Back

Kim Mehmeti: Qeveria shqiptare, pak reaguese

Komenti juaj per vendimin e Kuvendit te Maqedonise per regjimin e vizave me Shqiperine?

Ky vendim, pike se pari, eshte perbuzes per shqiptaret e Maqedonise. Domethene eshte nje mosperfillje e plote ndaj shqiptareve, pasi cdo qeveri qe e di se ka 30% te asaj popullate, nga e cila e ndan me viza, sikur te ndiente pergjegjesi dhe sikur te kishte qendrim perfilles ndaj asaj popullate, do te mendonte gjate, derisa te sjelle nje vendim te tille. Pastaj, ky vendim eshte edhe fryt i nje administrate te dobet sa i perket Shqiperise, kete duhet ta them, sepse ju konkretisht jeni nje administrate me funksionale, nje administrate qe di te veproje dhe ajo qe ne ate cast duhet te merrte masa, qe t’ia bej me dije se nuk mund te tallet me nje shtet, ashtu sic mendon. Nuk mund kete shtet ta vendos, me shtetet afrikane qe jane te rrezikshme. Pastaj, kjo eshte nje vendim qe vjen pas shume vendimeve te tjera, qe kane karakter antishqiptar. Para disa muajsh, u amenduan disa nene te ligjit per perdorimin e gjuhes, qe mund te merret edhe nje, do te thosha nje provokim njeri pas tjetrit qe u behet shqiptareve, qe ndoshta kane edhe ndonje qellim tjeter, qe kane ndonje qellim qe tani ta radikalizoje aq shqiptaret, sa ata te benin ndonje veprim qe do t’i shkonte per shtat Serbise. Ndoshta qeveria e Maqedonise arrin te beje gjera qe ta ndihmoje ne nje fare menyre Serbine. Mirepo, sido qe te jete, keto viza jane shkaku, sepse te ketille jemi ne shqiptaret, ajo se dikush eshte ndryshe, se te tjeret mund te jene si te duan, mirepo, cdo njeri mund te bej aq keq edhe aq mire sa u lejon.

Po deputetet shqiptare, pse nuk reagojne?

E vertete. Sikur ata deputete te ishin ata qe duhen te jene, ata duhet ta tronditnin Kuvendin, republikanet keto dite edhe nuk ka qeveri, une e mbroj publikisht ate qendrim, nuk ka qeveri maqedonase qe mund t’i vere viza qytetareve shqiptare, nese nuk e ndjen inferioritetin e politikaneve shqiptareve qe neve i kemi atje dhe nuk eshte bindur se atje ka nje mase amorfe shqiptare, e cila nuk reagon, cfaredo qe te besh ti, ato vetem dy apo tre dite vajtojne pak edhe pas asaj harrojne, apo del ndonje shpjegim i zbehte, madje edhe qe kjo behet ne te miren e shqiptareve dhe ne heshtim. Pastaj edhe ne kemi ketu nje administrate, e cila gjithmone sillet me nje inferioritet te pakuptimte ndaj fqinjeve, madje edhe ndaj fqinjeve te tille, sic eshte Maqedonia, te zeme.

Nderkohe qe mes paleve ne Maqedoni qendron marreveshja e Ohrit, e cila s’po zbatohet…?

Po, mendoj se nuk do te zbatohet, sepse besoj Maqedonia ka 30 per qind shqiptare edhe dua te besoj qe edhe Shqiperia e ka nje administrate, e cila eshte e vonuar, mirepo edhe me vonesen ndermerr dicka. Dua t’i besoj kesaj se perndryshe do te ndihesha shume i mjere dhe individualist. Une nuk jam njeri i forces qe te merremi vesh. Mirepo, 30 per qind shqiptare ne Maqedoni e di c’do te thote? Qe neser 20 mije studente te mbushin sheshet e Tetoves dhe te thone qe duam shqiptaret lirshem te qarkullojne ne kete hapesire. Kur e thone kete te rinjte, duhet ta keni te qarte se nuk ka asnje qeveri, nese ka qellime te tjera qe nuk i dime ne. Nese ka per qellim shkaterrimin e qeverise, po, kjo eshte rruge e mire. Keshtu provokojne shqiptaret sa me shpejt, mund te jete edhe ky qellimi. Nese eshte ky qellimi, edhe une e them qe e kane zgjedhur mire, le te vazhdojne keshtu dhe Maqedonise s’duhet t’i ndodhe asnje cudi tjeter, do te kalbet brenda dhe nje dite ndoshta do te mbetet M-ja e saj. Mirepo edhe partive shqiptare do t’i mbetet vetem P-ja.

Te gjitha keto jane elemente, te cilat ne shqiptaret i paguajme pak me shtrenjte, per shkak te situates ne te cilen ndodhemi, ashtu kemi Kosoven me statusin, qe kerkon kujdes nga ne te tjeret. Dua te them se qeveria maqedonase e perdor shpesh kete ndaj ne shqiptareve te Maqedonise. Duke e ditur se tani nuk je aq komod ne sjellje kur e ke nje Kosove qe po i zgjidhet statusi dhe i provon nese i ben hapat e fundit ne keto provokime ndaj shqiptareve, qe te shohe deri ku te shkoje, por nuk mund te shkoje askund.