prodhonte krenari edhe për shqiptarët jashtë kufijve zyrtarë të saj. 

 "Ne shqiptarët nga kjo anë e kufirit ëndërronim, një Shqipëri që do prodhonte krenarinë tonë, që do ishte atë që ka qenë gjithmon, krenaria jonë. Në vend të kësaj ne 20 vite me radhë përballemi me një Shqipëri, të cilën pa ndërprerë e njollosim fjalët primitive politike, një politikë grindavece e cila nuk e le Shqipërinë të ecë përpara. Duke u përballur me këtë ne gjithmon më dhimshëm konstatojmë se Shqipërisë, i ndodhi atë që asnjëherë nuk e ëndërronim, asaj iu morrën të gjitha dhe më në fund  edhe populli i saj u privatizua nga partitë politike dhe tani ajo përballet kushtimisht do të thoja me dy popuj, popullin e partisë në pushtet dhe opozitë. Erdhi puna deri aty që ne me dhembje të konstatojmë se ajo që ne e ëndërronim se do të jetë krenaria jonë, në të vërtetë të shëndërrohet në dhembje që zgjat 20 vite me radhë. Dhembje e cila na çon të mos kemi përgjigje, përshembull unë nuk kam përgjigje nga kolegët e mi maqedonas kur më pyesin se pse ju shqiptarët nuk merreni vesh edhe kur flisni shqip." – tha Kim Mehmeti. 

 

http://kohaere.eu/index.php/lajme/maqedoni/11025.html