Back

KOSOVA KA INTERES GREQINË

Prishtinë, 21 shtator —

 Analisti shqiptar Kim Mehmeti vlerëson se Kosova nuk duhet të hyjë në lojën eGreqisë me Maqedoninë.Për t’u bërë pjesë e kësaj loje, ai ka thënë se duhet pasur pozicion të qëndrueshëm. “Greqia luan mirë me Maqedoninë, ajo luan si macja me miun. Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj loje, sepse kur macja luan me miun, duhet të jesh luanqë të ndërhysh”, ka thënë Mehmeti të dielën për Express.“Andaj në interes të Kosovës është të ketë krahë vetes Greqinë. Maqedonia edhe ashtu nuk ka ku të ikë, sepse ajo është e zënë në prangate 30 për qind të shqiptarëve që ka brenda”.Sa i përket procesit të njohjes së Kosovës nga Maqedonia, Mehmeti thotëse shteti maqedonas është vonuar. Sipas tij, Maqedonia duhej ta njeh Kosovën ende pa eshpallur ajo pavarësinë, e jo më me kaq vonesë.“Me njohjen e pavarësisë së Kosovës, Maqedonia kontribuon në stabilizimin e saj të brendshëm dhe shprehë vetëdijen e politikës që duhet ta ketë një shtet që ka rreth 30 % shqiptarë në përbërjen e vet të banorëve, vetëdije që nuk mund të rrezikojë të mos njehë ëndrrën e një populli, ëndërr të cilën e kanë ëndërruar edhe shqiptarët e Maqedonisë”, kathënë Mehmeti. Si fajtorë në këtë drejtim,  nalisti Mehmeti ka bërë edhe shqiptarët e Maqedonisë, pasi sipas tij, ata tregohen mjaft inferiorë. Mundësinë e kushtëzimeve të Maqedonisë me njohjen e emrit të saj kushtetues, Mehmeti me ironi e ka quajtur të pamundur. “Nëse edhe Maqedoniamund ta kushtëzojë Kosovën me çka do qoftë, kjo do të thotë se ne shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm ne, jemi të kushtëzuar nga mjerimi ynë politik”, ka thënë ai.