Back

Linja e këputur e përfaqësimit

…Ekspertët dhe njohësit e mirë të këtyre çështjeve pohojnë se situata me punësimet është shumë shqetësuese dhe shumë e pa kuptimtë, ku nuk mund të shihet një harmonizim i qëndrimeve midis partnerëve të koalicionit.Edhe pse shqiptarët janë të punësuar në administratën shtetërore dhe atë publike nën shifrat e 20 për qindëshit, shkallë kjo e cila është e lejuar në bazë edhe të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, partia maqedonase në qeveri vazhdon punësimin e maqedonasve. Ekspertët e këtyre çështjeve pohojnë po ashtu se partia politike shqiptare në qeveri nuk duhet të merret me shumë reklamime mediale për 100 të punësuar, kurse nga ana tjetër bëhen me qindra të punësuar maqedonas pa dijeninë e askujt. Analisti Kim Mehmeti mendon se Ali Ahmeti dhe BDI, këto punësime i bëjnë sa për ta gënjyer popullin se gjoja siç thotë, “kanë punësuar dikë, dhe për të dalë para kamerave”.
 
              “Shqiptarët çdo ditë e më shumë janë duke e kuptuar se punësimet e BDI-së janë duke u bërë vetëm sa për sy e faqe dhe sa për ta gënjyer popullin shqiptarë përmes kamerave se janë punësuar disa të rinj. Ndërsa, Gruevski këto punësime i bënë realisht për ta zgjedhë çështjen e punësimit te të rinjtë maqedonas. Por, Gruevski mendon se në këtë mënyrë mund ta mashtrojë gjithë popullin shqiptarë, siç po e mashtron Ahmetin. Por, shqiptarët nuk janë aq naiv dhe këto skena veç më janë të analizuara mirë”, ka thënë analisti Kim Mehmeti.
 
Gruevski po mashtron Ahmetin?
              “Por, Gruevski mendon se në këtë mënyrë mund ta mashtrojë gjithë popullin shqiptarë, siç po e mashtron Ahmetin. Mirëpo, shqiptarët nuk janë aq naiv dhe këto skena veç më janë të analizuara mirë”, ka thënë analisti Kim Mehmeti… 
 
Për më shumë mund të lexoni ne ueb-faqen : http://kohaere.eu/index.php/lajme/maqedoni/9865.html