Dark

Light

Dark

Light

Scroll to top

Kim Mehmeti:Të huajt habiten kur shohin burrështetas shqiptar të mençur e të pa korruptuar si Kryeministri i Kosovës! VOAL

Nisur nga çfarë kanë trajtuar mediat ditën e sotme, akademiku dhe shkrimtari Kim Mehmeti shprehet se fjalimi i Albin Kurtit në Mynih ka tronditur miqësinë mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit si dhe ka shkaktuar hatërmbejtje tek amerikanët.

Sa iu përket këtyre të fundit, Mehmeti nuk gjen arsye ndërsa thekson se askush nuk e do dhe nuk kujdeset më mirë për Kosovën se sa kryeministri i saj.

Mehmeti e konsideron Kurtin si politikan të pakorruptuar, të mençur, të dinjitetshëm dhe që kanë kokë për të menduar e jo vetëm për ta mbajtur baraspeshën e trupit, gjë të cilën sipas tij nuk ka pse përmendet si diçka e madhe me të cilin diplomatët nuk e kanë mësuar.

“Pra s’kemi pse u hidhërohemi të huajave që ne i mësuam të besojnë se të gjithë të zgjedhurit dhe burrështetasit tanë janë si Piktori i Shqipërisë dhe Presidenti i Kosovës, të cilët më me fat ndjehen kur fotografohen me kopshtarin e ndonjë burrështetasi perëndimor se sa kur bëjnë ndonjë të mirë për popullin e vet!”, shkruhet në reagimin e tij.

Shkrimi i plotë:

Të huajt habiten kur shohin burrështetas shqiptar të mençur e të pa korruptuar si Kryeministri i Kosovës!

“Sipas raportimeve mediatike del se Kryeministri i ri i Kosovës, me fjalimin e tij në Munih, e paska tronditur miqësinë mes Kryeministrit të Shqipërisë, Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Spekulohet se nga ky fjalim u paska mbetur hatri edhe përfaqësuesve amerikan në këtë takim.Amerikanët s’kanë pse hidhërohen, sepse as ata, as kushdo tjetër, nuk e do Kosovën më shumë se Kryeministri i saj dhe askush nuk di të kujdeset për të më mire se ai. Pastaj, ata e dinë se sa të ketë shqiptarë në këtë botë, nuk do vdes as mirënjohja ndaj ndihmës që Perëndimi dhe Amerika ia ofruan shqiptarisë. Njësoj siç e dinë se të jesh mirënjohës nuk do të thotë të heqësh dorë nga dinjiteti yt personal e kolektiv, siç e dine pra se njeriu nuk është i vdekur vetëm pasi që jep shpirt, por edhe kur bëhet leckë me të cilën çdokush i fshin qurrat!

Në ndërkohë ne s’kemi pse ua zëmë për të madhe diplomatëve të huaj pse nuk janë mësuar të përballen me politikanë tanë të pa korruptuar, të mençur, të dinjitetshëm dhe që kanë kokë për të menduar e jo vetëm për ta mbajtur baraspeshën e trupit. Pra s’kemi pse u hidhërohemi të huajave që ne i mësuam të besojnë se të gjithë të zgjedhurit dhe burrështetasit tanë janë si Piktori i Shqipërisë dhe Presidenti i Kosovës, të cilët më me fat ndjehen kur fotografohen me kopshtarin e ndonjë burrështetasi perëndimor se sa kur bëjnë ndonjë të mirë për popullin e vet!”

Author avatar
Kim Mehmeti
https://kmehmeti.com

Post a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

We use cookies to give you the best experience.