Back

Kim Mehmeti: Shqiptarët do ta “humbin” Maqedoninë kur të humbin Shkupin

Publicisti Kim Mehmeti ka postuar një koment të tijin sot në profilin e vet në Facebook.

Ai shkruan se shqiptarët do ta “humbin” Maqedoninë në momentin që do ta humbin Shkupin.

Sipas tij, rënia e Shkupit do të thotë edhe humbje e shqiptarëve në Maqedoni.

“Shqiptarët do e ‘humbin’ Maqedoninë atë ditë kur do realizohet ëndrra e lokalpatriotëve – që Tetova e jo Shkupi të jetë qendër e tyre administrative, kulturore….!”, ka shkruar Mehmeti.

Ai beson se nëse qendra e shqiptarëve të Maqedonisë vlerësohet Tetova dhe jo Shkupi, atëherë beteja e shqiptarëve do të ishte e humbur.