Ekspertwt thonw se brenda partnerëve të koalicionit VMRO-BDI, ekzistojnë konfrontime të mëdha, ndërsa funksionimi i Parlamentit me sistemin një partiak do të shkaktojë dëme të mëdha politike në vend
Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë i përzgjedhur nga partia e Nikolla Gruevskit, nuk mund të jetë shkaku i vetëm, për të cilin BDI-ja, ka braktisur punimet e Parlamentit. Por, brenda partnerëve të koalicionit VMRO-BDI, ekzistojnë konfrontime të mëdha, ndërsa funksionimi i Parlamentit me sistemin një partiak do të shkaktojë dëme të mëdha politike në vend. Kështu kanë vlerësuar njëzëri ekspertët e çështjeve politike. Ata, madje presin që shumë shpejtë BDI-ja të braktis edhe Qeverinë.
Nga ana tjetër, analisti politik Kim Mehmeti ka thënë se që të kthejë BDI-ja besimin te elektorati ditë e më shumë duhet t’i largohet VMRO-së.
“Mendoj se për ta kthyer besimin te shqiptarët e këtushëm BDI-ja gjithnjë e më shumë do të distancohet nga VMRO-DPMNE-ja me të cilën bashkëqeverisin. Në këtë kontekst unë e shoh edhe bojkotin e kësaj partie, nga që ajo mbeti partia e vetme shqiptare që merr pjesë në Parlament dhe si e tillë gjithnjë e më shumë do të ndjejë nevojë që të veprojë si partitë tjera shqiptare në Maqedoni”, ka thënë analisti Mehmeti…
Teksti u shkeput nga ueb-faqja: http://kohaere.eu/index.php/lajme/maqedoni/12647.html