Back

Mehmeti: Antishqiptarizmi përkrahet institucionalisht

Sot në një tribunë të organizuar nga QMBI diskutuan analistët në çështje që tangojnë Maqedoninë kohëve të fundit si djegija e flamujve dhe incidentet ndër-religjioze kohëve të fundit.

“Kryqin e madh mbi Vodno nuk e ndërtuan tifozët e ekipeve sportive Maqedonase, kishën në Kalanë e Shkupit nuk filluan ta ndërtojnë tifozët Maqedonas, projektin “Shkupi 2014″ nuk e projektuan ata me prirje fashiste Maqedonase, Enciklopedinë fyese ndaj Shqiptarëve nuk e botuan tifozët e hendbollit Maqedonas, librat shkollor ku fyen Shqiptarët nuk i kanë përpiluar nacionalistët e rinj shqiptarë…gjtiha këto i bëri qeveria Maqedonase ku marrin pjesë edhe pushtetarë Shqiptarë” kështu deklaroi Kim Mehmeti në tribunën e organizuar nga QMBI.

Kurse nga ana tjetër publicisti Petar Arsovski tha se Në diskursin e ri politik ekziston një proces i ri i getoizimit politik të dialogut. Pushteti në çdo formë dhe me të gjithë njerëzit e tij brenda, veçanërisht bartësi i proceseve politike në shtet për momentin VMRO-DPMNE promovon një diskurs agresiv etno-nacionalist te maqedonasit, dhe ky është faktori i parë që ndikon në këtë që po na ndodhë për momentin”, tha Petar Arsovski, analist.

http://almakos.com/lajme/maqedoni/3436-mehmeti-enciklopedine-fyese-ndaj-shaiptareve-nuk-e-botuan-tifozet-e-hendbollit.html